Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit kaloi 11 ditë më përpara sipas kalendarit Islam, duke rënë në maj e qershor.
Një muaj ky i nxehtë, por që nuk e ka ndaluar atmosferën e këndshme të agjerimit.
E njëjtë është situata edhe në Marok, ku njerëzit e kalojnë këtë muaj duke iu përkushtuar faljes e leximit të Kuranit.
Në një nga ditët përvëluese në Marakesh, studenti i Inxhinierisë, Rahma, thotë se falënderimi e mirënjohja janë zemra e Ramazanit, shkruan tesheshi.com.
“Zoti na kërkon të agjërojmë që ne të mund të ndjejmë rëndësinë e asaj që e marrim për të mirëqenë, për të ndjerë urinë e të varfërve dhe për t’u inkurajuar të jetojmë me mirënjohje dhe dhembshuri”.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”226″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]