Referendumi i mbajtur më 1 tetor në një rajon që quhet Katalonja ishte pjesë përbërëse e Spanjës, organizoi një plebishit nën masa të mëdha të forcave policore. Sivjet bëhet një çerek shekulli nga mbajtja e referendumit të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për bashkim me Kosovën.
Më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, për dy ditë radhazi u mbajt Referendumi për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të kësaj krahine për dy opsione: për Autonomi politike e territoriale në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.
Në radhë të parë, Spanja duhet ta marrë parasysh këtë referendum, kurse BE-ja duhet ta shqyrtojë seriozisht pasi është vullnet i kësaj krahine. A vlen ky parim edhe për Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Këto dy referendume kanë të përbashkët faktin që pasi kryen një akt sublim; vullnet i shprehur nën kushte tejet të rënda, lirisht mundë të shprehemi në një gjendje të jashtëzakonshme. Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të ndryshojnë qasjen dhe të pranojnë rezultatet e referendumit të Katalonjës dhe atë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.