Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur alkooli ka ndryshuar rrjedhën e historisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kur alkooli ka ndryshuar rrjedhën e historisë

Alkooli ka një histori po aq të vjetër sa vetë qytetërimi ynë. Nga fermat e para të elbit dhe vreshtat, tek kantinat më moderne, alkooli na ka ndihmuar përgjatë historisë të “mbysim” hallet por dhe kremtojmë fitoret tona. Por këto pije djallëzore, kanë shkaktuar vetë në disa raste ndryshimin e rrjedhës së historisë.

George Washington dhe politikanët e tjerë të hershëm, i blinin votat me pije alkoolike

Për çdo politikan, është jetike të dijë se çfarë i pëlqen zgjedhësve të tij. Kur vinte puna tek George Washington dhe patriotët e tij, përgjigja ishte alkooli. Në fillim të karrierës së tij, ai përdori të gjitha fondet e fushatës elektorale për të blerë mjaftueshëm pije alkoolike, për t’i bindur votuesit ta zgjidhnin anëtar të Asamblesë së Kolonisë së Virxhinias në vitin 1758.

Ku i dihet, nëse kolonët amerikanë nuk do të kishin qejf pijet e forta, George do të kishte humbur zgjedhjet e tij të para, do të mbetej në hije, dhe Amerika do të kishte humbur zgjedhjen e njërit prej presidentëve të saj më të mirë. Praktika e blerjes së votave me pije alkoolike, zgjati deri në vitin 1920 kur Amendamenti i 18-të ndaloi tërësisht konsumin e tij.

Aleksandri i Madh shkatërroi Persepolisin kur ishte tërësisht i dehur

Aleksandri i Madh është i mirënjohur jo vetëm për pasionin e tij të madh ndaj pushtimeve, por edhe për dashurinë po kaq të madhe ndaj alkoolit. Pasioni i tij për pijet alkoolike,shënoi kulmin në vitin 330 P.E.S kur mbërriti në Persepolis. Pasi ai dhe njerëzit e tij e pushtuan qytetin, Aleksandri e shkatërroi deri në themel qytetin, pas një nate të shfrenuar me alkool. Ky qe një vendim i çuditshëm, i shkaktuar pikërisht nga dehja e rëndë, duke pasur parasysh se qyteti tanimë i përkiste atij. Si për ironi, një studim i kohëve të fundit pretendon se Aleksandri mund të ketë vdekur pikërisht nga një gotë verë e helmuar.

Truproja e Abraham Lincoln e braktisi presidentin në lozhë për të pirë një gotë në hollin e teatrit

Mbrëmjen e vrasjes së presidentit amerikan Abraham Lincoln, John Parker ishte caktuar si truprojë e tij gjatë shkuarjes në Teatrin Ford. Pasi Presidenti dhe bashkëshortja e tij u ulën në lozhën e nderit, Parker pranoi ftesën e karrocierit të Lincoln për të pirë së bashku nga një gotë në barin e hollit të teatrit.

Ne nuk do ta dimë kurrë me siguri, se çfarë do të kishte ndodhur nëse Parker nuk do ta kishte pranuar atë ftesë. Ndoshta John Wilkes Booth do të kishte qenë sërish në gjendje të qëllonte mbi presidentin apo ndoshta do të vazhdonte karrierën e tij si aktor. Megjithatë, të paktën një person e fajësoi Parkerin për vdekjen e presidentit:zonja Lincoln.

Rusët humbin luftën, për shkak se qenë tejet të dehur

Pavarësisht përpjekjeve nga Irlanda, Gjermania dhe Franca, asnjë komb nuk është më i lidhur me një alkool specifik sesa Rusia me vodkën. Rusët e provuan këtë gjatë Luftës Ruso-Japoneze, kur dëshmuan se nuk mund të hiqnin dorë nga pasioni i tyre i preferuar për një kohë të gjatë, sa për të fituar një luftë. Gazetat ruse të kohës, raportuan se ushtarët ishin shumë të dehur për të luftuar, saqë rezultuan shënjestra të lehta për trupat japoneze.

Në vitin 1905, Rusia pranoi kushtet më pak sesa ideale të traktatit të paqes mes dy vendeve,të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Theodore Roosevelt. Edhe vetë Car Nikolla bëri përgjegjës alkoolin për disfatën e turpshme. Ai e ndaloi alkoolin në radhët e ushtrisë në fillim të Luftës së Parë Botërore, me shpresën se ngjarje si ajo e vitit 1905 nuk do të përsëriteshin më.

Borxhiat e mbajtën pushtetin e tyre falë verës së helmuar

Për një familje të fiksuar me mbajtjen dhe ruajtjen e postit Papal, metodat e Borxhiave ishin gjithçka, përveçse morale. Borxhiat, qenë një familje italiane që mbretëroi gjatë Rilindjes. Klani aristokratik numëronte dy Papë në radhët e tyre. Më e rëndësishmja, Borxhiat njihen si një nga familjet më të urryera në histori.

Arma e tyre e preferuar për eliminimin e armiqve? Vera e helmuar, si ndaj armiqve ashtu edhe ndaj vartësve. Në një kthesë poetike të fatit, disa historianë besojnë se ishte pikërisht një shishe verë e helmuar nga Borxhiat, e cila u soll rastësisht në tryezë, ajo që i mori jetën e patriarkut të familjes, Papa Aleksandrit VI.

Birra ndihmoi në ndërtimin e piramidave në Egjipt

Mund të duket kundër-produktive, por birra luajti në fakt një rol në ndërtimin e suksesshëm të njërit prej triumfeve më të rëndësishme të inxhinierisë në historinë njerëzore, Piramidave të Egjiptit. Birra qe një pije kaq shumë popullore në Egjiptin e lashtë, sa që ndërtuesit e piramidave u jepnin punëtorëve birrë, si pjesë e pagesës së tyre modeste për të mbajtur frymën gjallë. Çdo punëtor merrte nga 10 bukë, dhe një sasi birre për kontributin e tij në projekt. Kjo pagesë ishte në fakt standarde në të gjithë Mbretërinë e Vjetër Egjiptiane (2686 – 2181 P.E.S)

Birra frymëzoi revolucionin bujqësor, dhe shënoi fillimin e qytetërimit modern

Fansat e birrës, do të jenë të lumtur kur të mësoj nëse birra mund të ketë qenë katalizatori i qytetërimit modern që njohim sot. Sipas historianëve, arsyeja origjinale pse fermerët e lashtë filluan të kultivonin elbin më shumë se 10.000 vjet më pare, nuk ishte bërja e bukës (sikurse besohej në fillim), por prodhimi i birrës. Ky ndryshim, nga puna e gjahtarëve tek bujqësia, shënoi fillimin e revolucionit bujqësor, një periudhë që e furnizoi modernitetin me mjete të vogla po revolucionare si rrota, vaditja dhe plugu për punimin e tokës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Abraham Linkolnaleksandri i madhalkoolika ndryshuarrrjedhen e historiseRuset

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 27 gusht 2017

Shtypi i ditës, 27 gusht 2017

Shtypi nga bota, 27 gusht 2017

Shtypi nga bota, 27 gusht 2017

VIDEO/ Përfundon megadueli, Mayweather shpallet kampion në raundin e 10-të

VIDEO/ Përfundon megadueli, Mayweather shpallet kampion në raundin e 10-të







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com