Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 18 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 18 shtator?

18 Shtator 1961- Shefi i OKB-së Hammarskjold vdes në një aksident ajror

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, suedezi Dag Hammarskjold humbi jetën, ku avioni i tij u rrëzua në rrethana misterioze pranë Ndolas në Rodezinë Veriore në Afrikë (Zambia e sotme). Hammarskjold po shkonte të takonte Moise Tshombe, liderin e krahinës separatiste kongoleze të Katangas, për të biseduar mbi dhënien fund të krizës që kishte përfshirë Kongon.

Hammarskjold, sekretari i dytë i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ishte një person me ndikim të madh për paqen gjatë 7 viteve të tij në atë detyrë. Ai qe djali i Hjalmar Hammarskjold, ish-kryeministrit të Suedisë gjatë viteve 1914-1917. Dag Hammarskjold punoi si ekonomist, dhe në vitet 1930 iu bashkua shërbimit civil suedez, si sekretar i një komiteti qeveritar mbi papunësinë.

Në vitin 1936, ai mbante postin e nënsekretarit të përhershëm në Ministrinë e Financave. Hammarskjold u bë pjesë e ministrisë së Jashtme të Suedisë në vitin 1947, dhe në vitin 1951 merr postin e zv.ministrit. Po atë vit, udhëtoi për në Kombet e Bashkuara si nënkryetar i delegacionit suedez, dhe një vit më pasi si kryetar, ndërsa në vitin 1954 zgjidhet shefi i ri i OKB-së.

18 Shtator 1987 – Reagan njofton eleminimin e nga 1 mijë mbushjeve bërthamore nga SHBA dhe BRSS

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovketik, do të nënshkruanin në fund të vitit 1987 një marrëveshje për të zvogëluar numrin e raketave bërthamore. Presidenti amerikan, Ronald Reagan, njoftoi në 18 shtator 1987 se mbi 1.000 mbushje bërthamore do të eleminoheshin gjatë viteve të ardhshme nga secila prej dy supërfuqive.

Samiti SHBA-BRSS  në Uashington, do të përfundonte me traktatin e parë që reduktonte numrin e përgjithshëm të armëve bërthamore, që nga shpikja e tyre 50 vjet më parë. Presidenti Reagan, tha se bisedimet ishin “të sinqerta dhe konstruktive”, në një kohë që ministri i Jashtëm sovjetik, Eduard Shevardnadze, tha se ishte “koha për të vjelur frytet”.

18 Shtator 1851- Themelohet gazeta prestigjioze “New York Times”

E përditshmja e mirënjohur amerikane “New York Times” u themelua më 18 shtator 1851, nga gazetari dhe politikani Henry Jarvis Raymond, zv/kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan dhe ish-bankieri George Jones, fillimisht si “New York Daily Times”. Ajo u shit në fillim 1 cent për kopje. Gazeta e ndryshoi emrin e saj në “The New York Times” në vitin 1857.

Ndikimi i gazetës u rrit gjatë viteve 1870-71, ndërsa ruajti linjën politike të Partisë Republikane. Ndërkohë, gjatë viteve 1880, “New York Times”, vetëshpallet politikisht e pavarur; edhe pse në vitin 1884, gazeta mbështeti kandidatin demokrat Grover Cleveland në zgjedhjet e tij të para presidenciale. Ndërsa ky veprim, e dëmtoi lexueshmërinë e të përditshmes, gazeta e rifitoi brenda pak vitesh pjesën më të madhe të terrenit të humbur.

“New York Times” u ble nga Adolph Ochs, botues i “Chattanooga Times” në vitin 1896. Një vit më pas ai shpalli sloganin e gazetës:”Të gjitha lajmet që janë të përshtatshme për t’u publikuar”; kjo përbente një goditje ndaj botimeve konkurrente si “Neë York World” e Joseph Pulitzer, dhe “New York Journal” e William Randolph Hearst, të cilat ishin të njohura për gazetarinë investigative.

Nën drejtimin e tij, “The New York Times” arriti famën ndërkombëtare kur në vitin 1904 mori transmetimin e parë pa tel nga një betejë detare, një raport mbi shkatërrimin e flotës ruse në betejën e Port Arturit në Detin e Verdhë, gjatë Luftës Ruso-Japoneze. Në 1910, gazeta u kërkua të shpërndahej çdo ditë në Filadelfia, ndërsa 10 vjet më vonë, filloi të dërgohej çdo ditë me avion në Londër.

18 Shtator 1970 – Vdes këngëtari i famshëm Jimi Hendrix

Këngëtari i njohur i muzikës heavy-metal, Jimi Hendrix, vdes në Londër në rrethana të cilat nuk u shpjeguan asnjëherë plotësisht. Ai e kishte kaluar mbrëmjen e fundit në një festë, dhe u dërgua për të fjetur nga e dashura Monika Dannemann në banesën e saj në Hotel Samarkand në Notting Hill. Nga të dhënat e autopsisë dhe deklaratat e miqve të tij, rezulton që Hendrix të ketë vdekur brenda disa orëve pas mesnatës.

18 Shtator 1987 – Qindra vetë helmohen qëllimisht në Brazil

Qindra njerëz u helmuan nga rrezatimi i çeziumit 137, nga një aparaturë e braktisur në rrugë

që dikur ishte përdorur për terapinë kundër sëmundjeve tumorale. Instituti i Radioterapisë në Goiania, 950 km larg Sao Paolos kishte ndërruar ambjent, dhe kishte marrë më këtë rast edhe një pajisje të re, ndërsa pajisjen e vjetër e braktisi në rënojat e ndërtesën e vjetër të institutit, deri kur dy banditë e nxorrën qëllimisht në rrugë, duke helmuar qindra kalimtarë.

18 Shtator 1934- Bashkimi Sovjetik pranohet në Lidhjen e Kombeve, Ai u dëbua vetëm disa vjet më vonë, për shkak të veprimeve të tij saj agresive ndaj Finlandës.

18 Shtator 1948 – Margaret Chase Smith, bëhet gruaja e parë e zgjedhur në Senat, kur arriti të mposhtë kundërshtarin demokrat Adrian Scolten. Smith është gjithashtu gruaja e vetme, që u zgjodh të shërbejë si në Senat ashtu edhe në Kongres.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 18 Shtator?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 18 shtator 2017

Shtypi nga bota, 18 shtator 2017

Ishujt Karaibe pritet të goditen edhe nga uragani “Maria”

Ishujt Karaibe pritet të goditen edhe nga uragani “Maria”

Tërhiqet Rama për listën e zezë: Kazani thotë “erdhi diktatura”, por…

Rama promovon Fierin, qytetari: Shumë bukur, ne ktej ecim akoma me gomar...

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

by mirseda
11:17 | 24/05/2025
0

Një shtetas italian, D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin...

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, policia nis hetimet

Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

10:56 | 24/05/2025
Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

10:17 | 24/05/2025
Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

09:47 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com