4 Dhjetor 1975- Vdes mendimtarja gjermano-amerikane, Hannah Arendt
Arendt shkroi 18 libra dhe artikuj të shumtë, mbi tema që variojnë nga totalitarizmi tek epistemologjia, dhe që patën një ndikim të qëndrueshëm në filozofinë politike bashkëkohore.
E lindur në në Kënisberg të Gjermanisë në një familje hebreje, ajo u largua nga vendi në vitin 1933 kur në pushtet u ngjitën nazistët, dhe jetoi tranzit në Çekosllovaki, Zvicër dhe Francë, përpara se të vendosej përfundimisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1941.
Ajo fitoi shtetësinë amerikane në vitin 1950, pasi i ishte hequr shtetësia gjermane më 1937. Pas përfundimit të studimeve të shkollës së mesme në vitin 1924, Arendt nisi studimet në Universitetin e Marburgut, ku kaloi një vit duke studiuar filozofi nën kujdesin e filozofit të njohur gjerman Martin Heidegger.
Ajo pati një lidhje një marrëdhënie romantike të gjatë dhe problematike me Heidegger, për të cilën më vonë u kritikua, për shkak të mbështetjes që ky i fundit dha për Partinë Naziste, ndërsa ishte rektor në Universitetin e Frajburgut. Pas një viti në Marburg, Arendt kaloi një semestër në Universitetin e Frajburgut, duke ndjekur ligjëratat e filozofit tjetër të njohur Edmund Husserl, ndërsa në vitin 1926 u transferua në Universitetin e Hajdelbergut, ku në vitin 1929 përfundoi doktoraturën nën drejtimin e psikologut ekzistentalist, Karl Jaspers.
Në vitin 1932, thellësisht e shqetësuar nga zërat se Heidegger po mbante fjalime në mbledhjet e Partisë Naziste, i shkruan një letër ish-profesorit, duke i bërë thirrjë të distancohej prej tyre. Heidegger nuk i mohoi zërat rreth lidhjeve të tij me nazistët, por e siguroi se ndjenjat e tij për të ishin të pandryshuara.
Të qënit hebreje në Gjermaninë Naziste, i shkaktoi jo pak probeleme dhe diskriminim. Arendt bëri kërkime mbi antisemitizmin për disa kohë, para se të arrestohej dhe të burgoset për një kohë të shkurtër nga Gestapo në vitin 1933. Sapo lirohet nga burgu, largohet menjeherë nga vendi
Në vitin 1940 kur ndodhej në Paris u martua me poetin gjerman dhe filozofin marksist Heinrich Blücher. Pas pushtimit të vendit nga gjermanët, Arendt u internua si një “e huaj armike” në Kampin Gurs, por arriti të arratisej prej andej para se të mbërrnin nazistët.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Arendt punoi për “Youth Aliyah”, një organizatë sioniste, e cila shpëtoi mijëra fëmijë nga Holokausti, duke i dërguar ata në Palestinë. Në vitin 1950, u takua sërish me Heidegger me të cilin pati një lidhje te re 2-vjeçare, duke e mbrojtur filozofin gjerman në publik, si një njeri naiv që u përfshi me forcë në rradhët e nazistëve.
Edhe pse Arendt mbeti një sioniste aktive gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ajo e bëri vazhdimisht të qartë se ishte në favor të krijimit të një shteti federal hebreo-palestinez në Palestinë, dhe jo një shtet thjesht hebre. Ajo besonte se vetëm kjo rrugë, mund të shmangte kurthet e rrezikshme të nacionalizmit. Studiuesit, vlerësojnë lart analizën e thellë që ajo i ka
Bërë dukurisë së totalitarizimit, në të gjitha forcat historike dhe modernse që ai shfaqet.
4 Dhjetor 1892 – Lind udhëheqësi diktatorial i Spanjës, Francisco Franco
Gjenerali spanjoll e sundoi më dorë të hekurt vendin e tij, nga viti 1939 e deri në vdekjen e tij më 1975. Si njeri me bindje konservatore dhe monarkiste, Franco e kundërshtoi anulimin e monarkisë dhe krijimin e një republikë shekullariste socialiste në vitin 1931. Në zgjedhjet e vitit 1936, të djathtët humbën me një diferencë të ngushtë ndaj të majtëve, që u rikonfirmuan sërish në pushtet.
Për të përmbysur republikën, Franco dhe disa gjeneralë të tjerë organizuan një grusht shteti të dështuar, që nxiti Luftën Civile Spanjolle. Me vdekjen e gjeneralëve të tjerë, Franco u bë shpejt udhëhehqësi i vetëm i këtij fraksioni radikal të së djathtës. Ai siguroi mbështetje ushtarake nga regjime dhe grupe të ndryshme, veçanërisht nga Gjermania naziste dhe Italia fashiste, ndërsa republikanët e majtë u mbështetën nga komunistët dhe anarkistët spanjollë si dhe nga Bashkimi Sovjetik, Meksika dhe Brigadat Marksiste Ndërkombëtare.
Pas një lufte të egër civile që rrënoi vendin, dhe i mori jetën afro gjysmë milionë njerëzve, Franco hyri si fitimtar në Madrid në vitin 1939, duke vendosur një diktaturë ushtarake, të cilën e përkufizoi edhe vetë si një shtet totalitar, ndërsa e shpalli veten president dhe kryeministër njeherazi, ose “El caudillo”, një term i ngjashëm me “Il Duce” për Bennito Mussolini dhe “Der Führer” për Adolf Hitlerin.
Spanja u izolua nga komuniteti ndërkombëtar për gati një dekadë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve 1950, natyra e regjimit të tij ndryshoi, nga të qenit tërësisht totalitar dhe duke përdorur një represionin të egër, në një sistem autoritar me një farë pluralizmi të kufizuar.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Franco, qe një nga figurat më të mëdha anti-komuniste në botë. Rregjimi i tij u ndihmua nga Perëndimi, i cili i kërkonte të anëtarësonte vendin në NATO.
Pas krizës kronike ekonomik të fundit të viteve 1940 dhe fillimit të viteve 1950, Francisco Franco e udhëhoqi vendin e tij drejt mrekullisë ekonomike spanjolle, duke braktisur autarkinë dhe duke ndjekur praktikat e liberalizimit ekonomik, duke e deleguar autoritetin tek ministrat liberalë.
4 Dhjetor 1952 – Smogu vret mijëra njerëz në Angli
Një re tejet e dendur tymi mbërtheu për 5 ditë me rradhë Londrën, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 4.000 njerëzve, kryesisht për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Smogu ishte kaq i madh saqë pas 3 ditësh dielli as nuk mund të shihej, dhe në rrugë shikueshmëria ishte reduktuar në vetëm pak metra.
Specialistët thanë se mjergulla e dendur, u kombinua me tymin e shkaktuar nga djegia e qymyrgurit nëpër shtëpi për shkak të temperaturave të ulëta të stinës, duke krijuar kësisoj një përzierje vdekjeprurëse. Pati ekspertë që numrin e vdekjen në ato ditë e çuan në mbi 12.000 njerëz. Pas asaj ngjarje, qeveria britanike miratoi rregullore më të rrepta mbi ndotjen e ajrit, duke i nxitur njerëzit të reduktonin përdorimin e qymyrit. Por pavarësisht këtyre masave, një smog i ngjashëm 10 vjet më vonë vrau rreth 100 londinezë.
4 Dhjetor 1918 – Presidenti amerikan, Woodrow Wilson, udhëton për në Evropë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Versajë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ai ishte presidenti i parë i SHBA, që shkonte në kontinentin e vjetër gjatë kohës që ishte në detyrë.
4 Dhjetor 1943 – Në Jugosllavi, lideri komunist Josip Broz Tito shpall nga ilegaliteti një shtet të përkohshëm demokratik.
4 Dhjetor 1945 – Me 65 vota pro dhe 7 kundër, senati amerikan miraton anëtarësimin e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.
4 Dhjetor 1977- Një avioni civil malajzian, rrëmbehet dhe rrëzohet në Tanjong Kupang, duke vrarë të 100 personat që gjendeshin në bord.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce