1693 – Francë; u prodhua për here të parë vera Dom Perignon – edhe pse në të vërtetë Peringon nuk kishte asgjë të bënte me verën e gazuar apo shampanjë. Dom Peringon ishte një murg në rajonin e Shampanjës i njohur për eksperimentime në prodhimin e verës. Por vera e gazuar, veçori verës së krahinës Shampanjë, filloi të prodhohej vetëm në shekullin e XIX.
1789 – Revolucion; në Francë anëtarë të Asamblesë Kombëtare Kushtetuese betohen për t’i dhënë fund feudalizmit dhe për të braktisur privilegjet e tyre.
1912 – Në Stokholm, Suedi, lindi Raoul Wallenberg. Tri dekada më vonë, Raoul la gjurmën e tij në histori. Në marrëdhëniet e tij të biznesit, Wallenberg mësoi për gjendjen e hebrenjve hungarezë në duart e nazistëve. Ndryshe nga të tjerë njerëz me peshë dhe pozitë në shoqëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wallenberg shkoi për të shpëtuar mijëra dhe shpëtoi të paktën 100.000 hebrenj nga vdekja e sigurt … 65.000 prej tyre ishin nga getot e Budapestit. A ishin motivet e tij thjesht humanitare apo biznesi, kjo është një pyetje që mbetet pa përgjigjet, sepse ai u zhduk. Në vitin 1945, trupat sovjetike hynë Budapest dhe e arrestuan Wallenbergun. Agjencia sovjetike e lajmeve, TASS, njoftoi se Wallenberg vdiq në burg dy vjet pas arrestimit, por vdekja e tij ka mbetur e pavërtetuar. Raoul Wallenberg është nderuar pas vdekjes nga qeveria e SHBA. Në vitin 1981 Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ta shpallur Wallenbergun Shtetas Nderi – Në historinë e Shteteve të Bashkuara, shtetësinë e nderit e kanë mare gjithsej vetëm 7 persona, mes tyre Winston Churchill më 1962, dhe Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) më 1996.
1914 – Lufta e Parë Botërore: Gjermania pushton Belgjikën. Në përgjigje, Belgjika dhe Britania e Madhe i shpallin luftë Gjermanisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë neutralitetin e tyre.
1944 – Holokausti: kallëzimi nga një informator holandez çon Gestapon në një depo të Amsterdamit, ku ata gjejnë dhe arrestojnë Anne Frank, familjen e saj, dhe katër persona të tjerë.
Frank ishte 15 vjeç – ajo kishte dy vjet që mbante një ditar personal ku hidhte ndjenjat, mendimet dhe frikën gjatë periudhës së fshehur nga nazistët. Anne Frank vdiq në një kamp përqendrimi – Ditari i saj është simbol i fuqisë së shpirtit njerëzor.
1961 –Lindi Barak Obama, presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara.
I ati ishte nga Kenia, kurse e ëma nga Kanzasi.
Fëmijërinë Obama e ka kaluar në Indonezi, duke qenë se e ëma i punonte atje si antropologe. Pas përfundimit të kolegjit në Kaliforni dhe Nju Jork, ai u vendos në Çikago për të punuar si organizator komunitetesh në lagjet e varfra. Ai më vonë vijoi studimet për drejtësinë në Harvard.
Në jetën publike Obama hyri më 1997, duke fituar një vend ne Senatin Shtetëror të Illinojit. Në vitin 2004, ai fitoi zgjedhjet në garën për në Senatin e Shteteve të Bashkuara. U tërhoq nga Senati pasi u bë president, në nëntor të vitit 2008, u rizgjodh në vitin 2012.
Në vitin 2009, Obama fitoi Çmimin Nobel për Paqe për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në fuqizimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.
1969 – Lufta e Vietnamit: Në banesën e ndërmjetësit francez Jean Sainteny në Paris, përfaqësuesi amerikan Henry Kissinger dhe përfaqësuesi vietnamezo-verior Xuan Thuy fillojnë bisedimet e fshehta të paqes – këto negociata dështuan. Shtetet e Bashkuara i dhane fund përfshirjes ushtarake në Vietnamin më 29 mars 1973, Edhe pse lufta mes vietnamezo-jugorëve me veriorëve do të vazhdonte edhe dy vjet të tjera. Gjatë 10-vjetëve të luftës, 58.282 ushtarë amerikanë humbën jetën dhe 303.644 amerikanë të tjerë u plagosën.