Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Situata nga zjarret në vend, shënohen 8 vatra në 24 orët e fundit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Situata nga zjarret, 6 vatra në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR
Disa vatra të vogla zjarri janë ende aktive në Malin e Taraboshit në Shkodër. Zjarrfikëset dhe forcat ushtarake të ndihmuar nga banorë të zonës kanë punuar gjatë gjithë ditës për të izoluar flakët. Rreth 30 forca ushtarake janë angazhuar ditën e sotme për të shuar vatrat e mbetura. Në operacionin e djeshëm një punonjës i shërbimit zjarrfikës të Shkodrës mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në fshatin Bushat Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha pranë një ish-reparti ushtarak. Zjarri i favorizuar nga era preku një sipërfaqe të madhe. Forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë kanë punuar për disa orë duke izoluar dhe më shuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Vatra e zjarrit në Malin e Munellës në Pukë është ende aktive. Forca të bashkisë, të pyjores dhe banorë të zonës kanë punuar për të izoluar zjarret. Puna për shuarjen e tyre vazhdon edhe ditën e sotme me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor.

QARKU LEZHË
Vijon operacioni për shuarjen e një zjarri në një zonë malore në fshatin Lajthizë të Mirditës. Forca zjarrfikëse dhe ushtarake kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të izoluar flakët, por për shkak të terrenit malor nuk kanë mundur t’i shuajnë plotësisht. Ditën e sotme 30 forca ushtarake janë duke operuar për të shuar vatrat e mbetura të zjarrit.

Në qytetin Laç, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha pranë një ish-reparti ushtarak. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve dhe forcave ushtarake është bërë e mundur që zjarri të shuhet plotësisht duke mos rrezikuar zonën e banuar.

QARKU DIBËR
Në fshatin Lurë Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë. Sot në mëngjes në operacion janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake.

QARKU BERAT
Në fshatin Roshnik Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje dhe ka shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me shkurre dhe 40 rrënjë ulliri.

Në hyrje të qytetit Poliçan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe disa pemë pishe.

Tags: 24 oret e fundit8 vatra zjarridisa qarqeEmergjencat Civilesituata nga zjarret

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
VIDEO/ Meta dhe Kryemadhi kërcejnë krah Erion Veliajt në dasmën e Besit dhe Xhensilës

VIDEO/ Meta dhe Kryemadhi kërcejnë krah Erion Veliajt në dasmën e Besit dhe Xhensilës

Krijohen radhë të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri në fundjavë

Krijohen radhë të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri në fundjavë

Skënderbeu “peshkon” 20-vjeçarin nga Struga

Skënderbeu “peshkon” 20-vjeçarin nga Struga







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com