jojobetjojobet girişholiganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Përparim Kabo rrëfen bisedën me Tinka Kurtin: M’u bë një lëmsh në fyt…

8 vjet ago
in Kultura
Përparim Kabo rrëfen bisedën me Tinka Kurtin: M’u bë një lëmsh në fyt…

Akademiku Përparim Kabo ka rrëfyer bisedën telefonike me aktoren Tinka Kurti, një bisedë kjo që e kishte mërzitur atë.

Kabo shkruan se aktorja e kishte telefonuar për t’i uruar festat e më pas kishte mësuar se aktorja nuk ishte thirrur në pritjen e shtruar në Pallatin ë Brigadave nga Presidenca.

“U bë tash dy vjet që nuk më thërrasin”, ishte shprehur Tinka. Më tej, akademiku vijon rrëfimin teksa shprehet se aktorja i kishte treguar se para dy ditësh ishte rrëzuar në shkallën e pallatit ku nuk kishte drita, ndërsa ambulancat ishin mbyllur për festë.

I indinjuar nga ky rrëfim i aktores së madhe shqiptare, akademiku Kabo i drejtohet ministres së Shëndetësisë, Manastirliut të cilës i kërkon ta marrë aktoren dhe ta shoqërojë në spital.

POSTIMI:

Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saja…

E hapa se për të jo unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim.

Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëjë…

Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…

Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin.

Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…

Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…

E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoca pak kohe kam përfunduar jetëshkrimin e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit.

Mendova se ajo vetëm është në shtëpi por jo e vetmuar në hapsirat shqiptare…

Në 105 vjetorin e ditës së flamurit ajo paskësh qenë e pa nevojshme diku ku festohet…

Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…

Por jo s’qe kështu…

Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…

Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…

Xhongu në fyt mu zmadhua…

Po çfarë lloj shteti jemi ne?

Pa pati mundësi Ju zonja ministre e Shëndetësisë a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet vetëm për një fakt…

Ajo ka luajtur rolin e Lady Makbethit…

Tek studjoja për këtë rol pash se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol…por nga më të famshmet aktore…dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështore Tinka Kurti….!

Tags: aktorjabisedaPerparim KaborrefenTinka Kurti

TË LIDHURA

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare
Aktualitet

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare

15:44 | 17/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke
Kultura

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026
Historia e suksesit të pianistit Kostandin Tashko
Kultura

Historia e suksesit të pianistit Kostandin Tashko

17:07 | 16/03/2026
Next Post
Vajza nga Peja, djali nga Berati. Si nis historia e dashurisë mes dy të rinjve

Vajza nga Peja, djali nga Berati. Si nis historia e dashurisë mes dy të rinjve

“Diktatura del me shpirtin”

“Diktatura del me shpirtin”

Fshati shqiptar ku çdo familje ka një anëtar në Angli, prindërit: Fëmijët nuk i duam në shtëpi

“Dorëzohet” Britania: Pse nuk mund t’i depërtojmë emigrantët shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

by mirseda
19:36 | 21/03/2026
0

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në gjashtë qarqe të vendit, kryeministri...

Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

19:03 | 21/03/2026
Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë

Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë

19:02 | 21/03/2026
Deklarata për mirditorët, reagon ashpër G Bani

Deklarata për mirditorët, reagon ashpër G Bani

18:11 | 21/03/2026
Irani kërcënon Emiratet, autoritetet: Do përgjigjemi ndaj kercënimeve

Irani kërcënon Emiratet, autoritetet: Do përgjigjemi ndaj kercënimeve

18:09 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com