Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lufta informative përkundrejt fuqisë së butë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Lufta informative përkundrejt fuqisë së butë

Munich Young Leaders 2011, München, 04.02.2011. Foto: Marc Darchinger D34D1360

Joseph S. Nye, “Project Syndicate”/ Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, dhe hakerimi i dyshuar i serverëve të fushatës së presidentit francez Emanuel Makron, nuk duhet të habisin kërkënd, duke pasur parasysh keqkuptimin e fuqisë së butë nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

Para rizgjedhjes në vitin 2012, ai deklaroi për një gazetë në Moskë se “fuqia e butë është kompleks mjetesh dhe metodash, për të arritur qëllimet e politikës së jashtme pa përdorimin e forcës, por përmes informacionit dhe mjeteve të tjera të ndikimit”.

Nga perspektiva e Kremlinit, revolucionet me ngjyra në vendet fqinje dhe kryengritjet e Pranverës arabe, ishin shembuj se si SHBA-ja e përdori fuqinë e butë si një formë të re të luftës hibride. Koncepti i fuqisë së butë, u bë pjesë e Konceptit të Politikës së Jashtme të Federatës Ruse në vitin 2013.

Në marsin e vitit të shkuar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, Valeri Gerasimov, tha se reagimi ndaj kërcënimeve të tilla të huaja “përmes përdorimit të trupave konvencionale, është i pamundur; dhe ato mund të luftohen vetëm nëpërmjet metodave të njëjta hibride”.

Po çfarë është fuqia e butë? Disa mendojnë se ajo nënkupton çdo veprim tjetër përveç forcës ushtarake, por kjo është një qasje e gabuar. Fuqia e butë, është aftësia për të arritur atë që ju dëshironi nëpërmjet joshjes dhe bindjes, dhe jo kërcënimeve, shantazhit apo ryshfetit.

Fuqia e butë nuk është e mirë apo e keqe në vetvete. Gjykimet vlerore varen nga qëllimet, mjetet dhe pasojat e një veprimi. Vendet kanë shpenzuar prej shumë kohësh miliarda dollarë në diplomaci dhe media, në një “betejë për zemrat dhe mendjet”. Instrumentet e fuqisë së butë sikurse ishte Plani Marshall dhe “Zëri i Amerikës, ndihmuan në përcaktimin e rezultatit të Luftës së Ftohtë.

Pas Luftës së Ftohtë, elitat ruse besuan se zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe përpjekjet perëndimore në promovimin e demokracisë, ishin projektuar për të izoluar dhe kërcënuar Rusinë. Në kundërpërgjigje, ato u përpoqën të zhvillojnë fuqinë e butë ruse, duke nxitur ideologjinë e tradicionalizmit, sovranitetit shtetëror dhe ekskluzivitetit kombëtar.

Kjo rezonoi në vende si Hungaria, ku kryeministri Viktor Orban e ka lavdëruar “demokracinë jo liberale”, në mesin e diasporës përgjatë kufijve të Rusisë, në vendet e varfra të Azisë Qendrore, por edhe të lëvizjeve populiste të krahut të djathtë në Evropën Perëndimore.

Lufta informative, mund të përdoret në një mënyrë fyese për të zbehur peshën e rivalëve, dhe kjo mund të konsiderohet si “fuqia e butë negative”. Sulmi ndaj vlerave të të tjerëve, mund të zvogëlojë tërheqjen ndaj tyre, dhe për pasojë edhe pushtetit të tyre relativisht të butë.

Të dhënat në dispozicion, sugjerojnë se kur rusët filluan ndërhyrjen e tyre në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2015, objektivi i tyre ishte ta dëmtonin dhe diskreditonin procesin demokratik amerikan. Zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-së, i cili e kishte vlerësuar Putinin, ishte një bonus.

Tashmë ndërhyrja ruse në politikën e brendshme të demokracive evropiane, është e projektuar të zvogëlojë tërheqjen ndaj NATO-s, mishërimi i fuqisë së madhe perëndimore, të cilën Rusia e sheh si një kërcënim. Në shekullin XIX, rezultati i garës për dominim në Evropë, varej kryesisht nga ushtri e një vendi të caktuar që fitonte; sot, kjo varet edhe nga ajo se historia e kujt fiton.

Lufta informative shkon përtej fuqisë së butë, dhe kjo nuk është diçka e re. Manipulimi i ideve dhe proceseve zgjedhore nëpërmjet parave ka një histori të gjatë, dhe Hitleri dhe Stalini qenë pionierë të sulmeve radiofonike. Por transmetimit mediatik që duket tejet propagandist i mungon besueshmëria dhe kësisoj nuk është tërheqës – ose të prodhojë mes të tjerash fuqinë e butë – për disa audienca.

Në vitin 1960, moderatori Eduard R. Marou pati deklaruar se pjesa më e rëndësishme e komunikimit ndërkombëtar nuk janë 16.000 km kabllot elektrike, por në analizë të fundit vetëm një metër kontakt personal. Por çfarë ndodh në botën e sotme të mediave sociale, ku “miqtë” janë vetëm një klikim larg, miqtë e rremë mund të krijohen lehtësisht, dhe lajmet e rreme mund të gjenerohen dhe promovohen nga mashtrues të paguar?

Rusia i ka përsosur këto teknika. Përveç mediave tradicionale pranë saj, Moska ka punësuar me mijëra njerëz që gjenerojnë informacione të rreme në internet, të cilat më vonë mund të qarkullojnë dhe legjitimohen sikur ishin të vërteta.

Pastaj, në vitin 2016, zbulimi ushtarak rus hodhi një hap më tej, duke hakeruar përmes rrjetit privat Komitetin Kombëtar Demokrat në SHBA, duke vjedhur informacionet dhe i publikuar ato në internet për të dëmtuar kandidaturën presidenciale të Hillari Klintonit.

Edhe pse luftë informative nuk është e re, teknologjia kibernetike e bën atë më të lirë, më të shpejtë dhe më të gjerë, më të vështirë për të zbuluar, dhe më lehtësisht të mohueshme. Por ndërsa lufta informative ruse, ka qenë disi i suksesshme në aspektin e përçarjes, çka dha disi ndikimin e vet në zgjedhjet amerikane, ajo ka dështuar në drejtim të gjenerimit të fuqisë së butë.

Në vitin 2016, Instituti finlandez i Çështjeve Ndërkombëtare, zbuloi se propaganda ruse kishte pak ndikim tek mediat kryesore perëndimore, dhe nuk kishte shkaktuar ndonjë ndryshim politikash. Edhe një sondazh i Këshillit të Çikagos mbi Çështjet Globale në dhjetorin e vitit të kaluar, tregoi se popullariteti i Rusisë në mesin e amerikanëve, qe më i ulëti që nga viti 1986 i Luftës së Ftohtë.

Ironikisht, në vend se përvetësimit të bonusit Trump, luftë informative e Rusisë ka paralizuar presidentin amerikan, duke ulur në masë të madhe fuqinë e butë të Rusisë

në Amerikë. Sikurse e theksojnë disa analistë, përgjigja më e mirë ndaj gënjeshtrave, nuk është t’u përgjigjemi të gjithave atyre një për një, por të ngremë paralajmërime kundër tyre. Siç e tregoi edhe fitorja e Makron në Francë, zgjedhjet evropiane të vitit 2019 mund të përfitojnë nga sinjalizime të tilla.

Përshtati për Tiran Today, Alket Goce  

Shënim: Joseph S. Nye është profesor në Universitetin e Harvardit, dhe autori i librit “E ardhmja e pushtetit”.

Tags: fuqisë së butëJoseph S. NyeLufta informativepërkundrejt

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Matura shtetërore, publikohet formulari A2 dhe udhëzimet për aplikimin

Matura shtetërore, publikohet formulari A2 dhe udhëzimet për aplikimin

Nëpër shtigjet e Ballkanit

Nëpër shtigjet e Ballkanit

Turqia, një vit pas përpjekjes për grusht shteti

Turqia, një vit pas përpjekjes për grusht shteti

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Dalja e parë e Dakota Johnson pas ndarjes nga Chris Martin!
Showbizz

Dalja e parë e Dakota Johnson pas ndarjes nga Chris Martin!

by mirseda
09:55 | 05/06/2025
0

Dakota Johnson është parë e vetmuar dhe me një pamje të zymtë në New York, vetëm pak...

Problematikat në të folur, mjeku logoped:“Deri në moshën 2-vjeçare duhet të thonë të paktën 50 fjalë”

Problematikat në të folur, mjeku logoped:“Deri në moshën 2-vjeçare duhet të thonë të paktën 50 fjalë”

09:52 | 05/06/2025
Japonia në alarm regjistron numrin më të ulët të lindjeve

Japonia në alarm regjistron numrin më të ulët të lindjeve

09:45 | 05/06/2025
Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë

09:41 | 05/06/2025
OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

SHBA ndalon hyrjen për shtetasit e 12 vendeve, Trump publikon listën

09:36 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com