Iraku nisi sot në shkretëtirën perëndimore të vendit operacionin e fundit ushtarak për të eliminuar xhepat e fundit ku janë strehuar xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS).
Një pjesë e xhihadistëve të Shtetit Islamik janë strehuar në shkretëtirën perëndimore të Irakut. Qeveria e Irakut ka vendosur që të zhduk ISIS nga territori i tij dhe për këtë ka vendosur të ndërmarrë betejën e fundit për eliminimin e organizatës terroriste që arriti të formojë një shtet.
Kreu i operacioneve të Komandës së Përbashkët të Operacioneve (JOC), gjenerali Abdelamir Yarallah deklaroi se “ushtria, policia federale dhe forcat paraushtarake të Hachd al-Chaabi nisën sot në mëngjes një operacion të gjerë për të pastruar rajonin e AlJaziras që shtrihet në provincat e Salaheddine, Ninive dhe Al-Anbar.”
Kjo zonë, sipas ekspertëve, përfaqëson vetëm 4 për qind të territorit, ose rreth 7 000 kilometra katrore.
Në një deklaratë, Hachd al-Chaabi njoftoi se faza e parë e operacionit për çlirimin e këtij rajoni në provincat Salaheddine, Ninive dhe al-Anbar, deri në kufi me Sirinë, ka qenë mjaft e ashpër.
Hachd: Ofensiva, e mbështetur nga aviacioni irakian, i kryesuar me ushtrinë dhe policinë federale nisi nga tre akse.
Kryeministri irakian, Haider al-Abadi njoftoi të martën se nuk dëshironte të njoftonte disfatën e ISIS-it para spastrimit të xhepave xhihadistë që ndodhen në zona shkretëtira të vendit.