Skenat brutale të dhunës që u konsumua në Parlamentin maqedonas natën e 27 prillit, u shfaqen në seancën e dëshmisë me temën “Maqedonia dhe krizat në Ballkan”, që u mbajt dje në Kongresin Amerikan.
I sapo kthyer nga vizita në Ballkan, zv/ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, mbajti një fjalim lidhur me këtë temë, për të cilën ishte informuar edhe nga afër në takimet që zhvilloi në Maqedoni.
Siç njofton Agjencia e lajmeve INA, pjesë e kësaj seance, me fjalimet e tyre, u bënë edhe ish-kongresmeni Joe DioGuardi nga LQSHA si dhe analisti Daniel Server. Në sallë u shfaqën edhe fotot e rrahjes brutale të Selës.
Edhe sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, ishte pjesë e kësaj seance tradicionale e organizuar nga Kongresi Amerikan. Të gjithë të pranishmit në këtë seancë, njëzëri dënuan ngjarjen brutale, raporton INA