Një delegacion i Lëvizjes së Lirë Popullore Serbe i ka dorëzuar një kopje të Kushtetutës së Serbisë kryetarit të KNSH-së dhe Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu.
Thuhet se kjo kopje e kushtetutës së Serbisë iu është dorëzuar Jonuz Musliut me rastin e deklaratave të shumta të përfaqësuesve politikan shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci me të cilën sipas tyre direkt shkelet kushtetuta e Serbisë me deklaratat për “Shqipërinë e madhe”.
Kryetari i NSP Miroslav Paroviç ka thënë me këtë rast se kjo parti nuk ka dashur që me deklarata shtesë të tensionojë edhe më shumë situatën, dhe se ky aksion tregon dhe dërgon mesazh që shumica e popullit do ta mbroj kushtetutën e shtetit, percjell presheva.com. Vlen të thuhet se Miroslav Paroviç ka qenë kandidatë për president në zgjedhjet e 2017-së në Serbi, ku ka marrë 38 mijë vota apo vetëm 1.6 % .