Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 6 nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 6 nëntor?

6 Nëntor 1917 – Në Rusi shpërthen Revolucioni Bolshevik

Të udhëhequr nga kreu i Partisë Bolshevike, Vladimir Lenin, revolucionarët e majttë nisin një grusht shteti, kundër qeverisë së përkohshme ruse. Bolshevikët dhe aleatët e tyre pushtuan ndërtesat qeveritare, dhe disa pika të tjera strategjike në kryeqytetin rus të Petrogradit (sot Shën Petersburg), dhe brenda 2 ditësh formojnë një qeveri të re me kryeministër Leninin. Rusia Bolshevike, e quajtur më vonë Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), ishte shteti i parë marksist në botë.

I lindur më 1870, Vladimir Ilich Ulyanov, shkurt Lenin, hyri në rradhët e revolucionarëve pasi ekzekutimit të vëllait të tij më 1887, me akuzën e komplotit për të vrarë carin Aleksandër III. Ai studioi për jurisprudencë në Petrograd, ku nisi të shoqërohej me qarqet marksiste revolucionare. Në dhjetor të vitit 1895, Lenini dhe udhëheqësit e tjerë të lëvizjes arrestohen. Ai burgoset për një vit, dhe më pas internohet për 3 vite të tjera në Siberi.
Pasi përfundoi dënimin, Lenini shkoi më 1900 në Evropën Perëndimore, ku e vazhdoi aktivitetin e tij revolucionar. Pikërisht gjatë asaj kohe, filloi të përdorë pseudonimin Lenin. Në vitin 1902, ai botoi një pamflet me titull “Çfarë duhet bërë?”, ku argumentonte se vetëm një parti e disiplinuar e revolucionarëve profesionistë, mund të sillte socializmin në Rusi.

Pas shpërthimit të Revolucionit Rus të vitit 1905, Lenini rrikthehet në Rusi. Por ky revolucion që përbëhej kryesisht nga greva në të gjithë perandorinë ruse, përfundoi kur Nikolla II premtoi reforma, përfshirë miratimin e kushtetutës ruse, dhe krijimin e një parlamenti të zgjedhur. Sidoqoftë, pasi u rivendos rendi, Cari anuloi shumicën e këtyre reformave, dhe në vitin 1907 Lenini u detyrua të largohej sërish nga vendi.
Lenini e kundërshtoi Luftën e Parë Botërore si një konflikt imperialist, dhe u bëri thirrje ushtarëve të proletariatit që të kthenin armët e tyre mbi udhëheqësit kapitalistë që i dërguan ata në llogore vrastaret. Për Rusinë, Lufta e Parë Botërore, rezultoi të ishte një fatkeqësi e pashembullt, me miliona të vdekur dhe rrënimin e ekonomisë.

Qeveria e drejtuar prej tij bëri paqe me Gjermaninë, industrializoi industrinë dhe u shpërndau tokën fshatarëve, por duke filluar nga viti 1918, u përball me një luftë civile shkatërruese kundër forcave cariste. Në vitin 1920, këta të fundit u mundën, dhe në vitin 1922 u themelua Bashkimi Sovjetik. Pas vdekjes në fillim të vitit 1924, trupi i tij u balsamua dhe u vendos në një mauzole pranë Kremlinit në Moskë. Pas një lufte të shkurtër brenda rradhëve të partisë, Josif Stalin arriti të pasonte Leninin si udhëheqës i Bashkimit Sovjetik.

6 Nëntor 1860 – Abraham Lincoln zgjidhet si presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara

Lincoln u zgjodh si kandidat republikan në presidencialet e 1860-ës për disa arsye. Pikëpamjet e tij mbi skllavërinë, u konsideruan si më të moderuara sesa ato të rivalëve William H. Seward dhe Salmon P. Chase. Origjina e tij ”perëndimore”, i garantonte një mbështetje të madhe në shtet e reja në perëndime.
Më 6 nëntor 1860, Lincoln u zgjodh president, duke mposhtur demokratin Stephen A. Douglas, John C. Breckinridge nga demokratët e jugut dhe John Bell nga Partia e re e Unionit Kushtetues. Ai ishte presidenti i parë republikan, që fitoi në të gjitha shtetet e veriut, ndërsa në jug emri i tij as nuk ishte në fletëvotime në 9 shtete, dhe për pasojë fitoi vetëm 2 nga 996 qarqe në të gjitha shtetet e jugut.

Lincoln zgjodhi një kabinet të fortë, që përfshinte të gjithë rivalët e tij kryesorë brenda Partisë Republikane. Por ndërkohë vendi po shkonte drejt ndarjes. Deri në kohën e inaugurimit të Lincoln në marsin e 1861-it, 7 shtete ishin shkëputur nga unioni. Thirrja e tij gjatë fjalimit të rastit për pajtim nuk pati asnjë efekt në Jug, dhe përkundër këshillave të shumicës së kabinetit të tij, Lincoln vendosi të dërgonte trupa ushtarake në Fort Sumter në portin Charleston.
Fort Sumter qe një simbol i autoritetit federal, por ato do të evakuoheshin shumë shpejt, për shkak të mungesës së furnizimeve. Më 12 prill 1861, Karolina e Jugut sulmoi më artileri fortesën, dhe ky akt shënoi filimin e Luftës Civile.

6 Nëntor 1913- Gandi nis “Marshimin e Madh”, për të fituar të drejtat e indianëve në Afrikën e Jugut

I filluar në orën 6.30 të mëngjesit, “Marshimi i Madh”, përbëhej nga 2.037 burra, 127 gra dhe 57 fëmijë nga Charlestoën drejt Volksrust. Pranë këtij të fundit, Zyra e Emigracionit mori në pyetje Gandin, ndërsa marshuesit thyen kordonin e policisë. Gandi u arrestua në orën 8.30, në stacionin hekurudhor të Palmfordit, ndërsa marshuesit e vazhduan udhëtimin e tyre.

Nënguvernatori i Indisë, Hardinge, denoncoi politikat qeveritarë të Afrikës së Jugut. Nën presionin e Nju Dehlit dhe Londrës, nisën negociatat midis Gandit dhe qeverisë së Afrikës së Jugut, duke arritur në fund një marrëveshje, që pranonte disa prej kërkesave të komunitetit indian në vend.

6 Nëntor 1923 – Teksa inflacioni në të gjitha vendet evropiane po pësonte rritje, në Gjermani ai shënon një rekord të paparë. Një copë bukë në Berlin, kushton rreth 140 miliardë marka.

6 Nëntor 1956: Forcat aleate marrin nën kontroll Kanalin e Suezit, pas një lufte disa ditore me ushtrinë egjiptiane.

6 Nëntor 1965 – Kuba dhe Shtetet e Bashkuara, bien dakord për vendosjen e një linje transporti, për të gjithë kubanezët që dëshirojnë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

6 Nëntor 1962 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, voton në shumicë pro vendosjes së sanksioneve ekonomike dhe politike kundër Republikës së Afrikës së Jugut, për shkak të politikave raciste ndaj qytetarëve të saj.

6 Nëntor 1985 – Gazetat kryesore amerikane botojnë dokumente konfidenciale, që tregonin se si presidenti Ronald Reagan kishte autorizuar dërgimin e armëve në Iran, si pjesë e aferës së “Iran-Contra” për lirimin e pengjeve amerikane.

6 Nëntor 1985 – Guerilasit e lëvizjes së majtë “19 Prilli”, pushtojnë Pallatin e Drejtësisë në Bogota të Kolumbisë. Gjatë rrethimit 2-ditor dhe sulmit ushtarak për të rimarrë ndërtesën, vriten 100 persona, duke përfshirë 11 nga 25 gjykatësit e Gjykatës Supreme.

6 Nëntor 1986: Dyzet e pesë naftëtarë gjejnë vdekjen në Detin e Veriut, kur helikopteri në të cilën ata po udhëtonin rrëzohet pranë brigjeve skoceze.
6 Nëntor 1988 – Në Poloni, krerët e sindikatës së mirënjohur të punëtorëve “Solidarnost”, kërcënojnë me protesta të gjera duke përfshirë edhe sulmet, nëse qeveria komuniste nuk anulon vendimin e saj për të mbyllur kantierin “Lenin” në Gdansk.

6 Nëntor 1999 – Australianët vendosin në shumicë gjatë një referendumi, të njohin mbretëreshën si sovranen e tyre, dhe të mos bëhen republikë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 6 nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 6 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 6 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 6 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 6 nëntor 2017

DETAJET/ Autori i sulmit në Teksas, i shkarkuar nga Forcat Ajrore të SHBA-së

DETAJET/ Autori i sulmit në Teksas, i shkarkuar nga Forcat Ajrore të SHBA-së







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com