Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 25 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 25 shtator?

25 Shtator 1926- Industrialisti Henry Ford shpall javën e 5 ditore të punës

Asnjë industrialist nuk ka qenë kaq shumë i dhënë pas bonuseve për punonjësit e tij, sesa Henry Ford. Në vitin 1914, ai njoftoi se ai do t’i paguante ata 5 dollarë në ditë, ose sa dyfishi i normës së kohës. Me paratë shtesë, arsyetonte Ford, punëtorët mund të blinin automobilin e tij “Model T”. Punëtorët po bëheshin bazamenti i klasës së mesme. Aktin tjetër Fordi e shpalli më 25 shtator 1926, kur kompania e tij njoftoi javën 5-ditore të punës.

Siç vinte në dukje agjensia e lajmeve “Ford News” e kompanisë së tij, në muajin tetor, “Ashtu si dita 8-orëshe e punës, i hapi rrugën zhvillimit në Amerikës, edhe java 5-ditore e punës do t’i hapë udhën një prosperiteti më të madh… Është koha të hiqet dorë nga koncepti, se koha e lirë për punëtorët është ose kohë e humbur, ose një privilegj”.

Javën 5-ditore e punës, mendone Ford, do t’i inkurajonte punëtorët e industrisë të pushonin dhe të bënin pazar të shtunave. Shumë shpejt, prodhuesit në mbarë botën ndoqën këshillën e tij. “Njerëzit me më shumë kohë të lirë në dispozicion, kanë nevojë për më tepër rroba”-argumentoi ai. “Ata konsumojnë një shumëllojshmëri ushqimesh, dhe u duhet më shumë transporti i automjeteve”. Duke përfituar nga lëvizjet e tij të mençura, Ford e ndërpreu prodhimin e “Modelit T”, dhe nisi prodhimin e “Modelin A”, nga i cili vetëm në vitin 1927 do të shiheshin 10 milionë automjete.

25 Shtator 1789- Kongresi Amerikan miraton Deklaratën e të Drejtave

Kongresi i Shteteve të Bashkuara, miraton 12 ndryshime në Kushtetutë, dhe ia dërgon ato shteteve për ratifikim. Ndryshimet, të njohura si Deklaratave e të Drejtave, u hartuan për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve amerikane, duke u garantuar atyre lirinë e fjalës, shtypit, mbledhjen dhe ushtrimin e fesë; të drejtën për një procedurë të drejtë ligjore, si dhe mbajtjen e armëve.

25 Shtator 1897 – Lind shkrimtari amerikan William Faulkner

Shkrimtari i mirënjohur, William Faulkner, lindi në Neë Albany të Misisipit më 25 shtator 1897. Ai e kaloi pjesën më të madhe të rinisë në Oksford, ku babai i tij ishte i punësuar si menaxher biznesi në Universitetin e Misisipit. Faulkner u largua nga shkolla e mesme para se ta përfundonte atë, dhe ndoqi përkohësisht universitetin, duke  e lënë në semestrin e parë të vitit të tij të dytë.

I dëshpëruar pas fundit të një lidhje dashurie, dhe i frymëzuar nga aspiratat për lavdi ushtarake, ai iu bashkua Forcave Ajrore Kanadeze, por nuk u bë asnjëherë pjesë e shërbimit aktiv. Faulkner është fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1949, kryësisht me romanet dhe novelat, ndërsa ka shkruar edhe poezi e skenare filmash. Shumica e veprave, janë vendosur në vendlindjen e tij në Missisipi, ndërsa protagonistët kryesorë janë njerëz të thjeshtë, tregtarë, fermerë, njerëz të varfër apo zezakë të diskriminuar nga të bardhët.

25 Shtator 1944- Lind aktori i mirënjohur amerikan Michael Douglas

Michael Douglas është aktor dhe producent i njohur amerikan, i shquar kryesisht në filma dhe televizion. Ai është nderuar me çmimet Emmy, Golden Globe dhe dy Academy AWards, më së pari si producent i fotografisë më të mirë në filmin e vitit 1975, “Dikush fluturoi në folenë e qyqes”, dhe si aktori më i mirë në vitin 1987, për rolin e tij në filmin “Wall Street”. Douglas ka fituar ndërkohë edhe çmimin AFI Life Achievement Award në vitin 2009.

25 Shtator 2005 – IRA ç’armatoset zyrtarisht

Dy muaj pasi shpalli synimin e saj për tu ç’armatosur, Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) dorëzoi armët para inspektorëve ndërkombëtare. Ky proces ndodhi në vende të fshehta në Republikën e Irlandës. Një prift protestant dhe një katolik, si dhe zyrtarë nga Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara, shërbyen si dëshmitarë të ngjarjes historike.

Armët automatike, municionet, raketat dhe eksplozivët, qenë në mesin e armëve që u dorëzuan në mënyrë vullnetare.E themeluar në vitin 1919 për të luftuar ushtarakisht sundimin britanik në Irlandë, IRA kishte vepruar që nga viti 1960 si krahu ushtarak i Sinn Fein, partisë politike nacionaliste irlandeze.

Ajo kreu akte terroriste dhe vrasje për më shumë se 30 vjet, në përpjekje për të liruar Irlandën e Veriut nga sundimi britanik. Në prill 1998, pas më shumë se 22 muaj bisedimesh, u nënshkrua përfundimisht një marrëveshje paqeje prej 67 faqesh, e quajtur si Marrëveshja e Belfastit ose e Premtja e Mirë.

Edhe pse shumë irlandezë protestantë të Irlandës së Veriut, nuk besonin se IRA kishte hequr vërtet dorë nga të gjitha armët, ç’armatimi përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme në rajonin e trazuar. Pas këtij akti, fraksione të ndryshem të IRA-s, kërcënonin se do të vazhdonin dhunën.

25 Shtator 1959 – Eisenhower dhe Khrushchev, takohen në SHBA për bisedime

Udhëheqësi sovjetik, Nikita Khrushchev, e zgjati me dy ditë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, për të zhvilluar bisedime me presidentin amerian Dwight Eisenhower. Të dy udhëheqësit, arritën një dakordësi të përgjithshme mbi një numër çështjesh, por incidenti me avionin zbulues amerikan U-2 majin e vitit 1960, shkatërroi çdo shpresë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Uashington-Moskë gjatë presidencës Eisenhower.

25 Shtator 1396 – Ushtria e madhe e kryqtare, e udhëhequr nga anglezi John the Fearless, dhe Mbreti Sigismund i Hungarisë, pëson një disfatë të rëndë në Nikopolis përballë ushtrisë osmane, të drejtuar nga vetë Sulltan Bajaziti.

25 Shtator 1938 – Presidenti amerikan Franklin Roosevelt, nxit nisjen e bisedimeve midis Adolf Hitlerit dhe presidentit çek Edvard Benes për çështjen e krahinës së Sudeteve.

25 Shtator 1943 – Ushtria e Kuqe çliron Smolenskun nga ushtria gjermane, e cila filloi të tërhiqjen nëpërmjet lumit Dniepër nga Bashkimi Sovjetik.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 25 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Lezhë/ Kryebashkiakut demokrat i djegin makinën në parkingun e pallatit

Lezhë/ Kryebashkiakut demokrat i djegin makinën në parkingun e pallatit

Shtypi nga bota, 25 shtator 2017

Shtypi nga bota, 25 shtator 2017

Spiropali shpërthen ndaj Bashës: A ke atdhe ti mor burrë i dheut?

Spiropali shpërthen ndaj Bashës: A ke atdhe ti mor burrë i dheut?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com