Rikthehet pas 80 vitesh pazari tradicional në Libohovë, i cili prezantoi prodhimet e zonës dhe punimet artizanale përgjatë tre ditëve në sheshin qendror.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 30 biznese dhe njësi të vogla shitjeje, ku u promovua puna e artizanëve të Libohovës dhe zonës përreth.
Panairi “Udhët drejt historisë”, panair i zejtarisë dhe artizanatit, u organizua nga Shoqata “Open Doors for Albanian Youth-ODAy” , me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Motivet e vjetra të familjeve të Libohovës në punimet e dorës janë risjellë me shpresën si një mundësi punësimi në të ardhmen.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro vlerësoi panairin si motivim që banorët të bëhen pjesë e tregut turistik.
“Fakti që këtu ka edhe shumë turistë tregon që këtu po krijohen pole të reja atraksioni për turizmin e Gjirokastrës që të mos jetë një turizëm kalimtar, por të jetë një turizëm interaktiv”, tha Kumbaro.
Panairi u ndoq nga një numër rekord vizitorësh, vendas dhe të huaj, të cilët u njohën me punimet artizanale të Libohovës, ndërsa në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë edhe certifikata për pjesëmarrësit.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”294″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]