Portieri i kombëtares angleze, Joe Hart, është bërë objekt i grabitësve në qytetin e Londrës pak çaste pasi ka përfunduar stërvitjen e ditës së premte me skuadrën e West Ham. 3 persona ende të paidentifikuar e kanë sulmuar 30-vjeçarin duke i vjedhur gjithçka kishte me vete.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tregon se 3 grabitësit ishin me dy motor. Ata i morën portierit të njohur telefonin celular, orën e dorës edhe portofolin. Sipas mikut të Joe Hart ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti shumë pranë qendrës stërvitore të Ëest Ham United, raporton “the sun”.
Një muaj më parë ka qenë sulmuesi Andy Carroll që ka rënë pre e një grabitje, ku persona me motor i kanë rrëmbyer orën me vlerë 22 mijë dollarë.