Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 30 maj?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 30 maj?

1498 – Kristofor Kolombi niset me 6 anije për udhëtimin e tretë në Amerikë. Tre nga anijet shkuan në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Domenikane), ndërsa Kolombi me 3 anijet e tjera u nis për eksplorim të rajonit Karaibe. Gjatë këtij udhëtimi, Kolombi vërejti se Toka nuk ishte sferë e përkryer. Gjithashtu ai spekulloi se kontinenti i ri mund të ketë qenë vendndodhja e Kopshtit biblik të Edenit. Kolombi u kthye në Hispaniola më 19 gusht, vetëm për të gjetur se shumë nga kolonët ishin hedhur në rebelim kundër pushtetit të tij – rebelët thonin se Kolombi i kishte mashtruar se do të gjenin pasuri të shumta në Botës së Re. Kolombi, si guvernator i ishullit, e shtypi rebelimin dhe dënoi me varje disa anëtarë të ekuipazhit, për mosbindje. Në ditarin e tij në shtator 1498 ai shkruan: “Ishulli është i pasur; prej këtu dikush mund të dërgojë shumë skllevër për t’i shitur në Evropë.” Në vitin 1500, mbretëria e Spanjës e shkarkoi Kolombin nga posti i guvernatorit, e arrestoi, dhe e transportoi të lidhur me zinxhirë në Spanjë. Më pas, Kolombi u lirua dhe u lejua të kthehej në Botën e Re, por jo si guvernator.

1539 – Eksploruesi spanjoll Hernando de Soto zbulon Floridën.

1783 – Benjamin Towne boton Pennsylvania Evening Post, gazeta e parë e përditshme në SHBA.

1806 – SHBA; Presidenti i ardhshëm Andrew Jackson vret Charles Dickinson në një duel, pasi Dickinson e kishte akuzuar gruan e Jacksonit për bigami. Jackson nuk u ndoq penalisht për vrasjen, dhe dueli pati shumë pak efekt në fushatën e tij të suksesshme presidenciale më 1829. Shumë amerikanë në fillim të viteve 1800, sidomos në Jug, e shihnin duelin si një traditë burrërie. Më 1804 , edhe nënpresidenti Aaron Burr iu shmang akuzave për vrasje në duel të ish- sekretarit të Thesarit, Alexander Hamilton, një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara, shkruan Tirana Observer.

1848 – Meksika ratifikon traktatin duke i dhënë SHBA-së; New Mexicon, Koloradon dhe pjesë të Nevadës, Utahn, Arizonën në këmbim të 15 milionë dollarëve.

1909 – Reuben Siegel vuri themelin e shtëpisë së parë në Tel – Aviv. Qyteti Tel Aviv u themelua nga komuniteti hebre në periferi të qytetit të lashtë port të Jaffas. Më pas, Tel Avivi dhe Jaffa u bashkuan në një komunë të vetme në vitin 1950, dy vjet pas krijimit të shtetit të Izraelit. Që nga viti 2003, Tel Aviv (Qytet i Bardhë) është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO.

1913 – Nënshkruhet Traktati i Londrës mbi rregullimin e territoreve që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. Palët luftuese ishin Lidhja fitimtare e Ballkanit (Serbia, Greqia, Bullgaria, dhe Mali i Zi) dhe Perandoria e mundur Osmane. Fuqitë e mëdha ishin Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Luftimet kishin pushuar zyrtarisht më 2 dhjetor 1912, ndërsa jo zyrtarisht, serbët dhe grekët vazhdonin marrjen e territoreve; Në konferencën e Londrës – e cila filloi punimet në dhjetor 1912, pak pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë – u diskutuan tre pika kryesore që ishin burim mosmarrëveshjesh:

1- statusi i territorit të Shqipërisë, kryesisht e pushtuar nga Serbia, Mali i Zi, dhe Greqia.

2- statusi i Novi Pazarit zyrtarisht nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë që prej Traktatit të Berlinit në vitin 1878.

3- statusi i territoreve të tjera: Kosovë, Maqedoni, Traki.

Austro-Hungaria dhe Italia mbështetën fuqimisht krijimin e Shqipërisë së pavarur. Pjesërisht, ky qëndrim ishte në përputhje me politikat e mëparshme të Austro- Hungarisë që rezistonin zgjerimin serb deri në Adriatik. Rusia mbështeste Serbinë dhe Malin e Zi; Gjermania dhe Britania mbajtën qëndrim neutral; ndërsa anëtarët e Lidhjes Ballkanike ishin kundër një shteti shqiptar dhe kërkonin që ky territor të ndahej mes tyre. Sigurisht, këto pretendime u hodhën poshtë, dhe Konferenca e Londrës e njohur pavarësinë e Shqipërisë, përcaktoi kufijtë e Shqipërisë dhe u kërkoi Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë të tërhiqeshin nga trojet e pushtuara shqiptare. Megjithatë, shqiptarët gjithmonë e kanë parë Traktatin e Londrës si të padrejtë dhe të imponuar nga Fuqitë e Mëdha, me arsyetimin se rreth 30 % – 40 % e të gjithë shqiptarëve etnikë u lanë jashtë shtetit.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 30 maj?retrospektive

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Ministrja teknike e Financave shkarkon nga detyra oficerin e Policisë Gjyqësore, ja arsyeja​

Ministrja teknike e Financave shkarkon nga detyra oficerin e Policisë Gjyqësore, ja arsyeja​

Ja ku renditet Shqipëria në listën e vendeve më të pasura/varfëra të botës

Ja ku renditet Shqipëria në listën e vendeve më të pasura/varfëra të botës

TIRANË/ Grabitet ekonomistja, i marrin me dhunë 1 milion lekë

TIRANË/ Grabitet ekonomistja, i marrin me dhunë 1 milion lekë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com