Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Vetëvrasja e Van Gogut është një mit, ja si qëndron e vërteta

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Vetëvrasja e Van Gogut është një mit, ja si qëndron e vërteta

Shumëkush e di se piktori i famshëm Vinsent van Gog, i zhytur në mjerim dhe i pavlerësuar nga bashkëkohësit vrau veten duke u vetëqëlluar në gjoks me një pistoletë.

Por, më shumë se një shekull më vonë, dy shkrimtarë amerikanë kanë hedhur dyshime të forta mbi vetëvrasjen e tij, duke pretenduar se artisti hollandez u qëllua për vdekje nga një adoleshent.

Stiven Naife dhe Gregori Smith, besojnë se Van Gogu u plagos rëndë nga vëllai adoleshent i një miku të tij, i cili po dëfrehej duke e ngacmuar dhe provokuar artistin e sëmurë mendërisht.

Gjatë një takimi në qytetin francez të Auvers-sur-Oise në vitin 1890, djaloshi hapi pa dashje zjarr me armën që mbante në dorë.

Ata gjithashtu përshkruajnë një tjetër teori, sipas së cilës Van Gog u qëllua nga dy djem të zonës që po luanin me një pistoletë e cila nuk funksiononte mirë.

Naifeh dhe Smith, të cilët kanë fituar më herët çmimin Pulitzer për biografinë e tyre ndaj artistit amerikan Xhekson Pollok, kane shpenzuar mbi 10 vjet duke hulumtuar mbi fundin misterioz të piktorit të njohur.

Sipas versionit zyrtar të vdekjes së tij, Van Gog ishte vetëm 37 vjeç kur hyri më mesin e një are në Auvers-sur-Oise mbrëmjen e 27 korrikut 1890, dhe u vetëqëllua në kraharor me një revolver.

Pas të shtënës, ai ishte në gjendje të kthehej në fshat, ku iu dha ndihma dy mjekë, që megjithatë nuk ishin të aftë të kryenin ndërhyrje kirurgjikale për të hequr plumbin.

Ditën tjetër plaga u infektua dhe Van Gog vdiq po atë mbrëmje, 29 orë pasi që qëlloi veten. Vëllai i tij Teo, i cili kishte nxituar t’i ndodhej në momentet e fundit, tha se fjalët e fundit të të vëllait të tij ishin:”Trishtimi do të zgjasë përgjithmonë”’.

Por, sipas dëshmive të tyre, Naifeh dhe Smith, pohojnë se kanë prova të forta kundër këtij skenari, pasi Van Gogu nuk la asnjë shënim para vetëvrasjes, dhe plumbi që e vrau hyri në trupin e tij “nga një kënd i pazakontë dhe i zhdrejtë – jo tamam me atë që do të pritej në një vetëvrasje”.

Ata pohojnë në librin e tyre se impresionisti holandez “nuk dinte asgjë mbi përdorimin e armëve”, dhe se “nuk u gjet ndonjëherë një armë” në vendngjarje apo diku tjetër. Megjithëse pikturat e Van Gogut janë sot ndër veprat më të shtrenjta të artit në botë, gjatë jetës së tij, artisti shiti vetëm një pikturë dhe jetoi në një varfëri të mjerueshme, teksa vuante edhe nga çrregullimet e vazhdueshme mendore.

Episodi famëkeq është prerja e veshit të vet, pas një zënke me piktorin Pol Gogen. Por edhe për këtë rast ka dyshime, pasi disa studiues pretendojnë se ishte Gogen që ia preu aksidentalisht veshin gjatë një dyluftimi me shpata, ndërsa të dy artistët ranë dakord ta fshihnin të vërtetën.

Ndërkohë disa studiues të tjerë, kanë spekuluar se papërgjegjshmëria në rritje e Van Gogut, mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e kimikateve nga ngjyrat e tij, varësia e tij ndaj alkoolit apo si pasojë e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si pasojë e marrëdhënieve të tij me prostitutat.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e vertetaqëndronvan gogvetevrasja

TË LIDHURA

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

09:14 | 05/02/2026
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”
Kryesore

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
Next Post
Rritja e çmimit të ujit fut në sherr LSI-në dhe PD-në, shpërthen Monika Kryemadhi

Kryemadhi: Me Bashën nuk merremi më; LSI është opozita

Messenger Platform 2.1 nga Facebook

Messenger Platform 2.1 nga Facebook

Moska kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve amerikane

Moska kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve amerikane







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com