Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 3 shtator?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 3 shtator?

1783 – Lufta Revolucionare Amerikane përfundon me nënshkrimin e Traktatit të Parisit midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Pika kryesore e traktatit thekson se Mbretëria Britanike i njeh Shtetet e Bashkuara si vend të lirë, sovran dhe të pavarur dhe heq dorë nga çdo pretendim territorial dhe trashëgimi pronësie.

1875- Ferdinand Porsche, inxhinieri dhe themeluesi i makinave Porsche, lindi më 3 shtator të vitit 1873 në Maffersdorf, Austri.

Ai filloi karrierën e tij tek kompania Daimler, dhe arriti të ngrihej në funksionin e drejtorit të përgjithshëm. U largua nga detyra në vitin 1931, për të projektuar makinat e tij sportive dhe të garave. Ndoshta projekti i tij më i famshëm ishte ideja e Hitlerit për “makinat popullore”, Volkswageni. Porsche, së bashku me djalin e tij, ishte përgjegjës për planet fillestare për Volkswagenin. Bashkëpunimi me Hitlerin i kushtoi atij shtrenjtë, ai u arrestua nga francezët, pas Luftës së Dytë Botërore, dhe u mbajt për disa vjet përpara se të lirohej.

1939- Fillon Lufta e Dytë Botërore. Si përgjigje për pushtimin e Polonisë nga Hitleri, Britania dhe Franca, të dyja aleate të vendit të pushtuar, i shpallën luftë Gjermanisë, duke filluar Luftën e Dytë Botërore.

Viktima e parë u bë anija britanike e linjës oqeanike, Athenia, e cila u fundos nga nëndetësja gjermane U-30, që e mendoi anijen britanike një anije luftarake. Në anije kishte më shumë se 1.100 pasagjerë, 112 prej të cilëve humbën jetën, midis tyre 28 amerikanë. Presidenti Ruzvelt, ndonëse ishte i shqetësuar nga tragjedia, deklaroi se Amerika nuk do të dërgonte ushtrinë e saj në Europë. Shtetet e Bashkuara do të qëndronin neutralë për disa vite.

Britania, nga ana e saj, si fillim, hodhi mbi Gjermani 13 ton fletëpalosjeve propagandistike kundër nazistëve. Më 4 shtator, ata filluan të bombardonin anijet gjermane, duke u shkaktuar humbje të mëdha. Ata gjithashtu synonin të mos dëmtonin civilët gjermanë. Ushtria gjermane, sigurisht, nuk ishte kaq e frenuar. Franca, pas dy javësh, do të fillonte një sulm kundër kufirit perëndimor gjerman. Përpjekja e tyre u dobësua në një korridor të ngushtë prej 250 km , që të çonte në frontin gjerman, i rrethuar nga kufijtë e Luksemburgut dhe Belgjikës, të dyja vende neutrale. Gjermanët minuan korridorin, duke ndaluar sulmin francez.

1914 – I këshilluar nga përfaqësuesit e fuqive të mëdha, Princ Vidi largohet nga Shqipëria, duke e lënë vendin pas vetëm gjashtë muajsh për shkak të kundërshtimit ndaj sundimit të tij.

1920 – Merr fund Lufta e Vlorës – Trupat italiane tërhiqen nga Vlora duke ruajtur vetëm kontrollin e ishullit Sazan, ndërsa forcat vullnetare shqiptarë hyjnë triumfalisht në qytetin e çliruar.

1944 – Ana Frank dhe familja e saj transportohen me tren nga kampi tranzit Westerbork për në kampin e përqëndrimit Auschwitz, ku mbërrijnë 3 ditë më vonë.

Lindur në Frankfurt të Gjermanisë, Ana e kaloi shumicën e jetës së saj 15 vjecare në afërsi të Amsterdamit, Holandë. Ana Frank vdiq në kamp përqëndrimi më 1944. Ajo fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1947, kur ditari i saj u gjet dhe u botua. Në ‘të Ana Frank dokumenton se si kishte jetuar e fshehur gjatë pushtimit gjerman të Holandës në Luftën e Dytë Botërore.

2004 – Kriza e pengjeve në Beslan të Osetisë veriore përfundon me vdekjen e mbi 300 njerëzve, më shumë se gjysma e të cilëve ishin fëmijë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 3 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ujkani: Kroatët insistuan për shtyrjen e ndeshjes, UEFA jep sot vendimin për datën

Ujkani: Kroatët insistuan për shtyrjen e ndeshjes, UEFA jep sot vendimin për datën

Rrëshqitje dheu pas reshjeve të shiut, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në Llogara

Rrëshqitje dheu pas reshjeve të shiut, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në Llogara

Sherr në një lokal në Shkodër, plagoset rëndë 21-vjeçari

Sherr në një lokal në Shkodër, plagoset rëndë 21-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Shqiptari 19-vjeçar dënohet për trafik armësh dhe droge
Aktualitet

Shqiptari 19-vjeçar dënohet për trafik armësh dhe droge

by mirseda
16:40 | 30/03/2026
0

Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi tentoi të importonte armë zjarri nga SHBA...

Qeveria miraton fondin 2026 për bujqësinë, mbështetje për fermerët dhe blegtorët

Qeveria miraton fondin 2026 për bujqësinë, mbështetje për fermerët dhe blegtorët

16:23 | 30/03/2026
Ndërtimet pa leje/ IKMT nis prishjen e objekteve në Shkodër

Ndërtimet pa leje/ IKMT nis prishjen e objekteve në Shkodër

15:21 | 30/03/2026
Aksident në Fier–Patos, burri që lëvizte me biçikletë përplaset nga makina

Aksident në Fier–Patos, burri që lëvizte me biçikletë përplaset nga makina

15:14 | 30/03/2026
Berisha: Prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore

Berisha: Prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore

14:55 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com