Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Andi Bushati/ Më në fund Lulzim Basha e kapi një fitore. Madje fiks ashtu siç do ta kishte dashur. Me pjesëmarrje sikur ta kishte shkruar vetë me dorë, me një rezultat ngadhënjyes, duke mundur një rival që ngjante sikur kishte zbarkuar nga një planet tjetër dhe pa asnjë kundërshtar real në garën që dizenjoi vetë.

Ai sot mund të shkrijë, mund të riveshë edhe për një mandat tjetër kostumin me peshë të rëndë të liderit të opozitës dhe mund t’i rikthejë vetes për pak kohë qetësinë që i mungonte që prej 20 shkurtit.

Por pyetja themelore që rëndon mbi të është: përse i duhej kjo fitore? Përse i shërben ajo?

Sepse, pavarësisht se “mori” mbi 90% të votave të demokratëve ai sot është më keq se kurrë. Dhe kjo për tre arsye kryesore.

Së pari sepse humbja e thellë që ai i shkaktoi Edit të PD-së nuk mund ta fshehë kurrë disfatën shkatërruese që ai pësoi nga Edi i Rilindjes. Në këtë kuptim, askush nuk beson sot se Lulzim Basha, ka idetë, moralin, kredon, integritetin dhe aftësinë për të konkurruar denjësisht me kundërshtarët e tij të vërtetë.

Po t’i shtosh kësaj arsye të parë edhe faktin se ai po starton në një betejë të re me një opozitë më të përçarë se kurrë, me një gati parti tjetër të lënë jashtë dhe qëllimi i së cilës është vetëm t’i shkurtojë ditët e tij në krye të PD, gjendja bëhet edhe më e rëndë. Topalli, Patozi, Bode, Bregu, Imami, Ruli dhe shumë të rinj të evidentuar në PD gjatë dekadës së fundit janë, në përfytyrimin kolektiv, imazhi real i kësaj force politike, me të gjitha arritjet dhe mëkatet e saj. Dhe të kesh ata pas shpine dhe Ramën përballë nuk është e lehtë. Kështu që me gjasë Lulzim Basha do të jetë i detyruar t’i harxhojë energjitë e PD-së zyrtare më shumë për t’u mbrojtur prej njerëzve që i bëri armiq me zor, sesa për të sfiduar Ramën. Dhe ky nuk është një ogur i mirë për opozitën që nis në shtator.

Edhe më e rëndë bëhet panorama po të numërosh pendët që ka lënë rrugës gjeli që fryhet me fitoren e sotme. Po të kthehesh pak në kohë dhe të numërosh zërat publikë që e mbështetën Bashën gjatë çadrës dhe të bësh një bilanc se kush i ka mbetur sot, shifrat janë të frikshme. Nëse në aksionin për zgjedhje të lira dhe të ndershme atij i dolën në krah Fuga dhe Shkullaku, Lubonja dhe Gjekmarkaj për të përmendur vetëm emrat më të spikatur, ata sot janë të gjithë kritikë të ashpër të mënyrës se si Luli u soll me protestën, se si bëri marrëveshje me Ramën dhe në fund se si prodhoi vetë një farsë aty ku e kishte në dorë, në partinë e tij.

Pra në dy muaj, që prej 18 majit, ai ka humbur pothuajse gjithçka. Ai nuk ka pësuar vetëm disfatën më të thellë elektorale që ka njohur ndonjëherë PD-ja. Ai ka humbur mbi të gjitha besimin publik se është një politikan që mbron disa vlera dhe parime. Ai i ka shkaktuar PD-së një traumë përçarëse më të madhe se ajo e largimit të mocionistëve në vitin 1993. Ai ka larguar nga kauzat e opozitës edhe ata zëra intelektualësh publikë, që pavarësisht shantazheve të egra dhe joshjeve financiare të regjimit barbar të Rilindjes i dolën në krah në ditët më të vështira.

Prandaj pyetja që shtrohet sot është: si do t’i bëjë ballë Lulzim Basha këtij regjimi, me një parti të ndarë në dysh dhe pa “ndihmën” e atyre që e mbështesnin nga jashtë deri më sot?

Pa i dhënë përgjigje këtyre dilemave rezultati i së shtunës nuk ka asnjë vlerë. Ngadhënjimi mbi Selamin nuk ka asnjë peshë. Sepse shkrirja e Lulit është fillimi i ngrirjes së frontit opozitar. Prandaj ajo është një fitore qesharake. Një fitore si e Bashës./ Lapsi.al

Tags: asnje vlerefitore qesharakefitorja e Bashes

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Evropa “e varfër” konsumon prodhimet e cilësisë së dobët, mes tyre edhe Shqipëria

Evropa “e varfër” konsumon prodhimet e cilësisë së dobët, mes tyre edhe Shqipëria

Humbi zgjedhjet përballë Bashës, flet Eduard Selami: Ishin të pabarabarta

Humbi zgjedhjet përballë Bashës, flet Eduard Selami: Ishin të pabarabarta

Shkrumbohet Shqipëria nga temperaturat e larta, 18 vatra zjarri në 24 orë

Shkrumbohet Shqipëria nga temperaturat e larta, 18 vatra zjarri në 24 orë

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com