30 pes – Kleopatra VII Philopator, sundimtare e fundit i dinastisë egjiptiane Ptolomeu kryen vetëvrasje. Kleopatra njihej për bukurinë fizike dhe efektin ndaj burrave të shquar (Jul Cezar e Mark Anton). Megjithatë, Plutarku tregon se çka e bënin Kleopatrën tërheqëse ishin “mendja, dhe ëmbëlsia e zërit të saj”.
1480 – Beteja e Otrantos: trupat osmane presin kokat e 800 të krishterëve që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam; (Këto viktima u kanonizuan nga Papa Françesku më 12 Maj 2013). Sulmi ndaj Otrantos ishte pjesë e planit për pushtimin e Italisë. Fushata osmane udhëhiqej nga Gedik Ahmed Pasha. Për shkak të mungesës së ushqimeve, Gedik Pasha u kthye me shumicën e trupave në Shqipëri, duke planifikuar për të vazhduar fushatën më 1481. Por pas vdekjes së sulltan Mehmetit II, planet ndryshuan. Sulltani pasardhës, Bejazid II, nuk kishte besim tek Gediku; e burgosi, dhe më më 18 nëntor 1482 e vrau. Origjina e Gedik Ahmet Pashës mbetet kryesisht e panjohur. Disa burime pohojnë se ishte shqiptar, të tjera burime thonë se kishte prejardhje greke ose serbe.
1624 – Kardinali Richelieu (1585-1642) u emërua kryeministër i Francës nga Mbreti Luigj XIII. Në Francë, luftërat rezultuan në rritjen e taksave; kjo, e kombinuar me menaxhimin e dobët të financave nga ana Richeliesë, e varfëruan thesarin dhe shkaktuan pakënaqësi ndaj sundimit të tij. Por në politikën e jashtme, Kardinali Richelieu, nxiti tregtinë e lirë dhe organizoi kompanitë për të zhvilluar tregti në Inde dhe Kanada. Ai ishte mbrojtës i arteve dhe themelues i Akademisë Franceze. Ndër veprat e tij letrare janë Kujtimet (1650) dhe Ditari Politik (1688).
1851 – Amerikani Isaac Singer regjistron patentën për makinë e tij qepëse. Isaac Merritt Singer (1811-1875) ishte shpikës, aktor, dhe sipërmarrës. Ai bëri përmirësime të rëndësishme të makinës qepëse dhe themeloi firmës Singer Sewing Machine. Shumë kishin patentuar makina qepëse para Singerit, por suksesi i tij bazohej në thjeshtësinë e makinës për përdorim shtëpiak, si dhe blerjen e saj me këste. Isak Singer ishte gjithashtu prind i të paktën 24 fëmijëve, me gra të ndryshme.
1865 – Kirurgu britanik Joseph Lister u bë mjeku i parë që përdori dezinfektues gjatë operacionit. Emri Lister tingëllon i njohur – prej tij rrjedh Listerine, dezifenktant i gojës (gargarë), shitet me shishe; mund të përdoret në çdo kohë, dhe jo vetëm një herë në ditë.
1898 – Hauai u aneksua nga Shtetet e Bashkuara – më 1900 u bë territor amerikan. Sulmi japonez në bazën detare në Pearl Harbor (Hauai) më 7 dhjetor 1941, ishte drejtpërdrejt përgjegjës për hyrjen e Amerikës në Luftën e Dytë Botërore. Në vitin 2008, Barak Obama, lindur në Hawaii, u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara.
1961- Në përpjekje për të ndaluar largimin e refugjatëve nga Berlini Lindor, qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore filloi ndërtimin e Murit të Berlinit për të ndarë Berlinin Lindor dhe Perëndimor. Ndërtimi i Murit shkaktoi krizë në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuar dhe bllokut Sovjetik dhe Muri u bë simbol i Luftës së Ftohtë.
Muri i Berlinit e ndau Berlinin në dy pjesë. Qeveria amerikane u përgjigj me indinjatë. Komandantët e trupave amerikane, në Berlinin Perëndimor, filluan të bënin plane për të shembur murin, por u tërhoqën kur Sovjetikët vunë njësi të blinduara, në pozicion, për të mbrojtur Murin. Qeveria e Gjermanisë Perëndimore ishte e revoltuar për mosndërhyrjen e Amerikës, por Presidenti John F. Kennedy besonte se “Një mur është një ferr më i mirë se një luftë.” Në përpjekje për të bindur Gjermaninë Perëndimore, se Amerika nuk po i braktiste ata, Kennedy shkoi në Murin e Berlinit, në qershor të vitit 1963, dhe deklaroi, “Ich bin ein Berliner!” (“Unë jam një Berlinez!”).
Në vitin 1989, me rënien e qeverive komuniste në të gjithë Europën Lindore, Muri i Berlinit u hap dhe më vonë u shemb. Sipas disa analistëve, ky veprim ishte sinjali që, më në fund, Luftës së Ftohtë i erdhi fundi.
1964- Vdes Ian Fleming, shkrimtar, gazetar dhe spiun anglez (lindi 1908). Ian Fleming njihet më mirë si autori që krijoi protagonistin e famshëm të spiunazhit, James Bond 007.
1966 – Turneu i fundit për grupin Bitëlls filloi në Amfiteatrin Ndërkombëtar në Çikago; dhe John Lennon kërkoi publikisht falje për thënien e tij të mëparshme se “Bitëllsat ishin më popullorë se Jezu Krishti”.
1972 – Trupat e fundit luftarake amerikane lënë Vietnamin. Në vitin 1972, negociatat e fshehta të paqes, udhëhequr nga Sekretari i Shtetit Henry Kissinger u zhvilluan, dhe një marrëvshje u nënshkrua në Paris më 27 janar 1973. Por trupat veriore të Hanoit vazhduan luftën kundër Jugut deri më 9 prill 1975, kur arritën afër Saigonit. Presidenti i Vietnamit së Jugut, Nguyen Van Thieu dha dorëheqjen më 21 prill dhe u largua. Gjenerali Duong Van Minh, presidenti i ri, e dorëzoi Saigonin më 30 prill, duke i dhënë fund një lufte që mori jetën e 1.3 milionë Vietnamezëve dhe 58.000 amerikanëve.
1992 – Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja ranë dakord të formojnë një zonë të tregtisë së lirë dhe të krijojnë bllokun më të madh tregtar në botë: Marrëveshja njihet me akronimin NAFTA.
1998 – Bankat zvicerane ranë dakord të paguajnë 1 miliardë e 250 milionë dollarë për të zgjidhur paditë e ngritura nga të mbijetuarit e Holokaustit dhe të trashëgimtarëve të tyre. Bankat kishin mbajtur miliona dollarë të depozituara nga viktimat e Holokaustit dhe të afërmit e tyre para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore – për shkak se shumë nga depozituesit kishin vdekur në kampe përqëndrimi nazist ose familjarët e tyre kishin humbur numrat e llogarive, paratë e tyre mbaheshin të bllokuara në banka.
2001-Mëngjesi i 12 gushtit 2001. Masakra e Lubotenit, Maqedoni. Sot shënohen 16 vite kur në fshatin Luboten forcat sllavomaqedonase masakruan 10 shqiptarë të pafajshëm midis tyre edhe një 6-vjeçar.
https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/334488010329276/