Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Siti arkeologjik i Komanit, miratohet vendosja e tabelave informative

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Siti arkeologjik i Komanit, miratohet vendosja e tabelave informative

Në mbledhjen e saj të fundit, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR), ka miratuar projektin për “Vendosjen e Tabelave Informative” që mundësojnë vizitën e sitit Arkeologjik të Komanit. Përmes këtij vendimi promovohet “Kultura e Komanit”, si dhe ajo e peizazhit natyror dhe zonës përreth saj,  nëpërmjet realizimit të shtigjeve të ecjes me këmbë nëpër Qytezën e Dalmaces, në Koman (Bashkia Vau  Dejës), shenjimit të tyre dhe regjistrimit me GPS.

Ministria e Kulturë thekson se, ky  destinacion i ri është një mundësi mjaft e mirë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe atij të aventurës, duke bërë të mundur njohjen e një prej thesareve të tjera të trashëgimisë kulturore në Shqipëri si dhe pamjet spektakolare që të ofron natyra. Gjithashtu ky sit arkeologjiko-natyror është edhe një mundësi për zhvillimin ekonomik e social të zonës, e cila mbart tradita karakteristike. Gjithsej janë 8 shtigje të cilat mund të bëhen të gjitha bashkë, përreth sitit arkeologjik.

Shtigjet e realizuara me GPS, si edhe të shenjuara gjatë gjithë gjatësisë së tyre do t’i drejtojnë turistët në vendbanim duke u dhënë kënaqësinë e vizitave në kishat, banesat, punishtet, nekropolin si edhe të natyrës përreth.

Në fillim të sitit, në vendbanimin kryesor dhe në fund të sitit arkeologjik vendosen tri  tabela të mëdha informative, të cilat tregojnë shtigjet, si dhe historinë që e shoqëron këtë  mrekulli të trashëgimisë sonë kulturore, shkruan koha.

Përgatitja e informacionit në tabela është  hartuar nga arkeologia Etleva Nallbani, drejtuese e Misionit Arkeologjik Francez, ndërsa përpunimi i shtigjeve në GPS në hartë është bërë nga Sabah Seferaj dhe ekspertë të tjerë të Shoqatës COSPE, në Shkodër.

Komani është një nga vendbanimet mesjetare më të rëndësishme të Shqipërisë, rreth 60 km larg nga Shkodra në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës. Zbulimet e varrezës mesjetare të Komanit, më e madhja e gërmuar deri tani në Shqipëri i kanë dhënë emër “Qytetërimit Mesjetar të Komanit” në territorin shqiptar dhe më tej në Ballkanin Perëndimor. Komani përmendet në relacionet e priftërinjëve françeskanë që nga mesi i shek.19 dhe nga shumë udhëtarë të huaj që vizituan Shqipërinë. Gërmimet e para në varrezën e Dalmaces u realizuan në vitin 1898 nga ish-konsulli francez në Shkodër, Alexandre Degrand. Rëndësia historike e vendbanimit të Koman (Dalmace) dhe pasuria e madhe arkeologjike e tij, bën që me vendim të Këshillit të Ministrave të datës, 22/09/2015 i gjithë territori prej 100 ha të vihet nën mbrojtje të shtetit shqiptar, i kategorizuar në zona të mbrojtura A dhe B. Vendbanimi arkeologjik është i vizitueshëm vetëm me këmbë.

Tags: arkeologjike tabelavei KomanitinformativemiratohetSitivendosja

TË LIDHURA

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
Kultura

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

21:09 | 10/07/2025
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …
Kryesore

Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …

09:58 | 07/07/2025
Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës
Kultura

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

08:18 | 02/07/2025
Next Post
Lindja e Afërt “molla e sherrit” mes  SHBA-ve dhe BE-së

Lindja e Afërt “molla e sherrit” mes SHBA-ve dhe BE-së

Shtypi gjerman: Qeveria Haradinaj varet nga zemërgjerësia e pakicës serbe

Shtypi gjerman: Qeveria Haradinaj varet nga zemërgjerësia e pakicës serbe

Lajmi i Fundit/ Sherri degradon në plagosje me armë te “Pazari i Ri”

Lajmi i Fundit/ Sherri degradon në plagosje me armë te “Pazari i Ri”

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

by mirseda
07:47 | 17/07/2025
0

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe...

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com