Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Fundi i aleancave në Gjirin Persik

9 vjet ago
in Të Gjitha
Fundi i aleancave në Gjirin Persik

Përfundimi i vizitës së Rijadit e Presidentit të SHBA Donald Trump me një marrëveshje armatimesh “110 miliardësh” është si rezultat i një tensioni të rrezikshëm që po përjetohet mes dy fuqive më të mëdha të “Gjirit të Basras”, Arabisë Saudite dhe Iranit.

Edhe lufta civile e cila po përjetohet në Jemen është pasqyrimi i këtij tensioni në “Krizën Katar”. Dhe tensionet sigurojnë rrjedhjen e miliarda dollarëve në monopolet e armëve.

“Kriza Katar” u nxor mes partneritetit Arabia Saudite-Emiratet e Bashkuara Arabe, menjëherë pas vizitës së Trump.

Ky partneritet u kthye në një koalicion të gjerë arab me përfshirjen e Bahrejnit dhe Egjiptit. “Kriza Katar”, është kriza më e madhe diplomatike e ndodhur në Gjirin Persik që pas luftës së Irakut në vitin 1991.

Menjëherë Rijadi, Egjipti dhe Presidenti i SHBA-ve Trump, e akuzuan Katarin për “mbështetje të terrorizmit”. Se sa trilluese janë akuzat, duket qartë nga shpallja ‘terrorist’ të “Vëllezërve Myslimanë” të cilët vetë janë viktimë e një padrejtësie të terrorit shtetëror në Egjipt.

Prodhimi i cilës mendje ishte shpallja terroriste e “Vëllezërve Myslimanë” të cilët nuk aplikuan dhunë pavarësisht shtypjes dhe tiranisë që pësuan? Me dhjetëra mijëra prej tyre u arrestuan padrejtësisht, me mijëra të tjerë u vranë nëpër sheshe, sikur këto të mos mjaftonin, vetë presidenti i ligjshëm i zgjedhur në mënyrë demokratike u rrëzua me një puç ushtarak dhe u fut në burg.

Pjesa më e çuditshme e këtij absurdi është vendi që Katari zë mes aleatëve më të mirë të SHBA-ve në rajon. Nga ana tjetër, Katari në “Këshillin e Bashkëpunimit të vendeve të Gjirit” është aleate me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Kuvajtin dhe Omanin.

Këto vende të gjitha njëkohësisht janë edhe aleate të SHBA-ve. Kjo do të thotë se Katari u godit nga brenda me “hanxharin aleat”.

Ndjenja e sigurisë mes vendeve të Gjirit me “Krizën Katar” mori një goditje të rëndë sa nuk do të shuhet për një kohë të shkurtër. Kriza e Katarit mund të shuhet në rrugë diplomatike, por efekti si element helmues i marrëdhënieve mes anëtarëve të “Këshilli Bashkëpunimit mes vendeve të Gjirit” do të vazhdojë.

Një tjetër çudi është edhe lajmi që Katari bëri marrëveshje ushtarake dhe stërvitje të përbashkët detare me SHBA-në, ndërkohë që është nën sanksionet e aleatëve të saj.

Presidenti Trump po sillet si një tregtar i pangopur që përpiqet të ziejë Katarin duke përdorur “kërcënimin Rijad” dhe  Rijadin duke përdorur “kërcënimin Iran”.

Aleatët e SHBA, përfshirë këtu “Bashkimin Evropian” dhe “NATO”, tashmë nuk kanë më besim tek Washingtoni. Vendet e BE-së dhe Gjirit Persik tanimë e dinë se dora energjike e Trump është duke lëvizur në thesaret e tyre.

Gazeta Yeni Safak/ Abdullah Muradoglu 

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rama: Luli nuk është djalë i keq, por aq di, aq bën

Rama: Kriza me aleatët erdhi kur iu kërkuam të votojnë reformën në drejtësi

Incidentet në fushatë, Demiraj kërkon shkarkimin e 3 shefave të komisariateve

Incidentet në fushatë, Demiraj kërkon shkarkimin e 3 shefave të komisariateve

Aksidentoi rëndë 5-vjeçaren, largohet nga vendi i ngjarjes autori

Aksidentoi rëndë 5-vjeçaren, largohet nga vendi i ngjarjes autori







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?
Showbizz

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

by mirseda
22:09 | 02/04/2026
0

Raportet mes artisteve shqiptare shpesh ngjallin interes tek publiku, por herë pas here janë vetë protagonistet që...

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Paralajmërim për Shqipërinë, koloneli: Të merret seriozisht sinjali i SHBA

Paralajmërim për Shqipërinë, koloneli: Të merret seriozisht sinjali i SHBA

21:12 | 02/04/2026
Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit

Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit

21:05 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com