Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës, i cili synon të kthehet në traditë, zhvillon edicionin e dytë të tij në datat 7 dhe 8 korrik, në Porto Palermo, Himarë.
Me natyrën skenë, në Porto Palermo, do të vijnë artistë të zhanrit të Jazz- it Internacional. “Toka bën muzikë për ata që mbajnë vesh”, me këtë moto do të fillojë edicioni i dytë i Festivalit ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës.
Festivali ka për qëllim, gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për vendet me vlera të rralla historike, muzeale dhe natyrore, të cilat duhet t’i mbrojmë dhe t’ua lëmë pas brezave që do të vijnë, ndaj jo pa qëllim, ky edicion i dytë është zhvendosur në gjirin e Porto Palermos, dhe në mjediset e brendshme të Kalasë së Ali Pashës.
Festivali do të ftojë në skenën e tij, artistë shqiptarë nga diaspora dhe trojet e Shqipërisë si nga dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Kroacia, apo nga Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Kuba, Kolumbia, Gjermania, Hollanda, Turqia, etj., duke e kthyer gjirin e Panormos (emri i lashtë për Porto Palermon, që do të thotë “vend i mbrojtur”) në një port komunikimi përmes muzikës.
“Latin Jazz“, dhe “Balkan-beat“ do të përqafen nën këmbë të Kalasë së Ali Pashait,e ndërsa fjalët duhet të shijojnë njësoj, si vera për buzët, kjo e fundit është shoqëruesja besnike e dy netëve të Festivalit ku do të prezantohen verërat më përfaqësuese që vijnë nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Gjermania, Franca dhe Italia, shoqëruar me traditën e pasur të kulinarisë.