Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 21 shtator?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 21 shtator?

21 shtator 1792 – Franca anulon monarkinë, dhe shpall republikën

Natën e 10 gushtit 1792, kryengritësit, të mbështetur nga një komunitet i ri revolucionar i Parisit, sulmuan Tylëritë. Familja mbretërore u burgos, dhe një mbledhje e shpejtë e Asamblesë Legjislative e pezulloi monarkinë; ndërsa qenë të pranishëm vetëm një e treta e deputetëve ishin të pranishëm, pothuajse të gjithë Jakobinë. Ajo që mbeti nga një qeveria kombëtare, varej nga mbështetja e Komunës.

Kjo e fundit dërgoi banda nëpër burgje duke masakruar për vdekje mbi 1400 njerëz, ndërsa i drejtoi një qarkor qyteteve të tjera franceze, duke i ftuar ta ndiqnin këtë shembull. Asambleja bëri një rezistencë të dobët. Kjo situatë vazhdoi derikur Konventa, e ngarkuar me shkrimin e një kushtetute të re, u mblodh më 20 shtator 1792 dhe u bë de fakto qeveria e re de e Francës.  Të nesërmen, ajo njoftoi anulimin e monarkisë dhe shpalljen e republikës.

Kjo masë erdhi një vit pasi Mbreti Luigi XVI, miratoi me gjysmë zemre një Kushtetutë të re, që i hoqi atij pjesës më të madhe të kompetencave. Mbreti u përpoq të arratisej në qershorin e vitit 1791 për t’u bashkuar me fisnikët në mërgim, por nuk pati sukses, ndërsa u ekzekutua në gijotinë pak kohë më vonë.

21 Shtator 1998 – Publikohet dëshmia e presidenti Bill Clinton në Gjykatën e Lartë, mbi marrëdhënien e tij me Monica Lewinsky

Videoja e dëshmisë së presidentit amerikan në 17 gushtin e vitit 1998 përpara Jurisë së Madhe, iu dërgua një stacioni televiziv në orën 9 të paradites, për t’u transmetua menjëherë edhe nga shumë rrjete televizive të SHBA-së gjatë gjithë asaj dite. 

Presidenti Klinton u mor në pyetje nga prokurorët për natyrën e saktë të marrëdhënieve të tij me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky – dhe nëse ai kishte gënjyer më herët kur ndodhej nën betim. Skandali seksual, njollosi në fundin e mandatit të tij të dytë presidencën e zotit Clinton, ndërsa presidenti ishte shumë pranë shkarkimit, akt që u evitua në fund nga Kongresi.

21 Shtator 1921- Një shpërthimi i tmerrshëm në Gjermani vret rreth 600 njerëz

Më 21 shtator 1921, një kullë që përmbante 4500 ton përzierje të sulfatit të amoniit dhe nitratit të amoni shpërtheu në një fabrikë në Oppau, sot pjesë e Ludvigshafen në Gjermani, duke vrarë rreth 600 njerëz dhe plagosur më shumë se 2.000 të tjerë.

Fabrika kishte filluar prodhimin e sulfatit të amonit që në vitin 1911, por gjatë Luftës së Parë Botërore kur Gjermania nuk ishte në gjendje të merrte më nga jashtë squfurin e nevojshëm, filloi të prodhonte edhe nitrat amoni. Amoniaku mund të prodhohej pa u importuar lënda e pare nga jashtë shtetit, nëpërmjet procesit Haber.

Në krahasim me sulfatin e amonit, nitrat amoni është shumë higroskopik, prandaj përzierja e sulfatit të amonit dhe nitratit bëhen bashkë një trup nën presionin e peshës së tyre. Punëtorët duhej të përdornin çengela për ta nxjerrë atë, ndaj për të lehtësuar punën, u mendua të përdoreshin sasi të vogla dinamiti.

Procedura u provua në mënyrë eksperimentale dhe u konsiderua e sigurtë; asokohe nuk dihej që nitrat amoni ishte një lëndë tejet eksplozive. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi pas rreth 20 mijë shpërthimeve të vogla, deri në shpërthimin e madh tragjik të 21 shtatorit. Ndërsa të gjithë punonjësit e fabrikës gjetën vdekjen, shkaqet e asaj ngjarje nuk janë ende sot të qarta. Një teori, është se përzierja kishte ndryshuar, duke patur një përqendrim më të lartë të nitratit të amonit.

21 Shtator 1964 – Malta fiton pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar. Vendi ishullor ra nën kontrollin britanik në vitin 1814, si pjesë e Traktatit të Parisit. Fillimisht, Malta e ruajti Mbretëreshën e Anglisë si kreun e saj të shtetit, por 10 vjet më vonë e shpalli veten republikë të pavarur.

21 Shtator 1327 – Mbreti i Anglisë Eduardi II, vritet me urdhër të bashkëshortes së tij.

21 Shtator 1520- Sulejmani (i Madhërishëm), biri i Sulltan Selimit, bëhet sulltani i ri i Perandorisë Osmane. Nën sundimin e tij, perandoria arriti zgjerimin e saj më të madh në 3 kontinente, Azi, Evropë dhe Afrikë.

21 Shtator 1915 – Stonehenge shitet në një ankand për 6.600 paund (11.500 dollarë). Blerësi e kishte një dhuratë për gruan e tij. Ai ia prezantoi monumentin historik kombit britanik tre vjet më vonë.

21 Shtator 1936- Ushtria gjermane zhvillon stërvitjen më të madhe ushtarake që nga viti 1914.

21 Shtator 1993 – Rusia zhytet në një krizë kushtetuese, kur presidenti i atëhershëm rus Boris Jelcin e pezulloi parlamentin dhe e shfuqizoi Kushtetutën ekzistuese.

21 Shtator 1999 – Një tërmet i fortë godet Tajvanin, duke vrarë më shumë se 2.400 njerëz dhe  plagosur mbi 11 mijë të tjerë. Dëmet matariale i kapërcyen 10 miliardë dollarët.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 21 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 21 shtator 2017

Shtypi nga bota, 21 shtator 2017

Trafik droge nga Lezha drejt Kosovës, arrestohen 3 persona (EMRAT)

Trafik droge nga Lezha drejt Kosovës, arrestohen 3 persona (EMRAT)

Edhe Thaçi takohet me Trump, zbulon se çfarë i tha presidenti amerikan

Edhe Thaçi takohet me Trump, zbulon se çfarë i tha presidenti amerikan







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com