Turbullimi është një rrjedhojë e pakëndshme e përdorimit të ekzagjeruar të alkool-it apo e zakonit për të konsumuar shumë lloje pijesh alkoolike, pra duke i përzier ato. Simptomat zakonisht shfaqen disa orë pas ndalimit të pijes dhe mund të përfshijnë: Dhimbje koke; Përzierje dhe të vjella; Diarre; Gjumë të shqetësuar dhe lodhje; Ankth dhe nervozizëm; Ulje përqendrimi; Tronditje ose dridhje dhe Djersitje.
Mjekët besojnë se ka shumë gjëra që kontribuojnë në këto simptoma të pakëndshme, duke përfshirë dehidratimin dhe mënyrën sesi alkooli është përpunuar (metabolizuar) në trupin tuaj.
Metabolizimi i alkoolit
Mëlçia juaj përpunon alkoolin në dy hapa. Së pari, një enzimë në qelizat tuaja të mëlçisë-alkool dehydrogenase (ADH)-konverton alkoolin në një substancë toksik-e të quajtur acetaldehyde. Acetaldehyde konvertohet pastaj në acetat (një substancë jotoksike) nga një enzimë tjetër, aldehyde dehydrogenase (ALDH).
Normalisht, acetaldehyde konvertohet shpejt në acetat dhe sekretohet nga trupi juaj. Por, kur ju keni pirë shumë alkool, mëlçia juaj nuk mund të konvertojë acetaldehyde më shpejt sa zakonisht dhe kjo mund të krijojë mjaftueshëm pështjellime për të shkaktuar përzierje, vjellje dhe djersitje.
Efektet direkte të alkoolit
Alkooli zgjerohet në enët e gjaku-t të trurit tuaj, gjë që mund të shkaktojnë një dhimbje koke-një nga simptomat më të zakonshme të këtyre turbullimeve. Dehidratimi gjithashtu kontribuon në dhimbjen e kokës që shumë njerëz e lidhin me turbullimin.
Gjumi
Ndërkohë që shumë njerëz e kanë më të lehtë të bien në gjumë pas pirjes së alkoolit, ata shpesh e raportojnë fjetjen me shqetësime. Kjo ndodh sepse trupi juaj ka reaguar nga efektet depresive të alkoolit, duke shqetësuar ritmin normal të funksionimit të tij, kështu që ju nuk do të bëni një gjumë shumë të qetë./doktoriim