Shkarkohet nga detyra, për përfshirjen e administratës në fushatë, Drejtoresha Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tiranë, Marisa Kaçori.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet njoftimit për shtyp nga MMSR-ja ku thuhet se në kuadër të masave të marra për parandalimin e angazhimit të punonjësve të administratës publike në aktivitete elektorale, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja Xhulieta Kërtusha ka firmosur sot propozimin për largim nga puna të Kaçorit.
Mësohet se në këtë vend është propozuar z. Artur Mickaj, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të znj. Marisa Kaçori me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
Po sot u shkarkua edhe drejtori i Përgjithshëm i Postave, Majlind Lazimi nga radhët e LSI-së.
Shkak për shkarkimin është bërë shkelja e ligjit elektoral, duke marrë pjesë në fushatën e LSI-së si dhe ushtrimi i presionit ndaj punonjësve për interesa elektorale.