jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Udhërrëfyesi i të kuptuarit të politikës së Lindjes së Mesme

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Udhërrëfyesi i të kuptuarit të politikës së Lindjes së Mesme

Si mund të firmosë administrata amerikane një marrëveshje 12 miliardë dollarësh për blerje armatimesh me Katarin, ndërkohë  që është mbështetëse e sanksioneve të rënda kundër këtij vendi?

A nuk ishte Presidenti Amerikës Trump ai i cili, ende pa u mbushur një javë, e akuzon Katarin si mbështetëse të terrorizmit? Në një situatë të tillë a nuk i bie që edhe vetë Trump mbështet terrorizmin? Si mund të akuzosh Katarin për lidhje të afërta me Iranin, kur dihet se Irani në luftën civile në Siri kërkon të mbajë në pushtet Asadin, ndërsa Katari është i angazhuar për rrëzimin e tij?

Arabia Saudite e cila e shikon veten si shërbëtore të vendeve të shenjta të Islamit, përse shikon Iranin dhe jo Izraelin si armiken më të madhe? Si ka mundësi Egjipti që ishte mbështetësi më i madh i rezistencës Palestineze dikur, sot është kthyer në mbështetësen më të madhe të pushtimit Izraelit? Qeveria Amerikane e cila më së tepërmi në fjalimet politike të jashtme thekson luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, përse i mbështet hapur organizatat terroriste PYD/YPG, zgjatimet Siriane të PKK-së? Perëndimorët, kur thonë që kanë nxitur demokracinë në Turqi të cilën e shikojnë si një partnere të rëndësishme, përse i dhanë mbështetje grushtit të shtetit të 15 Korrikut? Meqë demokracia për ata është e rëndësishme, përse bënë mbështetësin e sulmit?

Si fillim duhet të nënvizojmë se kontradiktat që kemi parë në politikën e Lindjes së Mesme nuk janë karakteristike vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme. Kontradikta të njëjta dalin përpara nesh edhe në politikat e aktorëve në rajonet e tjera të botës. Shkaku i këtyre është ecja e politikës ndërkombëtare rreth “përfitimeve” dhe jo “parimeve”. Ata që përcaktojnë përfitimet janë edhe konceptuesit e dhënies së vendimeve.

Në politikën e Lindjes së Mesme përcaktuese është forca dhe jo drejtësia. Njëjtë sikurse ka ndodhur edhe në rajone të tjera… Për këtë arsye Katarit i vendoset bllokadë, në Siri mund të vriten civilë me gazra kimike, Iraku mund të pushtohet nga Amerika etj.

Në politikën e Lindjes së Mesme përcaktuese janë përfitimet dhe jo parimet. Sikurse ka ndodhur në vende të tjera… Për këtë arsye SHBA nga njëra anë e akuzon Katarin për mbështetje të terrorizmit dhe nga ana tjetër i shet asaj armatime në vlerën e 12 miliardë dollarëve.

Në politikën e Lindjes së Mesme përcaktues janë aktorët botëror ngaqë aktorët rajonal nuk kanë bashkëpunim me njëri-tjetrin. Për këtë arsye Turqia dhe Irani nuk po zgjidhin dot problemin Sirian dhe janë të detyruara të ndjekin me skepticizëm zararin që mund ti kanoset atyre në politikat  Siriane të Rusisë dhe SHBA-ve.

Sektarizmi në politikën e Lindjes së Mesme ka kaluar përpara identitetit etnik dhe ideologjik të Myslimanit. Për këtë arsye qeveria e Iranit i jep mbështetje politikave sektare të Malikit në Irak dhe i del për zot Asadit në Siri. Për këtë arsye Arabia Saudite mbështet fushatën e shfarosjes që Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe zbatojnë kundër Lëvizjes Ihvanul-Muslimin e cila shikohet si rrezik ideologjik. Sulmet në Lindjen e Mesme ende shikohen nga ana e aktorëve botëror si një mjet i ndërhyrjes në politikën rajonale. Për këtë arsye edhe Presidenti i Egjiptit Muhammed Mursi i pari dhe i vetmi që erdhi me zgjedhje demokratike, u rrëzua me një grusht shteti dhe më 15 Korrik e njëjta gjë u kërkua të ndodhte edhe në Turqi.

Në fakt këto kontradikta që shikojmë në politikën e Lindjes së Mesme, janë të gjitha kontradikta që burojnë nga natyra e marrëdhënieve ndërkombëtare sepse aktorët e këtyre marrëdhënieve janë kthyer në aktor pa parime dhe lëvizin vetëm në fokusin e përfitimeve dhe forcës.

Gazeta Turkie/Kemal Inat

Përshtati nga turqishtja redaksia e Tirana Today

Tags: Kemal Inatlindja e mesmepolitikaudhërrëfyesi

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Rama: Meta u bë mosbesues ndaj besimit

Rama: Meta u bë mosbesues ndaj besimit

Rama: Nëse Olldashi do të ishte akoma gjallë, vendi do ishte ndryshe

Rama: Nëse Olldashi do të ishte akoma gjallë, vendi do ishte ndryshe

Rama: Ministri im “i preferuar” Ylli Manjani

Rama: Ministri im “i preferuar” Ylli Manjani







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com