Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama pret Haradinajn: Ky vit i shqiptarëve, të mbrojmë gjuhën shqipe

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama pret Haradinajn: Ky vit i shqiptarëve, të mbrojmë gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut nën kryesinë e dy kryeministrave. Ai dha detaje mbi mbledhjen e dy qeverive, e cila do mbahet në Korçë më 27 nëntor 2017.

Rama theksoi se ky nuk do të jetë viti i qokave, por i shqiptarëve të zakonshëm dhe i fëmijëve të kombit shqiptar, në kuadër të bashkëpunimit të dy qeverive.

FJALA E RAMËS:

Nuk kish se si sot teksa kryeministri i Kosovës e nderon Shqipërinë me vizitën e tij, mos të nguteshim që të mos çelnim tiparin e parë të përpjekjes së përbashkët të një viti simbolik për gjithë Shqipërinë: viti nën shenjën e paperëndueshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Vit që e duam si gur të ri kilometrik, në ndërlidhjen mes veti e të shkëmbimeve që ndërtojmë ura nën një çati të përbashkët evropiane. Vit që e duam dinjitoz, shpresëdhënës për shqiptarët.

Në përshkrimet që i janë bërë heroit tonë, spikat ai i dinjitarit mysliman që shkruan se Skënderi frymëzonte dashurinë, hirësinë dhe hijeshinë.

Viti ndërkombëtar i Skënderbeut lipset të jetë i këtyre vetive dhe themeli i imazhit që përçojmë në botën që na rrethon dhe universin evropian që ne shqiptarët i përkasim.

Vitin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut nuk e duam si pretekst, por si motiv për të ripërtërirë lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe si një yll të ri për të ecur përkrah njëri-tjetrit në funksion të një të ardhmeje për të gjithë shqiptarët.

Duam t’i biem pas motos autentike: Ndiqmëni. Komisioni shtetëror do të ketë një kuadër punë të përbashkët nën kujdesin simbolik të presidentit të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe falë përpjekjes së një tryezë ku përfshihen autoritete të larta të Shqipërisë dhe Kosovës dhe të Tiranës, Prishtinës, Tetovës ashtu dhe mendje të mbara të botës tonë akademike, universitare pa kufi.

Ky vit-busull i përbashkët ardhmërie, në funksion të njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë në botë.

Gjatë këtij anumgrazie mesazhi i parë i ardhmërisë besoj duhet t’i kushtohet botës shqiptare për të rritur pjesëmarrjen e çdo shqiptari në të drejtën dhe qytetarinë sidomos atyre në diasporë si dhe për të drejtën e votimit të shqiptarëve jashtë shtetit, proces që Kosova e ka nisur dhe duhet ta marrim shembull.

Duhet të angazhohemi për fëmijët tanë që bëjnë sukses në Evropë e Amerikë.

Teksa do ta përmbyllim vitin ndërkombëtar më 28 nëntor 2018 do rendisim ç’ka jetësuam dy qeveritë për shqiptarët jashtë kufirit.

Nuk është as e tepërt dhe as e parakohshme që bashkarisht të mendojmë edhe për t’u ndarë nga historia e lodhshme e sovjetikëve të Akademisë së Shkencave që i përkasin së shkuarës dhe t’i hapim rrugë një akademie të gjithë shqiptarëve pa kufi.

Dua ta theksoj që na takon ne bashkarisht si 2 qeveri të dy shteteve shqiptare të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, gjuhës të të folur dhe të të shkruarit dhe na takon në t’i bëhemi mburojë kësaj arritje të jashtëzakonshme të qytetarisë.

Ne duhet të këmbëngulim në ndërthurjen e shanseve për rininë. Mesazhi i katërt do ishte ai i dinjitetit qytetar, program i posaçëm nën kujdesin e ministrisë së Mbrojtjes.

Radikalizimi, lufta ndaj ekstremizmit të dhunës, projekt që të përfshijë rininë në një proces që nuk e sheh margjianlizimin e të rinjve si një sëmundje të padurueshme të kohës.

Kryesorja dhe filli i të gjithë takimeve – fakti që ky nuk do jetë viti i të pushtetshmëve dhe qokave përkujtimore, por viti i shqiptarit të zakonshëm dhe i fëmijëve të kombit shqiptar, që të japim më të mirën tonë duke e çuar përpara procese dhe nisma që i shërbejnë së ardhmes dhe e shkuara pike referimi që krenarinë e kthen në frymëzim për të ardhmen.

Është detyra jonë e përbashkët që datat t’i kthejmë në stacione ku të flasim me një gjuhë për të ardhmen dhe t’i drejtohemi njerëzve me gjuhën e rezultateve konkrete që të punojmë bashkarisht që hapësira që mbulojnë këto dy shtete të jetë një hapësirë shqiptare për nj të ardhme të integruar në BE./ Tirana Today

Tags: gjuhën shqipeKy vit i shqiptarëveRama pret Haradinajntë mbrojmë

TË LIDHURA

“Mos më prekni, jam police!”/ Sherr mes dy motrave dhe një efektiveje në Tiranë
Aktualitet

“Mos më prekni, jam police!”/ Sherr mes dy motrave dhe një efektiveje në Tiranë

16:24 | 23/01/2026
Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt
Aktualitet

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

12:23 | 23/01/2026
Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:
Kryesore

Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

12:17 | 23/01/2026
Next Post
Haradinaj: Mbështetja e Shqipërisë, Kosova nuk është ndjerë kurrë vetëm!

Haradinaj: Mbështetja e Shqipërisë, Kosova nuk është ndjerë kurrë vetëm!

Raporti/ Taksat dhe korrupsioni pengojnë iniciativat për të bërë biznes në Shqipëri

Raporti/ Taksat dhe korrupsioni pengojnë iniciativat për të bërë biznes në Shqipëri

Vendimet Rama-Haradinaj: Hiqen kontrollet në kufi me Kosovën, bashkim doganor në Durrës

Vendimet Rama-Haradinaj: Hiqen kontrollet në kufi me Kosovën, bashkim doganor në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

“Mos më prekni, jam police!”/ Sherr mes dy motrave dhe një efektiveje në Tiranë
Aktualitet

“Mos më prekni, jam police!”/ Sherr mes dy motrave dhe një efektiveje në Tiranë

by mirseda
16:24 | 23/01/2026
0

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë komisariatit numër...

Ambasada gjermane: Shqipëria të intensifikojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasada gjermane: Shqipëria të intensifikojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit

16:20 | 23/01/2026
Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe

14:40 | 23/01/2026
Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

14:32 | 23/01/2026
Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

14:28 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com