Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Paulo Coelho mbi dashurinë dhe miqësinë

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Paulo Coelho mbi dashurinë dhe miqësinë

I lindur në Rio de Janeiro të Brazilit më 24 gusht 1947, Paulo Coelho, është një nga shkrimtarët më të dashur të kohëve të fundit. Romanet e tij, mes magjikes dhe shpirtërores, janë ndër më të shiturit në botë. Librat e Coelho, “Alkimisti”, “Rrugëtimit drejt Santiagos”, “Manual i luftëtarit të dritës”, sa për të përmendur disa – janë shndërruar në një kult të letërsisë botërore bashkëkohore: tregimet e tij, karakterizohen veç të tjerash edhe nga histori dramatike personale (të qenit rebel dhe refuzimi i rregullave sociale, e çuan gjatë viteve 1960 në një spital psikiatrik), janë të fokusuar tek vlerat dhe kërkimi shpirtëror, duke vënë në dukje të jashtëzakonshmen (në mesin e temave të përsëritura të Coelho-s), që mund të gjendet në jetën e gjithë njerëzve.

“Rrugëtimi drejt Santiagos”, roman i botuar në vitin 1987, i dha suksesin e parë të madh shkrimtarit brazilian. Libri është një lloj përralle magjike që tregon, përmes historisë së protagonistit, përvojën e vërtetë të përjetuar nga autori gjatë udhëtimit në këmbë për në Santiago de Kompostela. Më poshtë po paraqesim disa prej frazave më të famshme të romanit:

“Njeriu nuk mund të ndalet së ëndërruari. Ëndrra është ushqimi i shpirtit, siç është ushqimi për trupin. Shumë herë, gjatë jetës, ne shohim ëndrrat tona të veniten, dhe dëshirat tona të shtypen, e megjithatë është e domosdoshme të vazhdohet të ëndërrohet, përndryshe shpirti ynë vdes, dhe dashuria nuk mund t’iu përshkojë”.

“Njerëzit mbërrijnë gjithmonë në kohën e duhur, në vendin ku janë duke i pritur”.

Pas tij vjen romani “Alkimisti”, kryevepra e Coelhos. I përkthyer në 56 gjuhë, romani përmbledh temat më të shpeshta të poetikës koelhiane: udhëtimin dhe ëndrrën, si mjete të rritjes personale. Ja disa prej frazave më të famshme të librit:

“Dëgjo zemrën tënde. Ajo i di të gjitha gjërat”.

“Frika nga vuajtja, është shumë më e keqe sesa vetë vuajtja”.

“I gjithë universi komploton, në mënyrë që cilido që e dëshiron me gjithë qenien e tij, të jetë në gjendje të realizojë ëndrrat e veta”.

“Kur të gjitha ditët bëhen të barabarta, kjo ndodh për shkak se ju nuk e vëreni se shumica e gjërave të mira ndodhin në jetë çdo ditë, kur dielli përshkruan qiellin”.

“Është pikërisht mundësia e realizimit të një ëndrre, ajo që e bën jetën interesante”.

Udhëtimi, i kuptuar si një mjet për të rizbuluar veten është subjekti kryesor i “Zahir”. Romani, i botuar në vitin 2005, flet për një shkrimtar, gruaja misterioze e të cilit zhduket:

“Kur nuk kisha asgjë për të humbur, fitova gjithçka. Kur pushova së qeni ai që isha, e rigjeta veten. Kur njoha poshtërimin por vazhdova të ec përpara, kuptova se isha i lirë të zgjedh fatin tim”.

“Gjatë udhëtimit, u përplasa nëpër dallgë, erëra dhe stuhi, e megjithatë vazhdova të rrëmoj, gjithnjë e më i rraskapitur. Jam i vetëdijshëm se i jam shmangur objektivit, se nuk kam më në horizont ishullin ku synoja të shkoja. E megjithatë s’ka asnjë mënyrë për t’u kthyer pas:duhet të ec përpara, ose do të humbas në mesin e oqeanit”.

“Dashuria është një forcë e egër. Kur ne përpiqemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur ne përpiqemi ta burgosim, ajo na bën skllevër. Kur ne përpiqemi ta kuptojmë, ajo na lë të pataksur dhe konfuzë”.

Tags: AlkimistidashurinëmiqësinëPaulo CoelhoZahir

TË LIDHURA

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria
Bota

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

13:10 | 13/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…
Bota

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar…

10:45 | 06/01/2026
Next Post
Forcimi i lekut ul me 1.5 %, indeksi i çmimeve të importit

Forcimi i lekut ul me 1.5 %, indeksi i çmimeve të importit

Patozi: Rama po konsumon qeverinë akoma pa filluar puna

Patozi: Rama po konsumon qeverinë akoma pa filluar puna

Shtetet e BE-së mund të pranojnë azilkërkuesit

Shtetet e BE-së mund të pranojnë azilkërkuesit







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Mungon në seancën e GJKKO-së/ Altin Ndoci shpallet në kërkim
Aktualitet

Mungon në seancën e GJKKO-së/ Altin Ndoci shpallet në kërkim

by mirseda
11:54 | 15/01/2026
0

Në seancën e planifikuar për çështjen në fjalë, ku ishte i përfshirë edhe Altin Ndoci, Drejtoria e...

Vendimi i DASH për vizat, reagon Spiropali: SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve

Vendimi i DASH për vizat, reagon Spiropali: SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet e shqiptarëve

11:43 | 15/01/2026
Ambasadori holandez mbërrin në SPAK, pritet takimi i parë me Klodjan Brahon

Ambasadori holandez mbërrin në SPAK, pritet takimi i parë me Klodjan Brahon

10:26 | 15/01/2026
E rëndë në Korçë/ Banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë nga asfiksia 70-vjeçarja

E rëndë në Korçë/ Banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë nga asfiksia 70-vjeçarja

10:08 | 15/01/2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

09:37 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com