Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 21 qershor?

9 vjet ago
in Të Gjitha

1621 – 27 fisnikë çekë ekzekutohen në sheshin e Pragës si pasojë e Betejës së Malit të Bardhë midis protestantëve të krishterë dhe forcave të perandorisë së shenjtë romake. Beteja zgjati vetëm një orë; 4.000 protestantë u vranë ose u kapën, ndërsa humbjet e forcave të perandorisë ishin vetëm disa qindra. 47 udhëheqës të kryengritjes u gjykuan dhe 27 prej tyre u ekzekutuan – kjo ngjarje përkujtohet sot si “Dita e Gjakut”.

1734 – Në Montreal në New France, një skllave e njohur me emrin Marie-Joseph Angelique ekzekutohet me vdekje, për zjarrvënie që shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit. Ajo u gjykua dhe dënua për vendosjen e zjarrit në shtëpinë e pronarit të saj nga ku zjarri u përhap duke përfshirë atë që sot quhet Montreali i Vjetër. Mendohej në përgjithësi se Angelique ishte fajtore për zjarrin, por kohët e fundit është argumentuar se ajo u dënua thjesht sepse kishte ngritur krye ndaj pronarit.

1749 – Themelohet qyteti Halifax, Nova Scotia, Kanada. Gjatë Revolucionit Amerikan, Halifax u bë pikë nisje e shumë sulmeve britanike drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në trembëdhjetë kolonitë amerikane. Pas luftës, dhjetëra mijëra përkrahës të britanikëve ikën nga ish-kolonitë amerikane, dhe u strehuan në Halifax – shumë nga pasardhësit e tyre banojnë atje sot.

1791 – Mbreti Luigj XVI i Francës dhe familja e tij lënë fshehurazi Parisin si pasojë e Revolucionit, por kapen në fshatin Varennes, kur karroca e tyre u ndalua rastësisht për kontroll. Incidenti ishte një pikë kthese; përpjekja e mbretit për të ikur nxiti akuzat për tradhti që përfundimisht çuan në ekzekutimin e tij me gijotinë, në janar 1793 dhe të mbretëreshës Maria Antoinette, në tetor të po atij viti.

1824 – Lufta greke e Pavarësisë: shqiptari Mehmet Aliu i Egjiptit dërgon djalin e tij Ibrahim pashën në ndihmë të osmanëve; ai merr Psaran në Egje, pastaj, niset drejt maniotëve, banorë në pjesën jugore të Peloponezit; ata ishin të parët që i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane, duke i paraprirë pjesës tjetër të Greqisë. Forcat greke arritën një varg fitoresh. Por mosmarrëveshjet shpërthyen mes udhëheqësve dhe anarkia pasoi. Osmanët e shfrytëzuan këtë rast. Trupat e Ibrahim pashës u përpoqën të hynin në Mani më 21 qershor 1826, por u detyruan të ndaleshin para fortifikimeve, maniotët banonin në kulla si pasojë e zakonit të gjakmarrjes, dhe çdo shtëpi ishte kala. Beteja u përqendrua në fshatin Vergas. Pavarësisht artilerisë egjiptiane, maniotët arritën t’i mbajnë jashtë osmanët. Kur egjiptianët dëgjuan se arvanitasi Theodor Kolokotroni me forcat e tij ishte nisur në ndihmë të Manit, vetëm atëherë Ibrahim pasha u tërhoq; një ofensivë tjetër ai ndërmori në gusht, por pa sukses – Kjo ishte hera e fundit që Mani u sulmua gjatë Luftës për Pavarësi, ndërsa Greqia u çlirua më 1828.

1905 – Lindi Jean-Paul Sartre, filozof francez dhe autor, një nga figurat kryesore të filozofisë së ekzistencializmit, dhe filozofisë në përgjithësi, përfshi atë marksiste të shekullit XX. Sartre ndikoi edhe në sociologji, kritikë, studime letrare, dhe vazhdon të ndikojë. Ai mbeti i angazhuar deri në fund të jetës së tij (v. 1980). Në verë të vitit 1968 gjatë protestave në Paris Satrtre u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle ndërhyri dhe e liroi; “Ju nuk arrestoni Volterin”, tha ai.

1920 – Trupat franceze largohen nga Korça duke e lënë administratën e tyre të ‘Republikës Autonome’ në duart e një komiteti shqiptar.

Trupat shqiptare tashmë kishin siguruar territorin e Shqipërisë deri në kufirin e 1913-s me Greqinë. Korça kishte qenë nën kontrollin francez (1916-1920). Gjatë kësaj kohe 14 përfaqësuesit e Korçës dhe komandanti i garnizonit francez Descoins nënshkruan një protokoll që shpalli Republikën shqiptare të Korçës nën mbrojtjen ushtarake të Francës dhe me Themistokli Gërmenjin si president apo prefekt. Në fund të vitit 1917, Gërmenji u akuzua për bashkëpunim me Fuqitë Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari, Turqi, Bullgari), u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake franceze dhe u ekzekutua në Selanik. Më vonë u bë e qartë se anëtarët e gjykatës ishin keqinformuar nga agjentë grekë që dëshironin mënjanimin e Gërmenjit nga skena – ndërkohë që Athina pretendonte Korçën.

1942 – Lufta e Dytë Botërore, SHBA; Një nëndetëse japoneze del në sipërfaqe afër lumit Columbia në Oregon dhe hedh 17 predha pranë Fort Stevens – ky ishte vetëm një nga pak sulmet e Japonisë ndaj Shteteve të Bashkuara në pjesën kontinentale.

1982 – John Hinckley del i pafajshëm për përpjekjen për vrasjen e presidentit amerikan Ronald Regan – ai u shpall i sëmurë psikik dhe u dërgua në spital.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 21 qershor?retrospektive

TË LIDHURA

Screenshot
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari merr pjesë në ndarjen e dekoratave “Fisnikëria Tiranase”

15:41 | 04/10/2026
Të Gjitha

Çmimi i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

12:42 | 16/09/2026
Të Gjitha

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

11:11 | 16/09/2026
Next Post

Zbardhen detaje të reja mbi atentatin në Vlorë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Thaçi diskuton me partitë datën

21 qershori, Dita e Liqenit të Ohrit







JU REKOMANDOJMË

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

by mirseda
10:14 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes...

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com