Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Mali i Zi po “hyn në Perëndim” përmes NATO-s

8 vjet ago
in Të Gjitha
Mali i Zi po “hyn në Perëndim” përmes NATO-s

Mali i Zi është gati t’i bashkohet NATO-s, pavarësisht lidhjeve të vazhdueshme me Rusinë.

Edhe pse procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO ende nuk është përfunduar plotësisht, në takimin e NATO-s në Bruksel, Mali i Zi mori pjesë thuajse si anëtar. Mali i Zi pritet t’i bashkohet NATO-s në fillim të qershorit. 

Por për kryeministrin malazez Dushko Markoviç takimi i NATO-s paraqiti një sfidë. Kur grupi i pjesëmarrësve po bëhej gati për një fotografi me drejtuesit e NATO-s, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e shtyu atë duke u përpjekur që të dilte në krye të grupit. Ky incident u përhap shumë shpejt në mediat sociale.

Moska qesëndis

Kjo ngjarje nuk mund të kalonte pa u vënë re edhe nga Moska. Deputeti rus Aleksej Pushkov shkroi në twitter se sjellja e Trumpit nuk qe “tepër e sjellshme”, por se ajo “gjithësesi vetëm se tregon vendin e vërtetë [të Malit të] brenda aleancës.”

Pranimi i Malit të Zi, si anëtar i 29-të i NATO-s i ka acaruar edhe më tej tensionet tashmë ekzistuese mes saj dhe Rusisë për shkak të krizës së Ukrainës. Moska e ka paralajmëruar disa herë NATO-n që të mos e pranojë Malin e Zi dhe Kremlini kërcënoi edhe me “kundërmasa”.

Moska e sheh në përgjithësi me dyshim zgjerimin e vazhdueshëm të aleancës perëndimore ushtarake në ish-sferën e saj të ndikimit. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, NATO-ja është shtuar me dymbëdhjetë anëtarë të rinj, sidomos nga Evropa Lindore. Në vitin 2009 u anëtarësuan edhe Kroacia dhe Shqipëria.

Me pranimin e Malit të Zi, ushtria e të cilit ka vetëm 2,000 ushtarë edhe bregdeti lindor i Adriatikut bëhet plotësisht pjesë e territorit të NATO-s. Mali i Zi ka 630.000 banorë dhe u nda në vitin 2006 nga Serbia. Rreth 70 për qind e popullsisë janë të krishterë ortodoksë. Mali i Zi ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka qenë për kohë të gjatë aleat i ngushtë i Moskës.

Kremlini i fokusuar te ish vendet e BRSS-së

Pavarësisht reagimeve të ashpra nga Rusia, Kremlini nuk është i gatshëm të përdorë burime të konsiderueshme për ta mbajtur Malin e Zi jashtë sferës së orbitës amerikane, thotë Maksim Samorukov nga Qendra Carnegie në Moskë.

“Mali i Zi është larg kufijve të Rusisë dhe është tashmë  i rrethuar nga vende të NATO-s dhe nëse shohim tablonë e madhe – situata e sigurisë në Rusi do të mbetet kryesisht e pandryshuar pavarësisht faktit, nëse Mali i Zi bashkohet NATO-s ose jo”, tha ai për DW.

Sipas Samorukovit udhëheqja ruse aktualisht po i përqëndron burimet e saj në zona më afër shtëpisë, si Azia Qendrore, Krimeja dhe Kaukazi./Marrë nga DW/

 

 

Tags: integrimMal i Zipermes NATO

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shqipëria nis drejt Afganistanit dy kontigjente të reja të FA

Shqipëria nis drejt Afganistanit dy kontigjente të reja të FA

Manjani thumbon marrëveshjen Rama-Basha: E zuri tymi qeverinë politeknike?

Manjani thumbon marrëveshjen Rama-Basha: E zuri tymi qeverinë politeknike?

Gjyqi ndaj Doshit, Gjykata e Lartë: Të dëshmojnë Rama, Berisha, Meta dhe Tahiri

Gjyqi ndaj Doshit, Gjykata e Lartë: Të dëshmojnë Rama, Berisha, Meta dhe Tahiri

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com