Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Majami rrezikohet nga rritja e nivelit të oqeanit

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Majami rrezikohet nga rritja e nivelit të oqeanit
Përgatitja për një shekull me batica të larta është një sfidë kryesore për zyrtarët e qyteteve nga Bostoni deri në Bangkok. Në qytetin amerikan të Majamit dhe rrethinave të tij jetojnë gati 3 milionë njerëz, me miliarda dollarë të pasurive të patundshme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Baragona i hedh një vështrim ndikimit që rritja e nivelit të detërave mund të ketë në një nga qytetet më të pambrojtura në Shtetet e Bashkuara. Anijet të shumta me turistë nisen nga Majami, një qytet me një bregdet të bukur.
 

Por, ndërsa niveli i ujit të detërave rritet nga ndryshimet klimatike, kjo sjell shumë probleme. “Ky është sistemi i kullimit të ujit gjatë stuhive, ndërsa niveli i ujit po rritet me ngadalësi”, thotë Sue Brogan, një banore e Majamit. Sue Brogan jeton në lagjen “Shorecrest” të Majamit, në një rrugë që është pak metra mbi nivelin e detit.

Kur baticat arrijnë nivelin më të lartë, oqeani shtrihet mbi sistemin e kullimit dhe një pjesë e ujit derdhet në këtë lagje. Një problem i përkohshëm por që zonja Brogan e di se situata do të përkeqësohet.

“Është një situatë paralajmëruese. Çfarë do të ndodh më vonë? Nëse nuk i trajtojmë këto probleme, në nivel lokal dhe global, më vonë do të kemi probleme të mëdha”. Pjesë të mëdha të jugut në shtetit Florida rrezikohen të përmbyten nga uji në dekadat e ardhshme.

Në Gjirin Biscayne dhe në qytetin e Majamit, autoritetet po ngrejnë nivelin e rrugëve, po instalojnë e pompa uji dhe masa të tjera mbrojtëse.

Këto masa kanë një kosto të lartë. Banorët po paguajnë për përmirësimin e infrastrukturës me një kosto prej gjysmë miliardë dollarësh, thotë drejtori i punëve publike, Eric Carpenter.

“Fatmirësisht, banorët tanë, njerëzit që po paguajnë për këtë projekt, e kuptojnë se kostoja e mosveprimit është shumë më e madhe”.

Banorët e qytetit të Majamit kanë arritur në të njejtin konkluzion. Votuesit kohët e fundit miratuan një masë për përdorimin e bonove me vlerë 200 milionë dollarë për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen Shorecrest dhe gjetkë.

Zyrtarët e qytetit po bisedojnë me banorët rreth zgjidhjeve më të debatueshme si ridizajnimi i lagjeve të tëra,

Duke blerë disa nga shtëpitë që rrezikohen më shumë nga përmbytjet dhe duke e kthyer tokën në parqe që mund të thithin ujërat nga përmbytjet.

Zyrtarja e mbrotjes nga katastrofat natyrore në Majami, Jane Gilbert, thotë se kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

“Është një projekt afatgjatë. Sa më shumë që flasim për këto projekte tani, aq më e lehtë do të jetë për pjesëmarrësit në këto biseda për të qenë të përgatitur kur të vijë koha për zbatimin e tyre”.

Me kalimin e kohës, masat radikale mund të jenë të nevojshme. Fati i Majamit varet shumë nga niveli dhe shpejtësia e fryerjes së oqeanit. Por, ritmi po shtohet.

Caroline Lewis, drejtuese e Institutit CLEO mbi ndryshimet klimatike, thotë se largimi nga bregu është i pashmangshme.

“Duhet të shpërngulemi shpejt. Por nëse mund të kemi një tërheqje të planifikuar, ne mund të zbatojmë disa nga idetë për t’i mbajtur atje njerëzit sa më gjatë që të jetë e mundur. Kjo do të ishte në arritje e madhe nga e cila mund të mësonte mbarë bota.”

Por në qytetin e ndërtuar në një shkretëtirë moçalore, ka shumë optimistë.

“Ekziston një zgjidhje inxhinierike për çdo problem. Kjo varet nga vullneti politik për të tejkaluar çdo vështirësi që mund të shoqërohet me zgjidhjet, dhe vullneti për t’i provuar dhe financuar ato”, thotë Eric Carpenter, zyrtar i qytetit, shkruan voa.

Pikërisht këto janë pyetjet me të cilat Florida dhe qytetet bregdetare të botës do të përballen në dekadat e ardhshme.

Tags: Majaminivelitoqeanitrrezikohetrritja

TË LIDHURA

Izraeli bllokon anijet humanitare që ishin drejtuar për në Gaza, ministri i Jashtëm: Provokimi i Hamas përfundoi
Bota

Izraeli bllokon anijet humanitare që ishin drejtuar për në Gaza, ministri i Jashtëm: Provokimi i Hamas përfundoi

13:41 | 02/10/2025
Pamje të katastrofës së përmbytjeve në Ibiza, stuhia më e keqe në 70 vjet
Bota

Pamje të katastrofës së përmbytjeve në Ibiza, stuhia më e keqe në 70 vjet

10:04 | 02/10/2025
G7 paralajmëron: Do të marrim masa kundër atyre që rrisin blerjet e naftës ruse
Bota

G7 paralajmëron: Do të marrim masa kundër atyre që rrisin blerjet e naftës ruse

09:35 | 02/10/2025
Next Post
Flet presidenti i Bayer Munich, ja pse e shkarkova Ancelottin

Flet presidenti i Bayer Munich, ja pse e shkarkova Ancelottin

Rodrigo kalon në avantazh Valencian, superndeshje në “Mestalla” (Video)

Rodrigo kalon në avantazh Valencian, superndeshje në “Mestalla” (Video)

Deputeti i VV: Rezultatet e zgjedhjeve do të prishin koalicionin qeveritar

Deputeti i VV: Rezultatet e zgjedhjeve do të prishin koalicionin qeveritar

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave”, shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës
Politikë

“Më lironi, s’jam rrezik për prishjen e provave”, Gjykatën e Lartë rrëzon kërkesën, Veliaj ngelet në burg

by mirseda
14:50 | 02/10/2025
0

Gjykata e Lartë vendosi të lere ne burg ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkoi shfuqizimin...

Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

14:47 | 02/10/2025
Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor

14:46 | 02/10/2025
Avokatja dënohet me 20 vite burg, futi drogë në qeli për klientin e saj

Avokatja dënohet me 20 vite burg, futi drogë në qeli për klientin e saj

14:43 | 02/10/2025
Si skenar filmi/ Morën peng të miturin në Tiranë dhe kërkuan lekë, arrestohen autorët

Si skenar filmi/ Morën peng të miturin në Tiranë dhe kërkuan lekë, arrestohen autorët

14:42 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com