Në zgjedhjet e 11 qershorit që do të mbahen në Kosovë, në listat zgjedhore të partive politike, mund të jenë sërish persona të dyshuar për korrupsion dhe krime, si dhe ata nën hetime dhe me akuza nëpër gjykata
Mungesa e një ligji apo kodi të mirësjelljes, përmes së cilit do të pranoheshin rregullat e reja për pjesëmarrje në zgjedhje, bën që partitë politike të vendosin vetë nëse në lista do t’i përfshijnë edhe personat nën hetime apo edhe ata me të kaluar kriminale.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha për Radion Evropa e Lirë se në listat zgjedhore nuk mund të përfshihen personat që janë shpallur fajtor me vendim përfundimtar të gjykatës këto tre vjetët e fundit.
“Ata që janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës këto tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidat në lista, ndërkaq të tjerët të cilët kanë aktakuza të ngritura mund të jenë kandidat, por është çështje tjetër sa partitë politike e konsiderojnë atë morale dhe sa e konsiderojnë të përshtatshme”, theksoi Valdete Daka.
Në mungesë të rregullimit me ligj, mbetet të shihet se si do të sillen partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nëse në listat e tyre.