Nevada u bë shteti i pestë në SHBA që legalizon prodhimin dhe tregimin me pakicë të marijuanës. Vendimi i cili u votua në nëntor të vitit të kaluar hyri sot fuqi.
Mediat lokale njoftojnë se njerëzit filluan të blinin marijuanë menjëherë pas mesnate, minutat e para pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Dyqanet po shesin marijuanë për qëllime rekreative, duke hapur një treg të shtunën herët që eventualisht pritet të tejkalojë çdo vend tjetër në SHBA, falë miliona turistëve që hyjnë në Las Vegas.
Qindra njerëz u rreshtuan në The Essence Cannabis Dispensary në Las Vegas Strip. Njerëzit ishin të ngazëllyer, teska prisnin mesnatën në radhë hapjen e dyqaneve.
Turistët pritet të bëjnë pothuajse dy nga çdo tre blerje te produktit në Nevada.
Kufiri i moshës së lejuar për të blerë lëndën narkotike është 21 vjeç.
Mbetet i paligjshëm konsumimi në zonat publike, përfshirë Las Vegas Strip, kazino, bare, restorante, parqe, qendra të konventave dhe sallat e koncerteve.
Shkelësit do të përballen me një gjobë prej $ 600.