Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Vetëvrasja e paralajmëruar e Ernest Heminguej

9 vjet ago
in Kultura
Vetëvrasja e paralajmëruar e Ernest Heminguej

Ernest Heminguej është pa dyshim një nga romancierët më me ndikim dhe famë të shekullit XX. Stili i tij minimalist i shkrimit, i dha njohje ndërkombëtare, ndërsa romanet e tij shërbyen si një frymëzim për breza të tërë shkrimtarësh që e pasuan.

Heminguej pati një jetë aq të veçantë, sa që stili në prozë dhe aventurat e tij shërbyen si material për shumë nga librat e shkrimtarit. Një personalitet i fortë, Heminguej është angazhuar me përdorimin e armëve, konsumit të rënduar të pijeve alkoolike, luftëra, luftimet me dema, gjueti dhe peshkim.
Ai mori pjesë në disa luftëra, duke përfshirë Luftën e Parë Botërore, Luftën Civile Spanjolle dhe Luftën e Dytë, si pjesëmarrës apo gazetar. Ai kaloi disa kohë në Paris në vitet 1920, duke u bërë pjesë integrale e një bote artistësh, shkrimtarësh dhe socialistësh sharmantë.

Shkrimtari i madh, kaloi rrallë ndonjë periudhë kohore pa një partnere në krah, duke pasur lidhje të panumërta dashurie dhe 4 martesa. Siç shkroi vetë në një rast “Është qesharak fakti, se ju duhet të nisni një luftë për të futur një grua në zemrën tuaj të mallkuar, dhe një tjetër për ta nxjerrë atë jashtë. Fat i keq!”

Megjithatë, gjiganti amerikan i letrave u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri në kokë në 2 korrikun e vitit 1961.

Gruaja e tij, Meri Heminguej, lëshoi deklaratën e mëposhtme: “Zoti Heminguej, vrau aksidentalisht veten teksa ishte duke pastruar një armë gjahu këtë mëngjes në orën 7:30. Nuk presim homazhe publike, pasi ceremonia do të jetë private”.

U desh pak kohë, para se zonja Heminguej ta pranonte më në fund se bashkëshorti i saj kishte kryer vetëvrasje, duke përdorur shotganin e tij me tytë të dyfishtë. Shëndeti i rrënuar, alkoolizmi dhe depresioni janë rrëfyer si arsyet e mundshme të aktit të tij ekstrem.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet edhe një faktor gjenetik. Nuk qe hera e parë dhe as e fundit që një anëtar i familjes Heminguej ishte vetëvrarë. Lista është e gjatë, dhe gjatë 4 brezave ka pasur të paktën 5 vetëvrasje, përfshirë babain e Ernestit, Dr Klarens Heminguej; 3 fëmijet e tij Ernest, Ursula dhe Leiçester; dhe mbesa e shkrimtarit, Margo.

Historia e trazuar e kësaj familje, është analizuar në një artikull të vitit 2006 me titull “Ernest Heminguej:Autopsia psikologjike e një vetëvrasjeje”, nga Kristofer D. Martin, instruktor dhe psikiatër në Klinikën Meninger në Hjuston. Në vitin 1928 Dr. Klarenc Heminguej vrau veten së bashku me të atin. Djali i tij 13-vjeçar, Leiçester, ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike.

Dr. Martin shkroi:“Babai i Ernestit, një mjek, vuante nga ndryshimet e paparashikueshme dhe dramatike të humorit, të karakterizuara nga episode të depresionit dhe nervozizmit”. Kohët e fundit ai ishte tejet i mërzitur me shëndetin e tij të përkeqësuar dhe problemet financiare”.

Ernest Heminguej, që jetonte në Key West të Floridas, me gruan e tij të dytë, Polin Fajfer, u trondit kur mori telegramin me lajmin e kobshëm, dhe menjëherë u nis për në shtëpinë atërore në Oak Park. Ashtu si vëllai i tij më i vogël Leiçester, Ernesti u shkatërrua nga vdekja e babait, por u përpoq të vazhdonte punën e tij.

Në një letër drejtuar redaktorit të tij, Maks Perkins, Heminguej shkruan:”Babai im qëlloi veten – Nuk e di nëse lajmi u raportua apo jo në “The New York Times”. Nuk kam lexuar asnjë gazetë këto ditë. Kam qenë shumë i lidhur me të, dhe ndjej një dhimbje të papërshkrueshme për atë që ndodhi… Jini i qetë, se kjo që më ndodhi nuk do të ndikojë në ecurinë e librit, unë do të përfundoj atë në kohë, në mënyrë që të mund të ndihmoj financiarisht familjen time. Ajo që më bën të ndihem keq, është se babai im ka qenë ndër personat që kam dashur me gjithë shpirt në këtë botë”.

Ndërkohë në një letër drejtuar nënës së tij, Meri Fajfer, Heminguej bën një paralajmërim të zymtë “Edhe unë ndoshta do të vdes në të njëjtën mënyrë!”. Pas vdekjes së babait, Heminguej filloi të pijë më shumë, dhe të bëhet i dhunshëm.

Disa prej biografëve të tij janë të bindur se ai qe vetë-destruktiv me një nivel të tillë, saqë shumë aksidente me avion dhe të formave të tjera, të cilat i shkaktuan lëndime serioze në kohë, nuk duket se kanë qenë punë rastësie apo fati.

Përveç alkoolit, ka tashmë prova të rëndësishme që sugjerojnë se shkrimtari vuante nga çrregullimi bipolar. Në vitin 1960 Heminguej filloi ta humbte betejën e tij me depresionin, dhe kreu vetëvrasje, shkroi Dr. Martin. Ky i fundit, arrin në përfundimin se duke pasur parasysh të gjitha tragjeditë e jetës së tij, dhe vuajtjen mendore, arritjet letrare të Heminguej qenë shumë më tepër sesa një triumf.

“Ne ishim lloji i familjes tjetër amerikane, që pati këtë mallkim të tmerrshëm”- tha aktorja Mariel Heminguej, motra e Margosë për CNN në vitin 2013, duke e krahasuar familjen e saj me Kenedit, dhe shprehur se mallkimi mbi familjen Heminguej ishin sëmundjet mendore.

Tags: Ernest Heminguejgratëluftëratmallkimiparalajmëruarvetevrasja

TË LIDHURA

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare
Aktualitet

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare

15:44 | 17/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke
Kultura

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026
Next Post
Shtatzënia, ja kur është koha më e mirë për fëmijën tuaj të radhës

Shtatzënia, ja kur është koha më e mirë për fëmijën tuaj të radhës

Shtypi nga bota, 11 gusht 2017

Shtypi nga bota, 11 gusht 2017

Shtypi i ditës, 11 gusht 2017

Shtypi i ditës, 11 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani
Bota

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

by mirseda
17:40 | 28/03/2026
0

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, deklaroi në podkastin Benny Show se Uashingtoni do...

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

17:35 | 28/03/2026
Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

17:09 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com