Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

 Si u rrahën “The Beatles” në Filipine

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
 Si u rrahën “The Beatles” në Filipine

Grupi i famshëm britanik “The Beatles”, sapo kishte publikuar albumin “Rubber Soul” në fund të vitit 1965, më pas regjistroi albumin e ri “Revolver”, pas së cilit nisi një turne botëror. Në realizimin e këtyre dy albumeve, grupi regjistroi një lloj muzike, e cila ishte bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u riprodhuar në skenë.

Por ky qe problemi më i parëndësishëm, në krahasim me situatën e vështirë me të cilën u përballën në vitin 1966, kur rrezikuan seriozisht jetët e tyre në kryeqytetin e Filipineve, Manila, për shkak të një gjesti që u perceptua si një fyerje e madhe ndaj familjes Marcos në pushtet.

Në korrik të atij viti, Beatles vizituan Filipinet, kur pa ndonjë qëllim të paramenduar snobuan zonjën e parë të vendit, Imelda Marcos, e cila priste që grupi të merrte pjesë në një pritje mëngjesore në pallatin presidencial.

Kur iu paraqit ftesa, Brian Epstein e refuzoi atë më mirësjellje në emër të grupit, pasi nuk kishte qenë ndonjëherë në politikën e grupit muzikor pranimi i këtyre lloj ftesash “zyrtare”, por shpejt grupi e kuptoi se regjimi i Marcos-it, ishte i pamësuar me përgjigjet negative.

Imelda Marcos u tërbua, kur zbuloi se një nga festat e saj të shpeshta me 200 mysafirë që ajo organizonte, nuk përfshinte edhe “The Beatles”. Lajmi për këtë mospërfillje u transmetua në televizion dhe radion shtetërore të Filipineve, dhe papritmas e gjithë eskorta policore që merrej me sigurinë fizike të grupit muzikor u zhduk.

Epstein u përpoq të kërkojë ndjesë publike në Kanalin 5 nga Hotel Manila, por kanali i kontrolluar nga shteti e përzuri sapo mbërriti për të dhënë intervistën. Grupi dhe shoqëruesit e tyre duhej të shkonin vetëm deri në Aeroportin Ndërkombëtar të Manilas. Hoteli ishte duke u sulmuar, dhe secili duhet të gjente një rrugëdalje për të shkuar deri në aeroport. Sallat e hotelit ishin të errëta, me stafin që u ulërinte britanikëve në spanjisht dhe anglisht.

Ndërsa “The Beatles” po ecnin përmes terminalit, u shfaqën disa grupe demonstruesish, duke i kërcënuar dhe përpjekur t’i godasin. Ata bënë “check in”-in për fluturimin e tyre sa më shpejt që ishte e mundur, pastaj u mblodhën në një sallë pritjeje ku gjendej edhe një turmë abuzive, dhe policia me armët nëpër duar.

Në aeroport, menaxheri Mal Evans u rrah me shkelma, ndërsa anëtarët e grupit u shtynë dhe pështynë nga një turmë e egërsuar. Ringo Starr tha, “ata filluan të na pështynin pa pushim”. “The Beatles” u fshehën në mesin e një grupi murgjërisë dhe murgeshash, duke dalë nga një dalje e pasme.

Ndërkohë anëtarë e tjerë të stafit shoqërues, u goditën dhe u rrahën. Ata madje nuk mund edhe të bënin dallimin mes turmës së zemëruar dhe policisë së armatosur, që përpiqej t’i godiste ata. John Lennon tha se kishte dëgjuar njerëz që bërtisnin “ju jeni trajtuar si pasagjerë të zakonshëm!” teksa i shtynin. Ai pastaj shtoi se “pasagjerët e zakonshëm” nuk u trajtuar dhe aq keq.

Paul Mccartney dëshmoi: “Kur hipëm në avion, ne të gjithë puthëm kolltukët. Kishim ndjesinë sikur kishim gjetur një tokë të shenjtë. Qemë përfundimisht në një vend të huaj, ku të gjitha rregullat kishin ndryshuar, dhe ata rrëmbyen armët. Pra, ne nuk kishim edhe aq faj”.

Ringo tha se kishte pasur frikë mos përfundonte në burg. Pasi grupi hipi në avion, Epstein dhe Evans u urdhëruan të zbresin, dhe Evans pati frikë se do të burgosej apo ekzekutohej me vdekje. Ai u tha të tjerëve: “Thuajini gruas time se e dua!”. Epstein u detyrua t’iu japë organeve tatimore 6.800 sterlina për shfaqjet e dhëna në Manila, para se të lejohej të rikthehej në avion.

Pas largimit nga vendi, anëtarët e grupit shprehën publikisht pakënaqësinë mbi trajtimin e tyre, me John Lennon-in që tha: “Nëse do të rikthehemi, unë do të jem me një bombë me hidrogjen me vete. Nuk denjoj as edhe të fluturoj mbi atë vend”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: mal evansne filipinepaul mccartypritja e presidentitthe beatlesu rrahen

TË LIDHURA

Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës
Aktualitet

Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

10:36 | 24/02/2026
Gonzato takim me Baba Mondin: Të punojmë së bashku për tolerancën dhe integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Gonzato takim me Baba Mondin: Të punojmë së bashku për tolerancën dhe integrimin e Shqipërisë në BE

10:11 | 24/02/2026
Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate
Aktualitet

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Next Post
(VIDEO) Llogara, makina përmbyset në rrugë, i shpëton rënies në rrëpirë. Asnjë i plagosur

(VIDEO) Llogara, makina përmbyset në rrugë, i shpëton rënies në rrëpirë. Asnjë i plagosur

Presidenti grek kushte Shqipërisë: Respekto minoritetin, ndryshe nuk ka integrim në BE

Presidenti grek kushte Shqipërisë: Respekto minoritetin, ndryshe nuk ka integrim në BE

Vasili, Ramës: Nuk ke kapacitet për të qeverisur vendin

Vasili, Ramës: Nuk ke kapacitet për të qeverisur vendin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com