Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ish-basketbollisti Agim Fagu merr dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”

9 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Ish-basketbollisti Agim Fagu merr dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”

Ish-basketbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Partizanit, Agim Fagu ka marrë sot nga presidenti Meta dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Basketbollisti i njohur i viteve ’70-të shkëlqeu jo vetëm në fushën e basketbollit, por edhe në arenën e diplomacisë shqiptare.

“Ka dekorata që nderojnë njerëz, por ka edhe njerëz që nderojnë dekorata. Agim Fagu është pikërisht i tillë. Mund të flisja gjatë për personalitetin e Agim Fagut si diplomat, por fare shkurt mund të them se personaliteti i tij ka shkëlqyer në mënyrë të veçantë në detyrën si ambasador i Britanisë, ku kontributi i tij për zgjidhjen e luftës së Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm. E kam të vështirë të flas për Agim Fagun, për arsye se unë nuk kisha lindur në 1968, kur ai shkëlqente si basketbollist”, tha ndër të tjera presidenti Meta. 

Por, kush është Agim Fagu?

Diplomati lindi në Tiranë në një familje sportistësh dhe nisi karrierën sportive në moshën 16-vjeçare.

Përgjatë 14 viteve luajti vetëm me “Partizanin”, dhe fitoi me të 9 kampionate kombëtare, 7 Kupa të Shqipërisë, merr pjesë në 8 Kupa të Europës, merr dhjetëra çmime ndërkombëtare e kombëtare midis të cilave: Mjeshtër Sporti në 67, Mjeshtër i Merituar Sporti në 69, shënuesi më i mirë në Turneun Olimpik në Holandë 1972, në Kampionatin Europian në Gjermani 1974 shënuesi më i mirë etj.

Në vitin ’78, idhulli i mijëra njerëzve shkëputet nga sporti.

Iu fut politikës politikës pas viteve ‘89, kur u shpall edhe kandidat për kreun e bashkisë së kryeqytetit.

Në vitin 1998 legjenda e basketbollit shqiptar emërohet ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar në Londër. Ai qëndroi në këtë post për gati 7 vjet, nga viti 1998 deri në vitin 2005 dhe gjatë kësaj periudhe luajti një rol të madh në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe lehtësimin e procedurave të vizave.

Agim Fagu u largua nga posti i ambasadorit të Shqipërisë në Angli në vitin 2005.

Agim Fagu në 2011 ka marrë edhe medaljen “Për shërbime të Shquara” me motivacionin “Për arritje të jashtëzakonshme në sportin e basketbollit, si një ndër sportistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave. Për kontributin e veçantë të dhënë në klubin sportiv “Partizani” dhe për kombëtaren shqiptare të basketbollit, si dhe për rritjen e reputacionit të basketbollit shqiptarë, si brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë”.

Tags: Agim FaguGjergj Kastriot Skenderbeuish-basketbollistimedaljepresidenti meta

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë
Sport

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Next Post
Shpërthimi në Londër, policia konfirmon: Ishte akt terrorist!

Shpërthimi në Londër, policia konfirmon: Ishte akt terrorist!

A do të ketë këtë vit Lotari Amerikane? Del përgjigja zyrtare!

A do të ketë këtë vit Lotari Amerikane? Del përgjigja zyrtare!

Njihuni me Haliman, modelja e suksesshme me shami

Njihuni me Haliman, modelja e suksesshme me shami







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

by mirseda
10:49 | 17/04/2026
0

Elisa Spiropali deputete e PS-së, ish-ministre e Jashtme dhe ish- Kryetare e Kuvendit ka reaguar me një...

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

10:35 | 17/04/2026
SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë

10:15 | 17/04/2026
Ministri Hoxha në Turqi për Forumin e Diplomacisë

Ministri Hoxha në Turqi për Forumin e Diplomacisë

09:46 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com