Një 29-vjeçar i cili kishte vrarë një shqiptare me thikë në Queen’s Park të Londrës është dënuar me burgim të përjetshëm. Shqiptarja e cila u ekzekutua nga Noor Mohammad, punonte si eskortë. 29-vjeç është shpallur fajtor për vrasjen e Romina Kalaci, 32-vjeç, në shtëpinë e saj në Fernhead Road, më 22 Maj të këtij viti, shkruan kilburntimes.co.uk.
Mediat britanike bëjnë të ditur se vajza u gjet e vdekur një javë më vonë, pasi policia u detyrua ta hapte me forcë derën e saj të shtëpisë. Romina ishte me dy shtetësi, italo-shqiptare dhe jetonte ne Britani që prej 2016-ës. Ajo e reklamonte shërbimin e saj si eskortë edhe në një ëebsite, mënyrë nga e cila kishte rënë në kontakt edhe me vrasësin e saj.
I riu i kishte shkuar në apartamentin ku banonte shqiptarja dhe kishte marrë me vete edhe një thikë kuzhine. Viktima u gjet me plagë në kokë dhe në, ku gjatë hetimit gjykatësi e ka cilësua sulmin si “kafshëror”.
Pas krimit të tmerrshëm, ai u përpoq të fshihte telefonin dhe rrobat e tij dhe të pretendonte pafajësinë derisa nisi gjyqi. Gjetja e trupit të saj u bë pas alarmit që dhanë fqinjët se kishin ndjerë erë të rëndë që vinte nga banesa e shqiptares. Në kohën e mbërritjes së policisë, telefoni i saj binte pa pushim, ndërkohë që rezultoi se vetëm pak para se ta vrisnin ajo kishte biseduar me familjen.