Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 30 gusht?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 30 gusht?

Vladimir Ilyich Lenin (1870 - 1924), Russian revolutionary, making a speech in Moscow. Original Publication: People Disc - HG0194 (Photo by Keystone/Getty Images)

1780 -Gjenerali i Ushtrisë Revolucionare të Amerikës, Benedict Arnold, kreu një nga veprimet më të ulta të tradhtisë, që mbahen mend në historinë amerikane. Gjenerali Arnold hyri në kontakt të fshehtë me britanikët dhe pranoi të lejonte marrjen e fortesës Ëest Point, në shtetin e Nju Jorkut dhe të 3 mijë trupave amerikane që ishin nën komandën e tij. Shpërblimi për tradhtinë e tij ishte 20 mijë stërlina angleze. Komploti u zbulua dhe Arnoldi iku për t’u vënë nën mbrojtjen e anglezëve në qytetin e Nju Jorkut. Para se të tradhtonte, gjenerali Arnold kishte qenë një hero i vërtetë i luftës amerikane për pavarësi. Ai kishte udhëhequr me trimëri në fitore trupat e tij, në shumë beteja me britanikët. Megjithatë thuhet se ai ishte njeri i pangopur, që kishte dobësi për të bërë një jetë luksoze. Marrëveshja për të dorëzuar fortesën Ëest Point, shpjegohet me nevojën e Arnoldit për para, që të bënte një jetë luksoze, të cilën mundësitë financiare nuk ia lejonin. Në Shtetet e Bashkuara emri Benedict Arnold, u bë sinonim i tradhtisë dhe i pabesisë.

1918- Pas fjalimit në një fermë në Moskë, lideri sovjetik Vladimir Lenin u qëllua dy herë nga Fanya Kaplan, një anëtare e partisë Revolucionare Sociale. Lenin u plagos rëndë por i mbijetoi goditjes.

Atentati shënoi një valë raprezaljesh nga ana e bolshevikëve kundra revolucionarëve social dhe kundërshtarëve të tjerë politikë. Mijëra vetë u ekzekutuan dhe Rusia u përfshi në një luftë civile.

1967- Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi kandidaturën e Thurgood Marshall, për t’u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë amerikane. Marshall, i cili ishte zezaku i parë që bëhej anëtar i Gjykatës së Lartë, kishte qenë avokati kryesor i Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë. Gjatë kohës që shërbeu në Gjykatën e Lartë të vendit, Marshall mbështeti idenë e një interpretimi të gjerë të garancive kushtetuese për një shtyp të lirë. Ai u ngrit kundër dallimit racial dhe mbajti një qëndrim liberal për shumicën e çështjeve sociale që u ngritën para gjykatës. Marshall vdiq më 24 janar 1993.

1974- Një tren që po hynte në një stacion në Zagreb, Jugosllavi, doli nga binarët duke vrarë 153 veta. Deri atë ditë, ai ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor, në historinë e vendit, dhe mbetet një nga aksidentet më të rëndë në historinë e Europës.  Treni ekspres, kur u nis atë mbrëmje, nga Beogradi në Dortmund ishte i mbushur kryesisht me punëtor, me 400 pasagjerët, që ktheheshin në punët e tyre në Gjermaninë Perëndimore, pasi kishin bërë pushimet verore.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 30 gusht?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 30 gusht 2017

Shtypi nga bota, 30 gusht 2017

Situata në 24 orët e fundit, shënohen 8 vatra zjarri në disa qarqe

Zjarr i madh në Pukë, rrezikohet masivi pyjor i Munellës

Kalaja e Gjirokastrës vizitohet nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë

Kalaja e Gjirokastrës vizitohet nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit
Aktualitet

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

by mirseda
12:38 | 11/04/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kreun e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, dhe ka...

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

12:35 | 11/04/2026
“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Shpëtohen dy turistë belgë që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Valbonës

Shpëtohen dy turistë belgë që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Valbonës

12:20 | 11/04/2026
Rreth 10 ditë në hapësirë! Pamje nga afër të kapsulës Artemis II pasi zbriti në Oqeanin Paqësor

Rreth 10 ditë në hapësirë! Pamje nga afër të kapsulës Artemis II pasi zbriti në Oqeanin Paqësor

12:18 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com