Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

ANALIZA/Pa sheshuar mosmarrëveshjet, nuk ka integrim në BE të Ballkanit Perëndimor

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
ANALIZA/Pa sheshuar mosmarrëveshjet, nuk ka integrim në BE të Ballkanit Perëndimor

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se Brukseli është i interesuar t’i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në planin ekonomik nëpërmjet projekteve infrastrukturore. Mirëpo, njëkohësisht BE-ja pret që vendet e Ballkanit të angazhohen për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, duke lënë anash mosmarrëveshjet që për burim kanë të kaluarën historike.

“Porositë kësaj radhe janë shumë të qarta dhe shumë konkrete nga Bashkimi Evropian, respektivisht nga përfaqësuesit më të lartë të Brukselit se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë ngushtë. Bashkëpunimi i shteteve të vendeve të rajonit, duhet të jetë në më shumë lëmi, në lëmin politik, ekonomik, atë që është komunikim infrastrukturor”.

“Shteteve të Ballkanit Perëndimor kësaj radhe qartë u është bërë me dije se nëse nuk kanë komunikim të mirë, e bashkëpunim të sinqertë ndërmjet vete – atëherë Evropa për këto shtete do t’i mbajë dyert e mbyllura”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ismet Ramadani, nga Këshilli Veri-atlantik.

Ish-diplomati dhe profesor universitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Denko Malevski, thotë se samiti i Triestes, i cili përfundoi me projekte konkrete për vendet e rajonit, paraqet një sinjal të qartë për qeveritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor se Brukseli po i përgatit për anëtarësim në familjen evropiane.

“Financimit të projekteve të mëdha në infrastrukturë, të cilat do t’i financojë Bashkimi Evropian, duhet t’u paraprijë ndryshimi i mendësisë së udhëheqësve politikë të vendeve të Ballkanit, duke reflektuar sjelljen e liderëve të vendeve me demokraci të zhvilluar në Evropë. Vetëm në këtë mënyrë do të fillojnë të realizohen, ose do të thosha do të marrin të mbarën dhe projektet ekonomike, duke i përafruar vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, konsideron Malevski.

Ai vë theksin mbi nevojën e dekriminalizimit të institucioneve, si test i parë për vendet e rajonit gjatë menaxhimit të mjeteve të dedikuara për projektet infrastrukturore.

Ndërkaq, Ismet Ramdani duke komentuar deklaratën e fundit të ministrit serb, Ivica Daçiç, se Serbia ka gabuar me njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, thotë se paraqet dozë të nervozizmit se Maqedonia fillon të marrë pozitën e liderit në zhvillimin e proceseve integruese në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i relaksuar marrëdhëniet me Greqinë dhe së fundmi me Bullgarinë.

“Për momentin, ata bëhen nervoz për shkak të pozitivitetit të politikës së jashtme që reflekton Qeveria e Maqedonisë, e cila është pranuar me shumë simpati nga BE-ja”, thekson Ramadani .

Në Samitin e Triestes, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan Planin shumëvjeçar të veprimit në një Hapësirë Rajonale Ekonomike në vendet e rajonit. Përmes hapësirës së krijuar Rajonale Ekonomike, pritet të mundësohet qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punëtorëve, për ta bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, si dhe për të për të sjellë prosperitet për qytetarët e këtij rajoni.

TË LIDHURA

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

23:00 | 10/09/2025
Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm
Aktualitet

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër
Aktualitet

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Next Post
Alarm nga temperaturat ekstreme, shfaqen 11 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Shqipëria në flakë, 9 vatra të reja zjarri në 7 zona të vendit

Ndeshja e kthimit ndaj Almaty, Daja: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Ndeshja e kthimit ndaj Almaty, Daja: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Al Jazeera i shpëton mbylljes, do të riformatohet nga e para

Al Jazeera i shpëton mbylljes, do të riformatohet nga e para

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

by mirseda
23:00 | 10/09/2025
0

Për frutat dhe perimet me sasi të lartë të pesticideve faji është i shtetit. Fermerë por edhe...

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

22:03 | 10/09/2025
Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

21:33 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com