Wayne Rooney është tërhequr nga kombëtarja angleze. Lajmin e trishtueshëm për tifozët anglezë e ka dhënë vetë futbollisti i Everton me anë të një postimi në Facebook.
Tërheqja e Rooney-t vjen disa muaj para botërorit “Rusi 2018”. 31-vjeçari për herë të parë ka debutuar me Anglinë në vitin 2003, ndërsa tërhiqet pas 14 vitesh. Ai ka luajtur me kombëtaren 119 ndeshje dhe ka shënuar 53 gola.
Pas 13 vitesh te Manchester United, këtë sezon futbollisti zgjodhi të rikthehet në klubin ku u rrit, te Everton. Në dy ndeshjet e para të kampionatit, Rooney ka qenë protagonist me blutë e Liverpulit teksa ka shënuar dy gola që kanë sjellë 4 pikë.