Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 12 nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 12 nëntor?

12 Nëntor 1954 – Në SHBA mbyllet Ellis Island

Ellis Island, porta drejt hyrjes së emigrantëve në Amerikë, mbyll dyert pas përpunimit të më shumë se 12 milionë emigrantëve, që nga hapja e tij më 1892. Sot, rreth 40 përqind e të gjithë amerikanëve, mund të gjurmojnë rrënjët e tyre përmes Ellis Island në Nju Jork, që e ka marrë këtë emër nga tregtari Samuel Ellis, i cili e kishte tokën në pronësi në vitet 1770.
Më 2 janar 1892, 15 vjeçarja Annie Moore nga Irlanda, u bë personi i parë që kalonte nëpër ishullin e porsa hapur Ellis, të cilin presidenti Benjamin Harrison e caktoi si qendrën e parë federale të emigracionit në Amerikë në vitin 1890. Vetëm 2 përqind e të gjithë emigrantëve,
iu mohua hyrja në SHBA.
Fluksi në Ellis Island, mbërriti arriti kulmin ndërmjet viteve 1892-1924, gjatë së cilës ishulli i vogël u zgjerua në mënyrë artificiale, dhe u ngritën godina shtesë për të trajtuar fluksin masiv të emigrantëve. Gjatë vitit më të ngarkuar të punës, më 1907, mbi 1 milionë njerëz u përpunuan në Ellis Island. Me hyrjen e SHBA-së në Luftën e Parë Botërore, emigracioni ra ndjeshëm, dhe Ellis Island u përdor si qendër e ndalimit për armiqtë e dyshuar.
Pas luftës, Kongresi miratoi ligjin e kuotave dhe Aktin e Emigracionit të vitit 1924, i cili reduktoi ndjeshëm numrin e të huajve që lejoheshin në vend, dhe gjithashtu u mundësoi emigrantëve të aplikonin për vizë në konsullatat amerikane jashtë vendit. Pas vitit 1924, Ellis Island kaloi nga një qendër përpunimi në një qendër ndalimi dhe dëbimi për emigrantët e paligjshëm, dhe deri në një spital për ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo edhe një qendër trajnimi për Rojet Bregdetare.
Në nëntor 1954, u lirua i burgosuri i fundit, një tregtar norvegjez, dhe Ellis Island zyrtarisht u mbyll. Në vitin 1984, Ellis Island iu nënshtrua një rikontruksioni, që kushtoi plot 160 milionë dollarë. Në shtator 1990, Muzeu i Emigracionit në Ellis Island u hap për publikun, dhe sot vizitohet nga pothuajse 2 milionë njerëz çdo vit.

12 Nëntor 1969 – Gazetari investigativ Seymour Hersh, bën publike masakrën e My Lai në Vietnam, duke revoltuar mbarë opinonin amerikan

Raportet e para, flisnin për vrasjen e “128 vietkongëve dhe 22 civilëve”, në një fshat pranë një fronti luftimesh. Gjenerali William C. Westmoreland, përgëzoi njësinë e marinsave për “punën e jashtëzakonshme”. Hetimet fillestare mbi operacionin në My Lai, u ndërmorën nga oficeri i brigadës së XI-të të këmbësorisë, koloneli Henderson, që intervistoi disa ushtarë të përfshirë në incident.
Gjashtë muaj më vonë, Tom Glen, një ushtar 21-vjeçar i shkroi një letër gjeneralit Creighton Abrams, komandantit të përgjithshëm të forcave amerikane në Vietnam, duke e akuzuar divizionin e tij (por edhe dhe njësitë e tjera ushtarake amerikane) për brutalitetin e përhapur kundër civilëve vietnamezë. Gazetari i pavarur investigativ, Seymour Hersh, e publikoi historinë e vërtetë më 12 nëntor 1969, dhe revistën revistat “Time”, “Life” dhe “Newsweek” e mbuluan të gjithë historinë, të shoqëruar me fotot e fëmijëve, grave dhe burrave civilë, të masakruar në My Lai.
Togeri William Calley, u dënua me burgim të përjetshëm me akuzën e vrasjes, për rolin e tij në masakrën e My Lai. Calley, urdhëroi një kompani ushtarësh të qëllonin të gjithë njerëzit që ndodheshin në fshat. Pas apelimit, dënimi i tij u ul, ndërsa doli nga burgu në vitin 1974. Më vonë, Calley gjeti punë në biznesin e sigurimeve.

12 Nëntor 1948 – Në Japoni jepen dënimet për kriminelët e luftës

Një gjykatë ndërkombëtare e krimeve të luftës në Tokio, dënon me vdekje 7 ushtarakë dhe qeveritarë të lartë japonezë, duke përfshirë gjeneralin Hideki Tojo, i cili shërbeu si kryeministër i Japonisë në vitet 1941-1944. Ndryshe nga gjyqi i Nurembergut i kriminelëve gjermanë të luftës, ku pati 4 kryeprokurorë që përfaqësonin Britaninë e Madhe, Francën, Shtetet e Bashkuara dhe BRSS, në gjyqin e Tokios merrte pjesë vetëm një prokuror i lartë – amerikani Joseph B. Keenan, ish-ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së.
Sidoqoftë, vende të tjera, veçanërisht Kina, kontribuan tek procedurat, ndërsa seancat u drejtuan nga gjyqtari australian Ëilliam Flood Webb. Përveç gjyqit të Tokios, gjykatat e ndryshme jashtë Japonisë, gjykuan rreth 5.000 japonezë të pandehur për krime lufte, prej të cilëve më shumë se 900 u ekzekutuan me vdekje.

12 Nëntor 1938 – Udhëheqësi nazist, Herman Goering, propozon një plan për ta shndërruar ishullin e Madagaskarit në Afrikë, në atdhe të miliona hebrenjve evropianë, para se nazistët të vendosnin t’i mbysnin në dhomat e gazit të ngritura në kampet e përqëndrimit. Megjithatë kjo nuk qe një ide e re. Që më 1885, ishte Paul de Lagarde, ai që sugjeroi i pari diçka të tillë. Ndërkohë në vitet 1926- 1927, Polonia dhe Japonia, shqyrtuan secila mundësinë e përdorimit Madagaskarit për zgjidhjen e problemit të tyre të mbipopullimit.

12 Nëntor 1912 – Trupat e ngrirë të eksploratorit anglez Robert Skot dhe ndihmësve të tij, gjenden në Ross Ice Shelf në Antarktidë.

12 Nëntor 1920 – Italia dhe Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, nënshkruajnë Traktatin e Rapalos, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi disa territore në bregdetin ish-austriak, në brigjet e sipërme të Adriatikut dhe Dalmaci.

12 Nëntor 1927 – Josif Stalin, merr kontrollin e plotë të Bashkimit Sovjetik, kur Leon Trocki përjashtohet nga Partia Komuniste.

12 Nëntor 1982 – Në Poloni, Lech Walesa, udhëheqësi i lëvizjes Solidarnost, lirohet pas 11 muajsh burgimi.

12 Nëntor 1982 – Yuri Andropov, bëhet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në Bashkimin Sovjetik, duke pasuar në këtë detyrë Leonid Brezhnev.

12 Nëntor 1996 – Një avikon saudit pasagjerësh dhe një avion mallrash nga Kazakistani, përplasen në ajër pranë aeroportit të Nju Delhit në Indi, duke shkaktuar vdekjen e 349 personave.

12 Nëntor 1999 – Një tërmet i forte, me një intesitet prej 7.2 ballë të shkallës Rihter, godet Turqinë veriperëndimore, duke shkaktuar vdekjen e 845 njerëzve, dhe plagosur më shumë se 5.000 të tjerë.

12 Nëntor 2001 – Forcat talebane braktisin kryeqytetin afgan Kabul, përpara hyrjes së trupave afgane dhe amerikane të Aleancës Veriore.

12 Nëntor 2011 – Një shpërthim në bazën raketore iraniane “Shahid Modarres”, shkakton vdekjen e 17 anëtarëve të Gardës Revolucionare, përfshirë Hassan Tehrani Moghaddam, një nga figurat kryesore të programit raketor të Iranit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 12 nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 12 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 12 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 12 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 12 nëntor 2017

Mjeti përfundon në greminë, plagoset rëndë një person

Mjeti përfundon në greminë, plagoset rëndë një person







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

by mirseda
21:38 | 07/01/2026
0

Banorët e fshatit Katund i Ri, në Yrshek të Tiranës, kanë denoncuar një problem serioz që po...

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Reshjet e dendura rrisin nivelin e Lanës në Tiranë, rrezik për dalje nga shtrati

Reshjet e dendura rrisin nivelin e Lanës në Tiranë, rrezik për dalje nga shtrati

20:43 | 07/01/2026
‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?

‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?

19:54 | 07/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com