Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tradhtia e Behxhet Pacollit

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A duhet ta marrim seriozisht opozitën?  

Vendimi i Behxhet Pacollit për t’iu bashkuar “komandantëve” dhe për të tradhtuar koalicionin me Vetëvendosjen dhe LDK, do t’i japë Kosovës një qeveri të re dhe një panoramë të vjetër të qeverisjes. Qeveria e re, e cila dominohet nga 5 ministra të Pacollit, prej 4 deputetëve që ka gjithsej, është një zgjidhje jo entuziaste për Kosovën, pasi në vend të prodhojë një politikë të re, po riciklon gjithë problemet e vjetra të Kosovës, që nga ato që kanë shoqëruar ish- komandantët, e deri tek ato që kanë shoqëruar tipa si Behxhet Pacolli, të cilët kanë marrë avionin nga Moska në Beograd, e pastaj në Prishtinë, për të ndalur bombardimin e Serbisë nga NATO dhe për të bërë paqe me Milosheviçin.

Shkak për këtë u bë me sa duket vëllai i Milosheviçit, i cili ishte ndërkohë ambasador i Serbisë në Moskë, ku Pacolli ishte përfshirë në një tender korruptiv për rindërtimin e parlamentit rus, të hetuar ndërkombëtarisht për ryshfete ndaj vajzës së Jelcinit.

Pacolli nuk ka dëshirë të jetë shqiptar i keq, por ka dëshirë të jetë i pasur, dhe si i tillë është bërë në Lindjen e korruptuar. Korrupsioni të mban peng dhe të mban peng dhe kur ke të bësh me çështje më të mëdha se paraja, siç është fjala vjen, qëndrimi ndaj kombit tënd.

Ai nuk do kishte ardhur me qejf me avion nga Moska në Kosovë, sikur të mos ishin në mes paratë e Kremlinit dhe tenderi i tij problematik me vajzën e Jelcinit. Ai po ashtu nuk do ishte kaq pro oriental dhe pro liderëve të korruptuar të ish- republikave të Kaukazit, sidomos asaj të Kazakistanit, sikur dhe aty të mos ishte përdorur si biznesmen oborri.

Dhe në këtë rast, ai ka vepruar si tregtar. Kur e pa që dy blloqet politike, nuk po mundnin të formonin dot qeverinë, ai bëri pazar, shiti aleatët e tij dhe shkoi “dhëndër” tek pala tjetër, duke marrë paraprakisht një pajë të majme.

Qeveria e re është tashmë në dorë të Behxhet Pacollit dhe pakicës serbe, ndërsa tre çështjet e mëdha të saj, të cilat duhet të çlirojnë Kosovën në Bruksel, janë çështja e kufirit me Malin e Zi, bisedimet me Serbinë, dhe beteja kundër korrupsionit.

E vetmja parti legjitime brenda këtij koalicioni është PDK, pasi ajo i ka pasur në projekt këto pika. Ajo ka qenë pro ratifikimit të kufirit me Malin e Zi, por Haradinaj u betua se do derdhej gjak po të prekeshin livadhet, që në mënyrë të diskutueshme humbasin prej territorit të Kosovës. PDK po ashtu ishte pro bisedimeve që nisi Hashim Thaçi me Vuçiçin, por Haradinaj dhe “Nisma” i kanë kundërshtuar ato si shitje të Kosovës. Beteja e tretë, ajo kundër korrupsionit, besoj se do vërë në siklet çdo njeri që do ta zërë në gojë me këtë qeveri.

Pyetja themelore që ka ky koalicion tani, është se çfarë e bashkon atë?

Programi jo, se për objektivat kryesore të Kosovës kanë qëndrime të ndryshme. Qëndrimet politike jo, pasi kanë qenë në koalicione të ndryshme parazgjedhore. “Atdhedashuria” ngjan si fjalë cinike nëse varesh nga “LISTA” serbe dhe Pacolli. Korrupsioni duket i vetmi motiv që mund ta shtyjë para këtë shumicë të re, por mund të kthejë mbrapa Kosovën.

Opozita e re e Kosovës do të jetë për herë të parë një parti nacionaliste antieshtablishment si “Vetëvendosja” dhe një parti tradicionale pro-evropiane si LDK. Dhe ky është i vetmi lajm i mirë, pasi shpresat do të jenë më shumë tek opozita se sa tek qeveria. Qeveria do të humbasë shumë kohë dhe energji për gjetur gjuhën me serbët dhe Pacollin. “Shtegu i lig, të merr dyfekun”, thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Komandantët nuk kanë më “dyfekë” praktikisht. Por dhe ndoshta nuk u duhet, që kur kanë mësuar çfarë janë paratë. (TemA) 

Tags: bexhet pacollitradhtia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
(VIDEO) Barazon Maqedonia, Trajkovski shënon nga 11 metërshi

(VIDEO) Barazon Maqedonia, Trajkovski shënon nga 11 metërshi

Franca ndihmon Katarin, emëron përfaqësues diplomatik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët

Franca ndihmon Katarin, emëron përfaqësues diplomatik për zgjidhjen e problemeve me fqinjët

Maqedoni-Shqipëri, derbi ballkanas përfundon në paqe 1-1

Maqedoni-Shqipëri, derbi ballkanas përfundon në paqe 1-1







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë
Politikë

Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

by mirseda
17:26 | 10/04/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, ishte këtë të premte, 10 prill, në Berat, ku zhvilloi një takim me sipërmarrës...

Gjykata Kushtetuese dhe Avokatët diskutojnë ndalimin e dënimit të dyfishtë

Gjykata Kushtetuese dhe Avokatët diskutojnë ndalimin e dënimit të dyfishtë

17:13 | 10/04/2026
Rama: S’jam arrogant, përballem me fakte/ Korrupsioni po luftohet më shumë se kurrë

Rama: S’jam arrogant, përballem me fakte/ Korrupsioni po luftohet më shumë se kurrë

17:11 | 10/04/2026
Rama: Heqëm subvencionin e naftës për të shmangur abuzimet

Rama: Heqëm subvencionin e naftës për të shmangur abuzimet

17:04 | 10/04/2026
Trump në mbështetje të aleatit të tij para zgjedhjeve: Hungarezë, shkoni votoni për Viktor Orban!

Trump në mbështetje të aleatit të tij para zgjedhjeve: Hungarezë, shkoni votoni për Viktor Orban!

16:56 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com