Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Parku Kombëtar në Qafë Shtamë, një destinacion për t’u vizituar

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Parku Kombëtar në Qafë Shtamë, një destinacion për t’u vizituar

I njohur për nga vlerat turistike, Parku Kombëtar në Qafë Shtamë do të shquhet ndër vendet më të preferuara në vendin tonë.  Pushuesit të ardhur thuajse nga tërë vendi do të shijojnë freskinë e natyrës së bukur të bjeshkëve përkundrejt temperaturave të larta. Uji i ftohtë i burimeve, pishat e larta qindravjeçare të ruajtura me vullnetin e banorëve të zonës gjatë viteve të tranzicionit do të shtojnë dhe më shumë kënaqësinë e pushuesve. Qafë Shtama tashmë është e njohur për vlerat kurative të ujit nga burimet përreth si dhe Krojn e quajtur Nëna Mbretëreshë si dhe ajrin e pastër që ka ofruar dhe për persona që vuajnë nga sëmundjet kronike si te asmës etj.

Udhëtimi nga Kruja do të zgjaste përreth 60  minuta në 25 km, rrugë e asfaltuar pak vite më parë, e cila gjarpëron në tërë gjatësinë e saj, madje drejtuesit të mjetit i duhet shumë vëmendje nga rreziku që shfaq ajo, ndërsa nga krahu tjetër duket qartë liqeni i Bovillës, ndërsa malet që rrethojnë zonën kanë hijeshinë e bukur natyrore.

Investimi më i rëndësishëm gjatë 25 viteve i përket asfaltimit të rrugës, e cila në stinën e dimrit hera-herës izolohet nga reshjet e dëborës. Për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të malësisë së Krujës, në gatishmëri vihen fadromat e kompanisë  së fabrikës së ujit që ndodhet në afërsi të Parkut Kombëtar.

Teksa një grup vizitorësh, kanë preferuar një nga lokalet, Teuta Loka me profesion mësuese tregon për vlerat e këtij destinacioni turistik. Ajo më së shumti tregon dhe për pyjet, një merak i saj, pasi i ati i saj Muharrem Loka prej 40 vitesh ka punuar si specialist në zonën e Krujës.

Në pikun e sezonit turistik pushuesit janë të shumtë rreth Parkut Kombëtar në Qafë Shtamë, një ndër destinacionet turistike më të njohura në vendin tonë, nga natyra e mrekullueshme, por dhe nga servirja e gatimeve tradicionale, produkteve të fshatrave nga kjo zonë. Ende është funksional hoteli i ndërtuar afro rreth 50 vite më parë që shfrytëzohej asokohe si Kampi i punëtorëve, ndërsa janë të domosdoshme investimet në përmirësimin e kushteve në tërësi në këtë zonë. Uji i pijshëm akull i ftohtë nga burimet e shumta përreth kësaj zone, është një nga elementet që ndikon në shëndetin ndërsa banorët vendas të thonë se “nga ky ujë nuk ngopesh kurrë”.

Në vitin e mbrapshtë 1997, banorët e fshatrave kanë rezistuar të mbrojnë pyjet dhe sidomos pishat shumëvjeçare, disa individë kërkonin të zhduknin kurorën e madhe të pishave qindra hektarëshe, kjo pasuri kombëtare me shumë vlera. Pishat kanë lartësi të konsiderueshme dhe ndikojnë pozitivisht në ajrin e pastër që ndërthuren me erërat kontinentale duke krijuar freskinë e preferuar në stinën e ngrohtë të verës të shëndetshme për pushuesit.

Organet qeveritare duhet të përqendrohen tek kjo zonë turistike e Parkut Kombëtar në Qafë Shtamë, ndonëse këmba e ndonjërit prej tyre e ka shkelur këtë zonë madje nuk janë larguar pa konsumuar drekën e shijshme tradicionale, ndërsa janë larguar për të harruar këtë mrekulli të natyrës së bukur shqiptare./ Nga Ahmet Zani

Tags: mrekulliaParku Kombetarpike turistikeQafe Shtame

TË LIDHURA

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

20:25 | 11/04/2026
Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë
Aktualitet

Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë

20:22 | 11/04/2026
Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë pasqyron zhvillimin ekonomik

18:35 | 11/04/2026
Next Post
Si ndikon kafeja me qumësht në organizmin tonë?

Si ndikon kafeja me qumësht në organizmin tonë?

MOTI/ Temperaturat e larta do ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës, ja kur vjen freskia

MOTI/ Temperaturat e larta do ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës, ja kur vjen freskia

Tregtia e lirë është hapi i radhës për Ballkanin

Tregtia e lirë është hapi i radhës për Ballkanin







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni XIV: Konflikti po ndryshon ekuilibrat, ndalni luftën
Bota

Papa Leoni XIV: Konflikti po ndryshon ekuilibrat, ndalni luftën

by mirseda
20:40 | 11/04/2026
0

Papa Leoni XIV ka reaguar sërish për konfliktin në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për paqe....

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përplasen tre automjete, një i lënduar

20:25 | 11/04/2026
Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë

Rama sulmon opozitën: Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë

20:22 | 11/04/2026
Milani shtanget në shtëpi, Udinese fiton pastër

Milani shtanget në shtëpi, Udinese fiton pastër

20:11 | 11/04/2026
Nigeria me ‘dorë të hekurt’ ndaj grupeve terroriste, mbi 400 të dënuar

Nigeria me ‘dorë të hekurt’ ndaj grupeve terroriste, mbi 400 të dënuar

19:58 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com