Ka përfunduar 2 me 0 ndeshja mes Kukësit dhe Skëndërbeut në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Ky rezultat ka shpallur Kampion të Shqipërisë ekipin vendas.
Ndeshja ka qenë problematike pasi gjatë aksioneve të ngritura nga reparti sulmues i dy ekipeve gjatë pjesës së dytë ka pasur disa incidente të cilat kanë degraduar në grisjen e kartonit të kuq.
Kukësi shpallet kampion i Shqipërisë për herë të parë në historinë e tij.
Protagonist i kësaj ndeshjeje ishte kroati Pero Pejiç duke shënuar 2 gola.
Më herët ka pasur akuza të shumta mediatike lidhur me trukimin e ndeshjes kundër Partizanit.
Akuzat ndaj Kukësit
Skandali i tentativës për manipulim të ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit duket se nuk ka fund.
Pas telefonatës së menaxherit Drini Çaushi me Emiljano Vilën, ku këtij të fundit i ofroheshin para në emër të presidentit Safet Gjici, në prag të ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit.
Në një material të përgatitur nga “Procesi Sportiv” është zbuluar edhe një mesazh në telefonin e Vilës.
Ai i ka dërguar një mesazh shokut të tij të skuadrës Lorenc Trashi ku i shkruan: “Safet të lutem mos më vër në siklet”.
Pikëpyetja është përse Vila i drejtohet shokut të tij me emrin Safet?
A ka qenë presidenti i Kukësit Safet Gjici në telefonin e Trashit?
Çështjen e ka marrë në dorë Prokuroria.