Michael Phelps, rekordmeni i cili ka fituar 28 medalje të arta, nga të cilat 23 janë medalje olimpike, më në fund ka gjetur kundërshtarin e tij më të fortë.
28-vjeçari do të garojë me një peshkaqen gjigant të bardhë muajin që vjen më 23 korrik në “Shark Week” në Discovery Channel.
Në një njoftim për shtyp Discovery Channel e quajti këtë një ngjarje monumentale që asnjë njeri nuk e ka provuar kurrë më parë. Phelps ka postuar më parë një foto në Instagram së bashku me një peshkaqen të bardhë brenda një kafazi zhytjeje.
Shanset që ai të fitojë do të varen se sa i motivuar do të jetë peshkaqeni. Ata mund të notojnë me rreth 8 km/h, por mund të arrijnë edhe shpejtësinë maksimale 40 km/h.