Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 10 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 10 tetor?

10 Tetor 1970 – Në Kanada rrëmbehet dhe vritet ministri i Punës dhe Emigracionit

Ministri i Punës dhe Emigracionit në rajonin autonom të Kebekut në Kanada, Pierre Laporte, u rrëmbye nga shtëpia e tij në Montreal nga dy burra të armatosur. Rrëmbyesit ishin anëtarë të Frontit për Çlirimin e Kebekut (FLQ), qëllimi i të cilit qe pavarësia e ish-kolonisë franceze nga Kanadaja.

Në të njëjtën kohë, militantët separatistë po mbanin peng diplomatin britanik James Cross, të rrëmbyer një javë më herët. Ky akt u ndërmorr pasi qeveria e Kebekut, kundërshtoi kërkesat e separatistëve për lirimin e 23 të dënuarve politikë, dhe pagesën e një shpërblese prej 208.000 paundësh.

Duke besuar se situata do të dilte jashtë kontrollit, qeveria e Kebekut i kërkoi qeverisë federale dërgimin e trupave në provincën franko-kanadeze, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit. Kryeministri Pierre Trudeau, u përgjigj duke shpallur Aktin e Fuqisë së Luftës, sipas të cilit FLQ dilte jashtë ligjit, disa liri civile u pezulluan dhe mijëra trupa u dërguan në Montreal.

Në një seri sulmesh policore, më shumë se 400 separatistë të Kebekut u arrestuan dhe mbyllën në paraburgim, duke u mbajtur pa ndonjë akuzë konkrete. Më 18 tetor, trupi i pajetë i Pierre Laporte u gjet në bagazhin e një makine pranë aeroportit Saint-Hubert.

Banesa ku mbahej peng Cross u zbulua në fundin e nëntorit. Pas një rrethimi të tensionuar, rrëmbyesit ranë dakord të lironin diplomatin britanik, në këmbim të largimit të sigurtë drejt Kubës për veten dhe familjet e tyre. Cross u lirua më 4 dhjetor, pasi grupi separatist mbërriti në Kubë. Rrëmbyesit e Laporte u arrestuan më pas, dhe u dënuan për rrëmbim dhe vrasje.

10 Tetor 680 – Zhvillohet Beteja e përgjakshme e Qerbelasë

Beteja e Qeberlasë u zhvillua më 10 tetor të vitit 61 sipas kalendarit islamik (10 Tetor 680) në Qerbela, në Irakun e sotëm. Në njërën anë ishin mbështetësit dhe të afërmit e nipit të profetit Muhamed, grupi i Hysen inb Aliut, dhe në anën tjetër një fraksion ushtarak nga forcat e Yazidit I, Kalifit Umajad. Grupi i Aliut përbëhej nga anëtarë të shquar të të afërmve të Muhamedit, rreth 128, nga të cilët disa qenë të moshuar (mbi 90 vjeçarë) ose të rinj (foshnje 6 muajshe).

Shkaku i përplasjes ishte këmbëngulja e Jazidit, që Hyseini ta pranonte atë si sundimtarin e drejtë dhe të padiskutueshëm. Ky Hyseni refuzoi, ai dhe pasuesit e tij u vranë nga forcat e Yazidit gjatë betejës 1 ditore në Qerbela. Beteja e Hysen ibn Aliut, përkujtohet çdo vit gjatë një periudhe 10-ditore nga shiitët, duke kulmuar në ditën e tij të dhjetë, Ditën e Ashures.

10 Tetor 1973 –Zv.presidenti amerikan Spiro Agnew jep dorëheqjen

Më pak se një vit përpara dorëheqjes së Richard Nixon si president i Shteteve të Bashkuara, Spiro Agnew u bë zv.presidenti i parë i SHBA-së që dha dorëheqjen i turpëruar. Ai nuk iu përgjigj asnjë pyetje mbi akuzat për evazionit fiskal të të ardhurave federale, në shkëmbim të rënies së akuzave për korrupsion politik. Më pas, ai u gjobit me 10.000 dollarë, dhe u dënua 3 vjet me burg me kusht, vendim i anuluar më pas nga gjykata e apelit në Merilend. Nixon zgjodhi si pasues kongresmenin e Miçiganit, Gerald Ford.

10 Tetor 732 – Frankët mposhtin një ushtri të madhe maorësh në Betejën e Tours

Në Betejën e Tours, pranë Poitiers në Francë, udhëheqësi frank Kart Marteli, mposhti një ushtri të madhe të maorëve spanjollë, duke ndaluar përparimin e myslimanëve në Evropën Perëndimore. Abd-ar-Rahman, guvernatori mysliman i Kordobës, u vra gjatë luftimeve, dhe maorët u tërhoqën nga Gaul. Fitorja në Tours siguroi vazhdimësinë e dinastisë në pushtet të familjes Martel, Karolingianët. Djali i tij Pepini, u bë mbret i parë karoling i Frankëve, dhe nipi i tij, Karli i Madh, formoi një perandori të madhe që u shtri në të gjithë Evropën.

10 Tetor 1944 – Tetëqind fëmijë vriten në dhomat e gazit në Aushvic

Tetëqind fëmijë ciganë, shfarosen në dhomat e gazit, pak ditë pas një kryengritje nga ana e të burgosurve, që u shtyp me ekzekutimin e të gjithë të arratisurve. Duke u konsideruar “bartës sëmundjesh” dhe “elementë jo të besueshëm që nuk mund të vihen të kryejnë punë të dobishme”, ata u shfarosën bashkë me hebrenjtë e Europës që në vitet e hershme të luftës.

Përafërsisht 1.5 milions ciganë u vranë nga nazistët.

Në vitin 1950, teksa romët u përpoqën të fitonin kompensim financiar për vuajtjet e tyre, si viktimat e tjera të Holokaustit, qeveria gjermane ia mohoi ato, duke  thënë:”Ciganët janë persekutuar nga nazistët jo për ndonjë arsye racore, por për shkak të rekordeve asociale dhe kriminale të tyre”

10 Tetor 1951- Presidenti amerikan Truman, nënshkruan Aktin e Sigurisë së Ndërsjellë

Me këtë akt, SHBA-ja njoftonte botën dhe fuqitë komuniste në veçanti, se ajo ishte e përgatitur t’u ofronte ndihmë ushtarake “popujve të lirë”. Nënshkrimi i këtij akti, erdhi pasi Bashkimi Sovjetik shpërtheu armën e dytë bërthamore gjatë një prove më 3 tetor 1951.

10 Tetor 1964 – Nisin Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni. Yoshinori Sakai, i lindur në Hiroshima më 6 gusht 1945, ditën kur bomba atomike shkatërroi qytetin, u zgjodh si mbajtësi i pishtarit olimpik. Olimpiada e Tokios ishte e para kur u përdorën satelitët – “Syncom 3” në Shtetet e Bashkuara dhe “Relay 1” në Evropë – për transmetimin e drejtpërdrejtë të lojërave.

10 Tetor 1980 – Dy tërmete goditën qytetin verior algjerian të El-Asnamit, duke shkaktuar të paktën 20.000 të vdekur dhe dhjetëra mijëra të plagosur.

10 Tetor 1733 – Franca i shpall luftë Austrisë për çështjen e trashëgimisë së territoreve polake.

10 Tetor 1789 – Në Versajë të Francës, Joseph Guillotin, thotë se mënyra më humaniste e ekzekutimit të një dënimi me vdekje, është prerja e kokës me një goditje të vetme të një tehu të mprehtë thike.

10 Tetor 1911 – Një shpërthim bombe, dhe zbulimi i selisë së revolucionarëve në Hankou, fillon revolucionin në Kinë. Lëvizja revolucionare përhapet me shpejtësi, përmes Kinës perëndimore dhe jugore, duke detyruar abdikimin e perandorit të fundit 6-vjeçar të dinastisë Ching, Henry Pu-Yi.

10 Tetor 1941 – Trupat sovjetike ndalin përparimin e gjermanëve drejt Moskës.

10 Tetor 1953 – Nënshkruhet Traktati i Mbrojtjes së Ndërsjellë midis SHBA dhe Koresë së Jugut.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 10 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 10 tetor 2017

Shtypi nga bota, 10 tetor 2017

Rama citon eurodeputetin: Qeveria teknike, kthim disa vite pas

Rama fton shqiptarët: Ja ç’duhet të bëni nëse keni një ide apo projekt!

Thaçi: Pas zgjedhjeve, s’ka krizë politike. Mandatin qeverisës do t’ia jap atij që fiton shumicën

Zgjidhet këshilltari i presidentit Thaçi për dialogun me Serbinë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit
Aktualitet

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

by mirseda
14:21 | 09/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot, 9 shkurt, në Kryesinë e Kuvendit,...

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com