Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Doni autorizim pune në SHBA? Avokati: Ja formulari dhe gjithçka që ju duhet

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Doni autorizim pune në SHBA? Avokati: Ja formulari dhe gjithçka që ju duhet

Nëse banoni në SHBA dhe mendoni të bëni kërkesë për autorizim pune nga Departamenti i Sigurisë së vendit (DHS), ju gjithashtu keni nevojë edhe për SSN që punëdhënësi juaj të raportojë të ardhurat që bëni.

pasaporte shbaLexoni te gjitha sqarimet qe jep avokati Kieran Both: 

Bazuar në informacionin më të ri mbi bashkëpunimin midis USCIS dhe Administratës së numrit të punës(SSA) emigrantë në kategori të caktuara ose klasifikime tani mund të aplikojnë për autorizim pune dhe numin e punës (SSN) duke përdorur një formular të vetëm – Formularin e ri Form I-765 ( Application for Employment Authorization).

Nëse Shërbimi i Emigracionit (USCIS )aprovon aplikimin tuaj për punësim në SHBA, dhe keni plotësuar në formular seksionin për të kërkuar SSN, atëherë USCIS do t’i dërgojë SSA(dmth adminisratës së numrit të punës) të dhënat e nevojshme për lëshimin e dokumentit(kartës) tuaj.

Nëse keni tashmë SSN dhe në formularin (I-765) keni kërkuar një kartë të re, do t’ju lëshohet kartë SSN zëvendësuese.

Nëse USCIS e aprovon kërkesën tuaj, do të merrni dy dokumenta: EAD – Dokumenti i Autorizimit për punë i njohur gjithashtu si “karta USCIS I-766” ose “leje pune” dhe një zarf tjetër me kartën e SSN. USCIS informon që ju duhet të merrni kartën SSN(numrin e punës) brenda dy javëve pasi të keni marrë EAD nga USCIS. Ju duhet të telefononi ose të shkoni në një zyrë të SSA nëse nuk merrni kartën e SSN brenda dy javësh pas marrjes së EAD .

Më parë, aplikantët duhet të dorëzonin Formularin I-765 në USCIS për EAD dhe më pas të dorëzonin dokumente shtesë në zyrën e tyre lokale të Sigurimeve Shoqërore për të marrë kartën e SSN. Që nga 2 tetori 2017, USCIS filloi dërgimin e të dhënave shtesë të shënuara në formular, në SSA për vazhdimin e procesit.

EAD shërben si dokument për t’i treguar punëdhënësit se ai individ është i autorizuar të punojë në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të caktuar kohe. SSN (numri i punës) përdoret për të raportuar në qeveri pagat e të punësuarëve, dhe qeveria përcakton ligjshmërinë e një individi për përfitime të caktuara (benefite). USCIS inkurajon të gjithë punëdhënësit e SHBA-së që të verifikojnë ligjshmërinë e punësimit të të gjithë të punësuarve të rinj përmes E-Verify.

Kur një person aplikon për benefite të Emigracionit, USCIS mund të përdorë të dhënat e taksave për të verifikuar që aplikanti është dhe ka qënë i sinqertë për taksat mëparshme dhe të ardhurat e fituara.

Kjo metodë mund të paraqesë problem për individët të cilët nuk kanë paguar taksa ose kanë punuar pa autorizim. Për më tepër, të dhënat e taksave mund të zbulojnë informacione të tjera rreth aplikantit që mund të jenë në konflikt me formularë të tjera të paraqitur në USCIS në të kaluarën.

Kredibiliteti dhe ndershmëria e një aplikanti mund të afektohet nga informacionet e pasakta për banesat e mëparshme, vendet e punës ose anëtarët e familjes që janë deklaruar si të varur(dependent).

Nëse keni ndërmend të aplikoni për Emigracionin ju duhet të jeni të sinqertë me avokatin tuaj për historinë tuaj të punës dhe të jepni informacionin e sakte për taksat e paguara. A

vokati mund të jetë në gjendje të parashikojë një problem potencial në të ardhmen, veçanërisht nëse keni ndërmend të aplikoni për natyralizim (shtetësinë amerikane). Zyrtari i Emigracionit do të bëjë hetime për karakterin tuaj moral kështu që është e rëndësishme të jesh i sinqertë.

A mund të punoj ndërsa jam në shkollë me statusin F-1?

Pyetje: Unë kam vizë studenti F-1. Dua të di nëse mund të aplikoj për të marrë një numër pune ose autorizim pune. Më duhet të punoj shumë për të përfunduar shkollën me sukses. Faleminderit!

EM

Nju Jork, Nju Jork

Përgjigje: Kategoria F-1 ka kufizime përsa i përket punësimit. Nëse një student nuk i ndjek rregullat, mund të ketë pasoja drastike në të ardhmen, duke përfshirë edhe ndalimin për ri-ardhje në SHBA, për shumë vite.

Nxënësit që kërkojnë punësim të përkohshëm duhet të jenë të autorizuar në mënyrë specifike nën një nga pesë kategoritë e punësimit në dispozicion të tyre si: Punësim në kampus, punësim në rast vështirësish të rënda ekonomike, punësim nën programe të posaçme, punësim nga disa organizata ndërkombëtare dhe trajnim praktik.Të gjitha këto kategori kërkojnë që studenti të ruajë statusin e vlefshëm F-1, dhe secila kategori e autorizimit të punës ka kërkesa specifike të nga pikpamja ligjore. Me vizën F-2, bashkëshortët dhe fëmijët e individit nuk duhet të pranojnë punësim në asnjë rrethanë. Përveç kësaj, studentët që ndjekin programet në gjuhën angleze nuk kanë të drejtë për çfarëdo lloj autorizimi pune.

Një student F-1 mund të jetë i ligjshëm për të punuar në kampus për një maksimum prej 20 orësh në javë gjatë studimeve të rregullta deri në datën e diplomimit, duke përfshirë një periudhë 30-ditore para fillimit të një programi të ri. Studentët mund të angazhohen në punësim vetëm në shkollë lidhur me rekordin e tyre SEVIS. Një student mund të kërkojë punësim në shkollë si mësues, asistent kërkimor, ose punë në bibliotekën e shkollës ose në zyrën administrative. Për një student F-1 nuk kërkohet të ketë autorizim formal për punësimin në kampus, sepse një autorizim i tillë konsiderohet i rastësishëm për statusin e tyre si F-1. Disa shkolla kërkojnë që studenti të ekzaminohet nga një zyrtar i caktuar shkollor para fillimit të punësimit.

Studenti gjithashtu mund të kërkojë leje për punësim jashtë kampusit nëse ekziston nevoja ekonomike e rëndë dhe e paparashikueshme, trajnim nga një organizatë ndërkombëtare ose një program tjetër.

Trajnimi praktik fakultativ (OPT) mund të jepet për kohë të pjesshme (20 orë në javë) ose me kohë të plotë për një student që dëshiron të fitojë përvojë praktike. OPT mund të jepet për një periudhë akumulative prej 12 muajve të trajnimit praktik për t’u përdorur në fushën e tij të studimit. Një periudhë e re 12-mujore është e disponueshme për çdo shkallë/nivel. Asnjë ofertë për punësim nuk kërkohet, por studenti duhet të punojë ose të kërkojë në mënyrë aktive punë pas lëshimit të kartës së punës për OPT.

Ka shumë çështje të tjera që lidhen me punësimin që aplikantët kanë nevojë t’i njohin. Këto do të trajtohen në numrat e ardhshme të gazetës. Nëse lexuesit tanë duan të mësojnë më shumë rreth autorizimit të punësimit, ju sugjerojmë të shkoni në faqen e USCIS në adresën www.uscis.gov/Illyria/

TË LIDHURA

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Ndarja nga jeta e Artan Lamës, mesazhi i veçantë i Yuri Kim
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lamës, mesazhi i veçantë i Yuri Kim

19:14 | 31/05/2025
Next Post
Arrestohet e gjithë familja shqiptare në Itali, pasi u burgosën burrat, gratë bëjnë ‘namin’

Arrestohet e gjithë familja shqiptare në Itali, pasi u burgosën burrat, gratë bëjnë ‘namin’

Ja pse provat që inkriminojnë Tahirin nuk do dalin kurrë në dritë

Tahiri po merret në pyetje tek Krimet e Rënda, një ditë pasi i kontrolluan banesën

Arrestohet ish-shefi i Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit

Arrestohet ish-shefi i Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com