Portugalia nuk do të jetë në finalen e Kupës së Konfederatave, pasi është Kili ajo që triumfoi në gjysmëfinale me penallti ndaj kampionëve në fuqi të Europës.
Në një ndeshje me raste të shumta për të dyja ekipet, goli nuk erdhi kurrë, madje jo vetëm në 90 minutat e kohës së rregullt, por as në shtesën e 30 minutave dhe u nevojitën gjuajtjet e 11-metërshave.
Por portugezët ishin një “skandal” i vërtetë te 11-metërshat, duke gabuar 3 herë, ndërsa lojtarët e Kilit i shënuan 3 penalltitë e tyre, duke siguruar finalen.
Për të mësuar finalisten tjetër duket të presim ditën e nesërme ku Gjermania do të ndeshet me Meksikën.
https://www.youtube.com/watch?v=FpMVDRub7iA